Lajme

Java II: Flamurtari – Prishtina

Java II: Flamurtari – Prishtina

Prishtinën vetëm fitorja e këndell pas humbjes me Dritën

Prishtinë, 25 gusht, 2017 – Prishtina sot ka stërvitur në fushën me bari sintetik në Milloshevë. Probleme rreth formacionit nuk ka. Edhe Mërgim Pefqeli që pësoi lëndim me Dritën është rikuperuar. Pra, Prishtinës në derbi me Flamurtarin vetëm tre pikët e bëjnë që të harrojnë humbjen me Dritën.

Java II

Flamurtari – Prishtina

E shtunë, 26 gusht – ora: 16:30

Stadiumi i Flamurtarit

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Visar Kastrati (Pr)


Thaqi: Me Flamurtarin pres krejt tjetër angazhim nga ai me Dritën

“Besoj se humbja me Dritën do të ndikoj në aspektin pozitiv përshkak se lojtarët tani më janë të vetëdijshëm se kemi një humbje dhe normalisht në ndeshjen me Flamurtarin pres krejt tjetër angazhim nga ata. Janë të mobilizuar dhe do të shohim gabimet që kemi bërë në atë ndeshje mos t’i përsërisim dhe në këtë drejtim jam optimist se në këtë ndeshje do të fitojmë. Për ndryshimet në formacion do të vendosi pas treningut të sotëm, por duke e ditur që Prishtina brenda grupit ka shumë lojtarë cilësor dhe ka pothuajse dy ekipe, atëherë nuk e shoh problem, por do të shoh se cili lojtar është më i gatshëm, më i përgatitur dhe cili i përshtatet mënyrës së lojës që do të luajmë kundër Flamurtarit”.