Lajme

Java III: Prishtina - Drenica 1-0

Java III: Prishtina - Drenica 1-0

Vazhdon forma e lartë e Mankendës, i sjellë skuadrës edhe tre pikë tjera

Gauthier Mankenda

Prishtinë, 2 shtator 2018 - Prishtina u rikthye në stadiumin e saj pas dy vitesh. Me organizim sikurse në ndeshje ndërkombëtare dhe me praninë e më shumë se 4.000 shikuesve e që besojmë që janë nda të kënaqur si me atmosferën e krijuar e veçmas me tre pikët e reja të skuadrës. Golin e tre pikëve ka shënuar Mankenda - të dytin kampional këtë edicion, ndërsa ka asistuar Khalid (62’). Me një ndeshje më pak, tre javësh, Prishtina ka arritur 6 pikë me goldallim 3:0 dhe pozicionohet e treta pas Flamurtarit (9) dhe sëbashku me Llapin e Gjilanin nga 6. 

Gauthier Mankenda

Armend Thaqi

Skuadra tani ka pushim deri më 12 shtator kur në mesjavë udhëton në Therandë kundër Ballkanit.

Java III

Prishtina - Drenica 1-0 (0-0)

Golashënues: Gauthier Mankenda 62’

Shikues: 4.000

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Driton Preniqi (Ka), Bekim Rama (Pd) - Dardan Çaka (VU)

KV: A. Mustafa - E. Pasoma, O. Mëziu

Pozita jashtë lojës: Pri 1-1Dre

Kornerët: Pri 5-6 Dre

Gjuajtjet totale: Pri 6-4 Dre

Gjuajtjet në portë: Pri 4-1 Dre

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj - 2. Armend Thaqi, 4. Armend Dallku /c/, 13. Abdul Bashiru - 21. Argjend Mustafa (5. Diar Miftaraj - 60’), 18. Ergyn Ahmeti (7. Lorik Boshnjaku - 78’), 10. Meriton Korenica - 3. Jamal Arago, 15. Gauthier Mankenda, 19. Alen Jasharoski (9. Basit Khalid - 57’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Ahmet Haliti, Arbër Hoxha. Kryetrajner: Mirel Josa.

Drenica: 1. Arion Ymeri - 16. Azem Bejta /c/, 18. Besart Islamaj, 5. Arsen Sykaj, 24. Edon Pasoma. 6. Arbios Thaqi, 77. Qemail Elshani (21. Taulant Dajaku - 74’), 11. Kreshnik Uka (99. Osman Mëziu - 80’), 8. Dijar Mustafa, 9. Armend Abazi, 10. Isa Eminhaziri (7. Hysen Tahiri - 68’). Kryetrajner: Tahir Lushtaku.

KF Drenica

Komenti:

Më në fund pas 3 ndeshjeve duke mos e mposhtur, sot u mposhtë Drenica. Skuadër që sivjet nisi furishëm kampionatin duke e mposhtur Llapin si mysafir dhe duke e ndal Feronikelin pa gola e duke pasur paraqitje mbresëlënëse edhe sot.

Jamal Arago

Por, Prishtina është Prishtina dhe para një publiku të tillë si sot nuk pyet shumë për kundërshtar të fortë e të papërshtatshëm. Pra, skuadra rikthehet në shtëpi me tre pikë të çmuara dhe tani ka kohë edhe 10 ditë tjera që të përgatitet për Ballkanin e Therandës.

Prishtina - Drenica 1-0

Minutë pas minute:

14’ Rreziku i parë në ndeshje. Korenica nga gjuajtja e lirë ballore jashtë zone gjuan pak mbi tra.

Meriton Korenica

Meriton Korenica

28’ Pas aksioni të mirë, në fund Mankenda e Thaqi e topi nga e djathta horizontal me portë e diku pozitë qendrore Jasharoski gjuan fortë e qëllon traversën.

