Lajme

Java I: Prishtina - Drenica 3-0 (1-0)

Java I: Prishtina - Drenica 3-0 (1-0)

Prishtina me lehtësi fiton tre pikët e para

Prishtina - Drenica 3-0 Oto John

Prishtinë, 19 shtator 2020 – Bardhekaltrit kanë startuar edicionin e ri me fitore të pastër. Dominuan kundërshtarin në çdo aspekt duke i shënuar tre gola e duke pasur mundësi të shënojnë edhe dyfishin e këtyre golave.

Për skuadrën shënuan Bekteshi 31’ (asistoi Mici) nga gjuajtja standarde, Endrit Krasniqi 46’ (asistoi John) dhe John 74’ (asistoi Abazi).

Prishtina - Drenica 3-0 Sabien Lilaj

Skuadra pati 15 gjuajtje (9 në kuadrat) përkundër vetëm 5 të mysafirëve (asnjë në kuadrat).

Prishtina të martën nga ora 16 ndeshet me Arbërinë “vendase” në Kastriot.

Prishtina – Drenica 3-0 (1-0)

Golat: Leotrim Bekteshi 31’, Endrit Krasniqi 46’, Oto John 74’

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Alban Ejupi, Elvis Bicaj, Vigan Ibërdemaj

KV: L. Boshnjaku – L. Doshlaku, A. Morina

Pozita jashtë lojës: Pri 1-0 Dre

Kornerët: Pri 4-1 Dre

Gjuajtjet totale: Pri 15-5 Dre

Gjuajtjet në portë: Pri 9-0 Dre

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim Bekteshi, 5. Lumbardh Dellova, 18. Gledi Mici (8. Mergim Pefqeli – 85’) – 7. Lorik Boshnjaku /c/ (9. Leotrim Kryeziu – 85’), 88. Sabien Lilaj (20. Qendrim Zyba - 66’), 10. Endrit Krasniqi (4. Tun Bardhoku - 76’) – 23. Leonit Abazi, 15. Gauthier Mankenda (11. Kreshnik Uka – 76’), 77. Oto John . Zëvendësues: Alban Muqiqi, Behar Maliqi. Kryetrajner: ZekIrija Ramadani.

Drenica: 1. Arion Ymeri – 5. Valto Zeqaj, 6. Arbios Thaqi, 7. Hysen Tahiri, 11. Genc Hamiti, 14. Gentrit Dumani, 16. Azem Bejta /c/, 19. Lulzim Doshlaku (17. Shkelzen Lushtaku – 61’), 21. Almedin Murati (10. Qemail Elshani – 61’), 88. Albutrint Morina (8. Besfort Dervishaj – 87’), 99. Osman Mëziu (9. Egzon Fazliu – 81’). Kryetrajner: Fadil Rama. 

FC Prishtina

Prishtina - Drenica 3-0 Oto John

Golat/rastet

Prishtina deri në shënimit të golit të parë në minutën e 31-të, pati disa tentime, por rastin më të mirë e humbi John pas pasimit të mrekullueshëm të Micit. Por, gjuajtja e John ishte direkt në portierin mysafir që i rrëshqiti topi ndërmjet këmbëve, por arriti ta ndalte pas intervenimit të dytë.

Prishtina - Drenica 3-0 Leotrim Bekteshi

Prishtina - Drenica 3-0 Leotrim Bekteshi

Në minutën e 31-të, Gledi Mici harkoi nga gjuajtja e lirë nga e djathta, bri zonës, kurse në shtyllën e dytë dy futbollistë vendas përkundër një të Drenicës. Më së miri u gjend dhe u shkëput Leotrim Bektesheshi dhe me gjuajtje me kokë vendosi topin në këndin e afërm të portës dhe 1:0.

