Lajme

Java 18: Prishtina – Vushtrria

Java 18: Prishtina – Vushtrria

Të shtunën 15 shkurt - 13:00h

Prishtinë, 13 shkurt 2020 – Pasnesër, të shtunën më 15 shkurt, fillon stinori pranveror i edicionit 2019/20 dhe Prishtina sërish për rival ka skuadrën e Vushtrrisë me të cilën u ndesh të shtunën e kaluar në kuadër të çerekfinales së Kupës (4:1).

Ndeshja do të nis nga ora 13:00, ndërsa do ta gjykojnë Gramos Shala nga Peja, Driton Preniqi nga Kastrioti, Fatmir Abrashi nga Mitrovica dhe Shpëtim Murtezi, gjyqtar i katërt nga Gjilani.

Për ndeshje do të hapen tribuna perëndimore (çmimi i biletës 2 euro) dhe ajo lindore (1 euro).