Lajme

Java I: Prishtina – Llapi 3:1

Java I: Prishtina – Llapi 3:1

Prishtina ka shkëlqyer në pjesën e dytë dhe brenda 14 minuta ka vendosur lojën

Debatik Curri

Kastriot, 19 gusht 2016 – Prishtina e ka nisur mbar kampionatin në derbin rajonal dhe “myshterinjtë” e saj të përhershëm, Llapin – duke e mposhtur 3:1. Tërë golat u shënuan në pjesën e dytë dhe kryeqytetasit kanë shënuar tre gola të shpejtë për 14 minuta – nga minuta e 48-të deri te ajo e 62-të.

Inkuadrimi Shend Kelmendit (Mergim Pefqeli ndjente plogështi) dhe prekja e parë me top dhe depërtimi alias-Kelmendi me bashkëpunim dhe asistim të Januzit, Prishtina qeli ndeshjen. Pastaj, aksioni i mrekullueshëm i Gauthier Mankendes dhe shfaqja që rrallë shohim në terrenet tona, duke mos u treguar aspak egoist dhe pasimi për realizuesin, Ahmed Januzi që shënon golin e dytë  zyrtar për skuadrën. Goli i tretë ishte qershia mbi tortë nga protagonisti më i mirë në ndeshje, Gauthier Mankenda që çdo gjë kreu vetë duke kaluar tërë mbrojtjen llapjane dhe shënimi i saktë nga ai. Por, sot Prishtina pati heroi edhe portierin Alban Muqiqi i cili pas dy pritjeve, kishte alet pingulen dhe dy herë shpëtoi sigurt skuadrën.

Lorik Boshnjaku

Sidoqoftë, goli i llapjane, por edhe në përgjithësi në ndeshje, u pa që Prishtinës ende i duhet kohë për t’i përmirësuar shumë gjëra dhe më së miri shërbeu ndeshja kundër Llapit aspak defansiv, përkundrazi, luajtën hapur dhe përveç vapës së madhe, i bënë mjaft shumë pengesa skuadrës së favorizuar vendase.

Këto tre pikë janë për këmbë të mbar në kampionat dhe tani skuadra mund të jetë shumë e qetë para derbit të moçëm me Lirinë në Prizren.

FC Prishtina

Vala Superliga, java II

Prishtina – Llapi 3:1 (0:0)

Golat: Shend Kelmendi 48’, Ahmed Januzi 60’, Gauthier Mankenda 62’ – Egzon Sinani 71’

Stadimi: “Agron Rama”, Kastriot

Shikues: 500

Gjyqtarë: Gramoz Shala (Pe), Safet Berisha (Mt), Gëzim Mehmeti (Fe) – Isak Ceroviku (Mt)

KV: L. Kukaj, E. Krasniqi, D. Curri – B. Emini, B. Idrizi, H. Namani, B. Hyseni

Kornerë: Pri 6-4 Llapi

Pozita jashtë lojës: Pri 2-1 Llapi

Gjuajtjet totale: Pri 13-7 Llapi

Gjuajtjet në portë: Pri 5-4 Llapi

Prishtina (4-3-3): 1. Alban Muqiqi – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 21. Liridon Kukaj, 13. Liridon Leci – 6. Debatik Curri, 7. Lorik Boshnjaku, 8. Endrit Krasniqi – 15. Gauthier Mankenda (11. Labinot Osmani – 76’), 77. Mergim Pefqeli (9. Shend Kelmendi – 46’), 27. Ahmed Januzi (17. Gentrit Begolli – 65’). Zëvendësues: Visar Bekaj, Genc Hamiti, Milosh Miloviç, Basit Abdul Khalid. Kryetrajner: Kushtrim Munishi.

