Lajme

Java II: Arbëria – Prishtina 1-1

Java II: Arbëria – Prishtina 1-1

Ndeshje e dobët, por mund të fitohej

Arbëria - Prishtina 1-1 Oto John

Kastriot, 22 shtator 2020 – Prishtina sot ka lënë dy pikë kundër debutuesve në Superligë,Arbërisë nga Dobraja. Ndeshje e dobët, por nga rastet e krijuara dhe që u paraqitën para portës kundërshtare, edhe mund të fitohej nga Prishtina. Sidoqoftë nga kjo ndeshje duhet nxjerrë mësim.

Në ndeshjen e radhës Prishtina e pret Dritën, orari i secilës caktohet ndërkohë.

Arbëria - Prishtina 1-1 Leoniz Abazi

Java II

Arbëria – Prishtina 1-1 (1-1)

Golat: Dior Zabërxha 10’ – Oto John 35’

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Fatmir Abrashi, Visar Kelmendi, Erdall Zazella

Pozita jashtë lojës: Arb 1-6 Pri

Kornerët: Arb 1-6 Pri

Gjuajtjet totale: Arb 4-11 Pri

Gjuajtjet në portë: Arb 3-8 Pri

Arbëria: 12. Donat Kaçiu – 6. Bruno Passamani, 9. Kreshnik Bahtiri, 16. Dior Zabërxha (8. Korab Hasanaj – 79’), 17. Qlirim Avdulli, 19. Sunaj Hasan, 21. Almir Kryeziu (7. Hysen Bytyqi - 77’), 22. Labinot Ibrahimi /c/, 24. Agron Bruqi, 30. Arber Pira, 99. Qlirim Kashtanjeva (11. Agon Llugiqi – 46’). Kryetrajner: Arbnor Morina.

Prishtina (4-2-3-1): 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim Bekteshi, 5. Lumbardh Dellova, 18. Gledi Mici – 7. Loik Boshnjaku /c/ (9. Leotrim Kryeziu – 86’), 88. Sabien Lilaj (20. Qendrim Zyba – 63’) – 10. Endrit Krasniqi, 23. Leonit Abazi, 15. Gauthier Mankenda (8. Mergim Pefqeli – 79’) – 77. Oto John. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Behar Maliqi, Tun Bardhoku, Albin Prapashtica. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Arbëria - Prishtina 1-1 Sabien Lilaj - Labinot Ibrahimi

Golat/rastet:

Arbëria - Prishtina 1-1 Gauthier Mankenda

Prishtina sot ishte e dobët, sidomos në pjesën e parë të saj. Ishin vendasit që rrezikuan që në minutën e 4-të nëpërmjet Zabërxhës, por në vend ishte portieri Haxho. Nuk vonuan 6 minuta (10’), ishte Dior Zabërxha që nga distancë mbi 20 metra gjuajti fortë dhe dërgoi topin në këndin e sipërm të rrjetës – 1:0.

Arbëria - Prishtina 1-1

Deri në minutën e 35-të nuk kishte asnjë rast tjetër dhe ishte kjo minuta kur prishtinasit dërguan gjuajtjen e parë. Ishte Besnik Krasniqi që e harkoi një ndërprerje, ndërsa nga shtylla e djathtë me kokë gjuajti Bekteshi, por në vend ishte portieri Kaçiu.

Ishte kjo paralajmërim i golit të barazimit po në të njëjtën minutë kur nga e majta depërtoi dhe asistoi Mankenda, por edhe Oto John u lirua e gjuajti e topi u devijua paska nga vendasit dhe u fut në rrjetë – 1:1.

Arbëria - Prishtina 1-1 Oto John

Dy minuta më vonë, provoi edhe Endrit Krasniqi me kokë, por ishte e lartë.

Pjesa e parë u mbyll me tentimin e vendasve pas gjuajtjes së Bruqit, por ishte jashtë portës.

Arbëria - Prishtina 1-1 Gledi Mici

Pjesa e dytë ishte më e mirë për prishtinasit, të pakten me raste apo gjuajtje shënimi.

Filloi mjaft mirë me pasimin e Mankendës, por me reagimin shumë të ngathtë të John-it i vetëm me portier (46’). Edhe në minutën e 63-të me autor të njëjtë, por tani gjuajtja e sulmuesit prishtinas ishte anash shtyllës së majtë.

Vendasit tentimin e vetëm në pjesën e dytë e patën në minutën e 64-të kur gjuajtjen e lehtë të Zabërxhës nga distanca e pret portieri Haxho.

Arbëria - Prishtina 1-1 Gledi Mici

Fundi i takimit i takoi krejtësisht prishtinasve duke filluar nga dy gjuajtje brenda aksionit. (70’) Ishte Mici që krosoi nga e majta, gjuan Endrit Krasniqi, topin e dëbuar provon Oto John, por u largua nga vija fatale.

Arbëria - Prishtina 1-1

Deri në fund skuadra pati edhe katër tentime, me John me kokë (jashtë) pas harkimit të Zybës (72’), gjuajtja e Zybës ballore e lehtë (77’).

Arbëria - Prishtina 1-1 Qendrim Zyba

Në minutën e 78-të Boshnjaku bukur e qet John me portë, por e zuri topi në hap të gabuar dhe vetëm sa e drejtoi lehtë topit te portieri. Në fund në minutën e 90-të, Abazi harkoi nga e majta, kurse tentimi i Pefqelit me kokë u mbyll me kapjen e topit nga portieri Kaçiu.

Arbëria - Prishtina 1-1 Lorik Boshnjaku

Deklaroi:

Zekirija Ramadani: Barazim jo i pritur. Prishtina duhet në çdo ndeshje të hyjë për fitore. Por, kjo ndodhi, është vetëm java e dytë dhe nga kjo ndeshje duhet nxjerrë shumë mësime. Po ashtu, nuk dua të them aspak s’e e kemi nënvlerësuar Arbërinë, përkundrazi e kemi vlerësuar maksimalisht e cila e ka një përbërje të mirë brenda saj dhe e uroj për pikën e fituar. Thjesht, duhet të nxjerrim shumë mësim nga ky takim dhe t’i përmirësojmë gabimet.

Arbëria - Prishtina 1-1 Endrit Krasniqi