Alen Jasharoski

Alen Jasharoski

42’ Krosim i mirë nga e djathta dhe brenda zonës gjuan me të parën Abazi, por e lartë.

57’ Thaqi i mysafirëve provon nga distanca, por e lartë.

62’ Prishtina me shpejtësi luan nga e djathta te këndorja, Khalid për bukuri pas depërtimit ia vazhdon Mankendës më në qendër që pasi e ndal topin, me gjysmëkthim gjuan ulët,  e me gjasë devijohet nga mbrojtësi mysafir aq sa topi të merr pjesën e epërme të këndit të majtë dhe gëzim i madh në stadium - 1:0.

Gauthier Mankenda

Gauthier Mankenda

63’ Harkim i bukur nga mysafirët nga e djathta, në krahun e majtë Uka gjuan me kokë, por jo fortë  gjuajtja e cila paraboloi Bekajn, por arrin të rikthehet dhe të kap topin.

70’ Aksion i shpejtë i përsosur i Prishtinës, në fund Thaqi nga e djathta me diagonale të lartë e gjen majtë Mankendën i cili lirohet nga kundërshtari dhe provon vetë të mposhtë portierin Ymeri, por jashtë.

79’ Thaqi nga e djathta harkon te Korenica që me kokë tenton nga mbrapa, por i sigurt Ymeri.

81’ Harkim nga e majta, dhe në shtyllën e dytë Mëziu e gjuan me kokë, por jashtë.

90’ Bashiru në solo-aksion kalon 3-4 futbollistë dhe nga e majta jashtë zonës gjuan ulët e drejt në portier që ishte në vend.

Abdul Bashiru


Deklaruan:

Mirel Josa: Mos prisni që ndeshjet të shkojnë lehtë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira. Me Drenicën, siç e kishim parashikuar, përveç gjendjes së saj në këto momente, historisë që kanë këto dy skuadra, gjithashtu kushtet e lojës nuk janë që na favorizojnë vetëm ne në këtë stadium të bukur dhe kushtet e mira që i kemi ne, por e favorizojnë edhe kundërshtarin, sepse edhe kundërshtari din të luaj futboll. Unë jam i kënaqur me rezultatin, edhe pse ka momente kur loja do të duhej të ishte më e mirë, më këmbëngulëse. Megjithatë më interesonte shumë që skuadra mos të humbiste ekuilibrat gjatë gjithë lojës, gjë që nuk e pati. Ishte një skuadër që pati ekuilibër, por sidomos në pjesën e mesfushës duhet të ishim shumë më këmbëngulës sa i përket dyluftimeve dhe fillimit të aksioneve. Ky është problemi, por pasi që fitojmë të gjitha gjërat nuk do të thotë që janë mirë, unë kam pretendimet e mia, futbollistët kanë të tyret, ata që nuk luajnë kanë pretendimet e tyre. Por unë do të mundohem që të fus lojtarët më të mirë të cilët kanë gjendjen më të mirë, qoftë fizike, qoftë psikologjike. 

Gauthier Mankenda: Me paraqitje tonë të fortë i morëm tre pikë çka është shumë më rëndësi për ne. Luajtëm fortë dhe jemi në krye të klasifikimit atje ku duam të jemi deri në fund.

Tahir Lushtaku, kryetrajner i Drenicës: Në pjesën e parë kemi luajtur ashtu siç jemi marrë vesh që mos të pësojmë gol. Por, pjesa e dytë e vendosi një detal që është normale, çdo futbollist është e lejueshme edhe që të gaboj. Edhe pse mendoj ndeshja në bazë të lojës që kemi luajtur, real do të ishte baras. Prapë se prapë, unë jam i kënaqur edhe me angazhimin edhe me disiplinën e të gjithë futbollistëve dhe i përgëzoj për mundin dhe lojën çfarë luajtën sot. Nuk kam ardhur të mposhtëm, edhe pse e kemi ditur që do të jetë vështirë, por e uroj Prishtinën për fitoren edhe pse me pak fat mund të luanim edhe baras.

Plisat