Llapi: 12. Ilir Avdyli – 5. Dardan Jashari, 14. Egzon Sinani, 7. Benjamin Emini /c/, 4. Bujar Idrizi, 16. Hamdi Namani, 25. Kushtrim Shabanaj (8. Fuat Karabeg – 46’), 10. Edon Zeqiri (19. Visar Zeneli – 82’), 45. Festim Krasniqi (17. Getoar Dragusha – 67’), 11. Florim Berbatovci, 9. Berat Hyseni. Kryetrajner: Tahir Batatina.

KF Llapi

Komenti:

Prishtina në pjesën e parë pati plotë gjashtë gjuajtje, por prej të cilave asnjëra në kuadrat. Ndërsa , mysafirët patën dy, e njëra në kuadrat dhe vetëm pritja e portierit Alban Muqiqi kundër Edon Zeqirit dhe pastaj pingulja, ka shpëtuar Prishtinën meqërast gaboi mbrojtja prishtinase.

Prishtina - Llapi

Pjesa e dytë ishte krejtësisht ndryshe dhe e vrullshme. Pefqeli më nuk mund ta vazhdonte lojën dhe inkuadrimi i Shend Kelmendit dha frytin. Si përherë, siç din ai, shpërthen nga e majta, Ahmed Januzi për mrekulli e përcjell me pasim të dyfishtë dhe 9-shit bardh e kaltër nuk i trembet syri para portierit me përvojë Avdyli. Goli i dytë u shënua pas pasimit të gjatë të Endrit Krasniqit dhe sprintit të Gauthier Mankendes dhe gjesti i javës, nuk gjuan vetë, por e shërben Ahmed Januzin e vetmuar që shënon në portën e zbrazët. Me ketë rast llapjanët u ankuan në pozitë jashtë loje. Dhe, goli i tretë ishte për ta kompletuar paraqitjen brilante të Mankendes, kalon tërë mbrojtjen dhe pa problem e mposhtë portierin Avdyli. Por, pastaj, Prishtina shfaqi dobësi, lejoi një gol dhe një-dy raste ideale të mysafirëve (njërin e shpëton sërish portieri Muqiqi me ndihmën e pingules). Por, edhe Prishtina ka mundur të shënonte edhe 2-3 herë tjera meqërast mungoi përqendrimi apo bashkëpunimi.

Gauthier Mankenda

Minutë pas minute:

6’ Mankenda nga e djathta përbiron në mesin e tre futbollistëve dhe me top të lartë në shtyllën tjetër gjen Lecin e vetmuar i cili huq rast ideal duke qëlluar vetëm rrjetën e jashtme.

12’ Nga ekzekutimi i kornerit nga e djathta…në fund Dallku e rregullon për Pefqelin gjuajtja e të cilit nga distanca përfundon lartë.

Mergim Pefqeli

25’ Krasniqi harkon nga këndorja e Leci nga pika e penalltisë gjuan, por lartë.

28’ Dallku vazhdon djathtë te Mankenda i cili kroson fortë brenda zonës e Krasniqi e fiton duelin në ajër dhe gjuan me kokë, por mbi tra.

31’ Gabon rëndë mbrojtja e Prishtinës dhe Edon Zeqiri diku nga 18-20 metra gjuan në këndin e djathtë, portieri Muqiqi intervenoi aq sa pati mundësi e topi qëlloi pingulen e kthehet mbrapa shpinës së Muqiqit që e kap atë dhe eviton rrezikun përfundimisht.

34’ Berat Hyseni në pamundësi të bënte më shumë, vendos të gjuaj nga distancë e madhe, por larg jashtë.

40’ Krasniqi vjedh topin në mesfushë dhe pas depërtimi pason djathtë te Makenda e që nga pozitë e mirë gjuan jashtë e po ashtu edhe mund tentonte të pasonte.

Shend Kelmendi

48’ Dhe…Shend Kelmendi në aksion nga e majta, depërtim i vrullshëm, pasim i dyfishtë me Januzin, del me portierin Avdyli dhe e mposhtë – 1:0.

58’ Leci furishëm gjuan nga goditja e dënimit prej distancës, por jashtë.

