Lajme

Janë licencuar 24 futbollistë

Janë licencuar 24 futbollistë

Falënderojmë skuadrat që na i liruan futbollistët

Prishtinë, 22 qershor 2018 – Mbrëmë vonë klubi ka licencuar 24 futbollistë, ndërsa për ndeshjen e parë do të udhëtojnë 20 futbollistë.

Prishtina nuk ka mundur t’i licencoj për dy ditë afat Armend Thaqin dhe Leotrim Bekteshin pasi që klubi i Gjilanit nuk i ka liruar dhe nuk kanë të drejtë të luajnë në asnjërën pre dy ndeshjeve të raundit preliminar.

Prishtina falënderon edhe njëherë Trepçën ’89, Lirinë dhe Feronikelin për bashkëpunim e shëndosh në të mirë të futbollit të Kosovës.

Nga 24 lojtarët e licencuar, në Gjibraltar udhëtojnë:
Portierë: Visar Bekaj, Alban Muqiqi.
Mbrojtës: Jamal Arago, Abdul Bashiru, Lorik Boshnjaku, Debatik Curri, Armend Dallku, Ahmet Haliti, Lorik Maxhuni, Përparim Osmani.
Mesfushorë: Ergyn Ahmeti, Meriton Korenica, Gauthier Mankenda, Argjend Mustafa, Mergim Pefqeli, Qendrim Zyba.
Sulmues: Arbër Hoxha, Ahmed Januzi, Alen Jasharoski, Basit Abdul Khalid.

Lojtarët e licencuar që nuk udhëtojnë janë Laurit Behluli, Drashko Bozhoviç, Liridon Fetahaj dhe Diar Miftaraj.

Skuadra udhëton të martën më 26 qershor.