Prishtina - Drenica 3-0

Megjithatë ishin mysafirët që paraprakisht rrezikuan dy herë me gjuajtje jashtë portës, Zeqaj me kokë pas ndërprerjes (4’) dhe Mëziu pas depërtimit, pak nga e djathta, gjuajti në rrjetën e jashtme (4’).

Pjesa e dytë ishte fatale për mysafirët. Që në fillim, në minutën e 46-të, prishtinasit ia mësyn portës nëpërmjet qendrës, pasimit/asistimit të John dhe depërtimit të Endrit Krasniqit nëpërmjet mbrojtës mysafire dhe sapo doli përball portierit gjuajti direkte, portieri Ymeri ia doli të prekte pak topin, por jo të shmangte pësimin dhe 2:0.

Prishtina - Drenica 3-0 Endrit Krasniqi

Drenica pas kësaj kishte disa minuta pozitive dhe ndër to një gjuajtje nga e djathta me që rast Mëziu qëlloi rrjetën e jashtme.

Prishtina - Drenica 3-0 Lorik Boshnjaku

Kapiteni i ri i skuadrës sot pati dy tentime të gjuajtjes nga distanca, njërën në pjesën e parë (14’) dhe tjetrën në pjesën e dytë (58’), por që përfunduan jashtë kuadratit.

Prishtina - Drenica 3-0 Leonit Abazi

Goli i tretë u shënua edhe pas një pasimi/asistimit të saktë. Ishte Abazi që e gjen me top të lartë Oto John i cili brenda zonës ndali topin me gjoks, krijoi hapësirë ballore për gjuajtje dhe topi nuk mund të mbrohej nga portieri mysafir, 3:0.

Prishtina - Drenica 3-0 Oto John

Prishtina - Drenica 3-0 Gledi Mici - Oto John

Deri në fund dy skuadrat patën edhe nga një rast të sigurt shënimi, por që përfunduan jashtë portës. Së pari ishte Hamiti doli i vetëm me Haxhon nga e majta, portierin prishtinas e la të shtangur, por topi përfundoi jashtë pingules tjetër (80’).

Prishtina - Drenica 3-0 Besnik Krasniqi

Kurse, topin e dhënë me zgjuarsi nga Uka për Besnik Krasniqin në të djathtë, ky i fundit e harkoi për mrekulli për Pefqelin e vetmuar me këndin e hapur të portës, por gjuajtja me kokë përfundoi e pafat për Prishtinën me çka rezultati final i ndeshjes mbeti i pa ndryshuar – 3:0.

Prishtina - Drenica 3-0 Zekirija Ramadani

Deklaruan:

Zekirija Ramadani: Ndeshje e mirë e zhvilluar nga të dy skuadrat. Arritëm qëllimin objektivi i së cilës ishte fitorja. Përveç tre pikëve me gëzon fakti që e mbajtëm portën tonë të paprekur, gjë shumë e rëndësishme kjo. I uroj futbollistët për fitoren dhe normalisht na pret punë në vazhdim duke shpresuar që të jemi si sot të përgatitur. Menjëherë të martën na pret Arbëria të cilën e pamë se çfarë bëri në Mitrovicë. Duhet ta marrim shumë seriozisht atë ndeshje dhe vetëm kjo është që tani kërkojë nga futbollistët, vetëm seriozitet nga çdo ndeshje e radhës. 

Leotrim Bekteshi: Ishte lojë e mirë, patëm tentime dhe po krijonim raste dhe fati deshi që ndeshjen ta ç’bllokojmë nga ajo gjuajtje standarde. Pas këtij shënimi tim, ndeshja u hap edhe më shumë ku në fund edhe me dy gola tjerë besoj që i morëm pikët me meritë. Duhet të vazhdojmë tutje, të harrojmë këtë ndeshje dhe të përqendrohemi për Arbërinë që nuk besoj ta kemi të lehtë, por me qëllim të njëjtë sikurse sot të kthehemi me tre pikë. 

Prishtina - Drenica 3-0 Leotrim Bekteshi