60’ Endrit Krasniqi pason me top të gjatë për Gauthier Mankenden këmbëshpejte dhe del me portier…por nuk gjuan, pason për Ahmed Januzin i cili ishte i vetëm dhe – 2:0.

Ahmed Januzi

62’ Gauthier Mankenda pasi që kishte pranuar top nga Krasniqi, kalon pothuajse tërë mbrojtjen dhe shënon pa problem edhe pse në portë e kishte portierin mysafir – “show” i vërtetë i tij – 3:0.

Gauthier Mankenda

64’ Bërbatovci bukur lufton brenda zonës edhe pse u vonua të gjuante e njëjtë veproi edhe sulmuesi tjetër, Berat Hyseni. Mbrojtja vendase spastron.

65’ Festim Krasniqi harkon nga këndorja e Egzon Sinani gjuajti me kokë, por lartë.

69’ Kelmendi bukur pason anash për Gentrit Begollin dhe gjendet i vetmuar me portierin Avdyli i cili e ngushton këndin dhe e pret gjuajtjen e sulmuesit të krahut prishtinas. Ishte rast i pastër e që shpëtuan mysafirët, ndërsa në vazhdim të aksionit, Leci gjuajtja nga parazona, por jashtë.

71’ Pas ekzekutimit të këndores nga mysafirët, vendasit luajtën me kokë 3-4 herë deri sa Egzon Sinani shënoi nga afërsia. Goli së pari u anulua për pozitë jashtë lojës, por me gjasë një futbollist vendas kishte kthyer topin te lojtari i Llapit – 3:1.

74’ Berbatovci u gjend bukur nga e djathta dhe i vetëm me portierin Muqiqi, pasoi gjuajtja, intervenon Muqiqi aq sa me ndihmën e pingules të shpëtoj portën dhe këndore.

77’ Liridon Leci gjuajti nga 20 metra, deri sa topi dukej se do të përfundonte në këndin e majtë të rrjetës, intervenim bravuroz i portierit Avdyli dhe shpëton skuadrën, korner.

Liridon Leci

81’ Namani provon gjuajtjen nga distanca, por portieri Muqiqi në vend e kap topin.

85’ Karabeg gjuan shumë dobët nga distanca, jashtë.

90+2’ Aksion i përkryer, Boshnjaku pason majtë te Begolli e ky gjysmëkrosim para portës, Labinot Osmani gjuajti, por lartë.

Deklaruan:

Kushtrim Munishi, kryetrajner i Prishtinës: Siç kam thënë edhe para ndeshjes, nuk do ta nënçmojmë asnjë skuadër. Dhe njëjtë vepruam edhe me Llapin që në asnjë moment nuk e kemi nënçmuar, sepse Llapi është skuadër e mirë, angazhuese dhe ka pasur rezultate. Pra, u pa në pjesën e parë që nuk ka lojë të lehtë, sepse kishim vështirësi të gjenim mënyrën për të depërtuar, e në të njëjtën kohë edhe rrezikoheshim. Ndërsa, luajti rol goli i shënuar nga Shend Kelmendi, u hapën hapësira dhe në momentin që i krijuan hapësirat ne ditëm t’i shfrytëzonim ato.

Shend Kelmendi:
Është gjë e mirë për mua shënimi i golit, sepse vije nga pushimi i gjatë dy javë e gjysmë dhe i kthyer nga lëndimi të futem në ndeshje e të shënoj nuk ka më mirë se sa kësi fillimi të mbar, dhe kjo më gëzon shumë e sidomos tre pikët e para. Besoj të vazhdojmë kështu deri në fund dhe të rikthejmë titullin pas dy viteve mungesë.

Tahir Batatina, kryetrajner i Llapit: Goli i dytë i Prishtinës nga pozita jashtë loje vendosi ndeshjen në momentet vendimtare të saj. Megjithëse Prishtina e fortë dhe e përforcuar, nga loja që kemi treguar nuk kemi guxuar të humbim me këtë rezultat, përkundrazi është dashur të marrim pikë nga kjo ndeshje.

Plisat

Avni Durmishi