Lajme

Java I –U19: Prishtina – Gjilani 1-2

Java I –U19: Prishtina – Gjilani 1-2

Juniorët kanë nisur kampionatin me humbje

Prishtinë, 4 shtator, 2017 – U19 e Prishtinës sot ka nisur kampionatin në edicionin 2017/18. Për rival kishte skuadrën e sapo promovuar në elitë, por tani me skuadër mjaft të fortë. Këtë e vërtetuan edhe sot kundër bardhekaltërve që shumica e tyre janë të sapo dalë nga U17. Megjithëse më të rinj më moshë, u angazhuan maksimalisht duke krijuar edhe shumë raste shënimi, por në fund megjithatë fitorja e mysafirëve ishte më se e merituar. Përveç që shënuan dy gola, ata humbën edhe penalltinë dhe qëlluan edhe dy herë pingulen, por disa here i ndali edhe portieri Laurit Behluli.

Prishtina krijoi më shumë në pjesën e parë, por mysafirët ndëshkuan dy herë vendasit dhe e mbyllën pjesëlojën me dy gola epërsi. Pjesa e dytë ishte shumë më interesante, më atraktive dhe shumë e luftuar. Prishtina ia doli të ngushtonte rezultatin, por tani ishin mysafirët që lëshuan mbi katër-pesë raste të sigurta.

Sidoqoftë, Prishtinës i duhet më shumë kohë për t’u komponuar dhe sidomos lojtarëve të ardhur nga U17 të ambientohen në rang më të fortë garash.

Superliga U19 - Java I

Prishtina – Gjilani 1:2 (0:2)

Golat: Bleon Sekiraqa 66’ - Altin Aliu 14’, 29’

Gjyqtarë: Petrit Rama, Shqiprim Lladrovci, Getoar Thaqi – Drenas

KV: G. Leci, B. Sekiraqa, R. Ramadani – A. Aliu, O. Osmani, A. Ismajli

Prishtina: Laurit Behluli – Getuart Leci, Xheladin Zeqiri, Egzon Statovci, Heroid Avdiu (Ardian Shaljani) – Ramush Ramadani, Bleon Shaqiri (Çlirim Lepaja), Kastriot Selmani – Bleon Sekiraqa, Lis Ahmeti (Kujtim Fetahu), Riza Zhdrella (Trimron Selimi). Zëvendësues: Alban Reka, Arbër Bulliqi, Bleuron Kaçiu. Trajner: Fadil Berisha.

Gjilani: Petrit Terziu – Osman Osmani, Ibrahim Iseni (Mergim Zeqiri), Elon Jakupi, Kujtim Dubova, Arlind Ismajli (Lavdrit Mehmeti), Qendrim Ismajli, Edison Kqiku (Fatlind Ademi), Altin Aliu, Arbër Mustafa, Blendi Krasniqi (Taulant Korbi).