Lajme

Java I: Flamurtari – Prishtina

Java I: Flamurtari – Prishtina

Kampionati nis me derbin e kryeqendrës

Prishtinë, 16 gusht 2019 – Kampionati i ri 2019/20 nis zyrtarisht nesër, e shtunë, 17 gusht dhe menjëherë ndeshen dy skuadrat nga kryeqendra, Flamurtari – Prishtina.

Rivalët e qytetit takohen në stadiumin e Flamurtarit nga ora 17:00.

Prishtina është e gatshme dhe në grumbullim të futbollistëve për ndeshje janë edhe Labinot Ibrahimi e Leonit Abazi. Qendrim Zyba vuan një lëndim të vogël që ia ka pamundësuar grumbullimin për këtë ndeshje, sikurse edhe portieri Eglant Haxho.

Java I

Flamurtari – Prishtina

E shtunë, 17 gusht – ora 17:00

Stadiumi i Flamurtarit

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Erduan Baliqi (Mt), Driton Obiliqi (Ob) – Shpëtim Murtezi (Gjl)

Thaqi:

“Po fillon kampionati i ri ku shpresojmë të fillojmë me këmbë të mbar. Normalisht, ka pasur shkuarje të futbollistëve, të gjithë kanë qenë cilësor, me ta kemi luftuar së bashku deri në javën e fundit për titull, mirëpo kështu e ka futbolli dhe të gjithëve iu dëshirojmë suksese në vazhdim”.

“Po ashtu, kemi pasur prurje të reja në klub dhe besoj që të gjithë këta janë futbollistë janë afruar pasi që kemi pasur nevojë për ta dhe shpresojmë shumë që të na ndihmojnë që së bashku të luftojmë për qëllimin që e kemi. Uroj të kemi sukses dhe të kemi sezon pa lëndime”.

“Mendoj se tani jemi ekip i kompletuar dhe nuk pres tjetër veçse të futemi në ndeshje për ta filluar sezonin me fitore, mirëpo për triumf na duhet angazhim në fushë dhe pastaj vijnë të gjitha tjerat. Jemi të gatshëm që t’i zbatojmë detyrat që na jep profesori me shtabin teknik”, ka thënë kapiteni i skuadrës, Armend Thaqi.