Lajme

Java IV: Trepça ’89 – Prishtina 1-0 (0-0)

Java IV: Trepça ’89 – Prishtina 1-0 (0-0)

Bardhekaltrit regjistrojnë humbjen e parë

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Besnik Krasniqi - Rilind Nimani

Mitrovicë, 30 shtator 2020 – Prishtina regjistroi humbjen e parë kampionale duke mos arritur fitore në dy ndeshje rresht.

Vendasit arritën deri te tre pikët me golin nga pika e bardhë nga Arbnor Muja 82’, ndërsa u shkaktua pas gabimit të mysafirëve.

Megjithatë ishte Prishtina skuadër dominuese në pjesën e parë, regjistroi tetë gjuajtje e duke humbur disa raste shënimi, por më i miri ishte nga John kur gjuajti jashtë portës edhe pse ajo ishte e zbrazët (38’).

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Oto John

Pjesa e dytë ishte në të mirë të vendasve dhe duke pasur katër tentime përkundër prishtinasve që nga tre gjuajtje nuk ishte asnjë në kuadrat.

Bardhekaltrit pas tre ndeshjeve mbetët me katër pikë të tubuara, ndërsa të dielën e presin Llapin në javën e pestë.

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Lumbardh Dellova

Java IV

Trepça ’89 – Prishtina 1-0 (0-0)

Golashënues: Muharrem Jashari (p) 82’

Gjyqtarë: Gramoz Shala (Pe), Elvis Bicaj (Is), Visar Kelmendi (Pe), Mervan Bejtullahu (Gjl)

KV: V. Dedia, R. Rrahmani – E. Haxho, S. Lilaj

Pozita jashtë lojës: T89 2-5 Pri

Kornerët: T89 0-11 Pri

Gjuajtjet totale: T89 5-11 Pri

Gjuajtjet në portë: T89 3-3 Pri

Trepça ’89: 1. Marly Koubassanath – 4. Ervin Kaçar (3. Albion Pllana – 88’), 7. Rilind Nimani, 8. Arbnor Muja (28. Milot Avdyli – 88’), 9. Arb Manaj (99. Bismark Sie – 77’), 13. Valon Dedia, 14. Ardian Muja (11. Robert Rrahmani – 69’), 15. Muharrem Jashari /C/, 18. Joseph Okonkwo, 24. Sedat Berisha, 25. Happy Mashau. Kryetrajner: Shpëtim Idrizi.

Prishtina: 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim Bekteshi, 5. Lumbardh Dellova, 18. Gledi Mici – 88. Sabien Lilaj, 20. Qendrim Zyba (7. Lorik Boshnjaku – 62’), 10. Endrit Krasniqi /C/ (9. Leotrim Kryeziu – 77’) – 11. Kreshnik Uka (15. Gauthier Mankenda – 46’), 23. Leonit Abazi (8. Mergim Pefqeli – 62’), 77. Oto John. Zëvendësues: Ivo Jeliç, Tun Bardhoku, Behar Maliqi. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Sabien Lilaj

Goli/rastet:

Nga minuta 10-të deri te ajo e 23-të, Prishtina pati katër tentime. Provoi së pari Lilaj me ballore mbi kuadrat (10’), John po ashtu jashtë (13’), kurse gjuajtja e Zybës i cili vetë rrëmbeu topin para zonës vendase, me përpjekje të madhe u largua nga portieri vendas. Në minutën e 23-të Lilaj me diagonale nga e majta në kahun tjetër e gjen Krasniqin e ky dërgim harkim të fortë në shtyllën e parë, por Uka nuk ia doli të ndërronte kahun e topin me gjuajtjen me kokë për çka intervenoi portieri vendas.

Në minutën e 24-të u regjistrua tentimi i vetëm i vendasve në pjesën e parë nëpërmjet Manajt, edhe atë jashtë kuadratit.

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Arb Manaj

Në minutën e 36-të Lilaj bukur e shërbeu Ukën e i cili mirë u lirua nga dy futbollistë, por gjuajti jashtë.

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Sabien Lilaj

Rasti më i mirë i Prishtinës u lëshua në minutën e 38-të. Vendasit e kthejnë topin te portieri që e lëshon zonës, ndërhyn John e merr topin e gjuan me të parë, por nuk e qëllon portën e zbrazët, jashtë.

Në minutën e 42-të Zyba provoi me kokë pas harkimit të këndores nga Abazi, por jashtë.

Pjesa e parë mbyllet (45’) me gjuajtjen e John nga anash, por tepër e pasaktë.

Pjesa e dytë në fillim të saj u takoi “minatorëve”, së pari pas pasimit të dhënë nga Jashari gjuajti ballore të fortë Okonkwo, por Haxho kap topin pas përpjekjes së dytë, sikurse që kap topin edhe pas tentimit të Jasharit (52’). Këto dy tentime ishin situata mjaft të rrezikshme për vendasit.

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Eglant Haxho

Tenton Endrit Krasniqi krejtësisht nga krahu, e lartë (58’). Por, vendasit kundërpërgjigjen me Kaçara, po ashtu jashtë.

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Endrit Krasniqi

Në minutën e 78-të, pas harkimit të këndores nga Mici, i pafat ishte Bekteshi që gjuajti me kokë mbi traversë..

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Leotrim Bekteshi

Në minutën e 80-të, Pefqeli kthen topin mbrapa, Bekteshi nuk ia del të largonte, kurse futbollisti zëvendësues Sie del përball Haxhos i cili e pengon dhe penallti.

Trepça '89 - Prishtina 1-0

Nga pika e bardhë (82’) Arbnor Muja i pagabueshëm për 1:0, për rezultatin përfundimtar dhe tre pikët e papritura, mbase, për vendasit.

90’ John përball portierit anash tij nga e majta, gjuan jashtë.

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Oto John

Deklaroi:

Zekirija Ramadani: Patjetër që jemi të dëshpëruar me këtë rezultat. Përgjegjësinë maksimale e kam unë si trajner për këtë humbje. Pjesën e parë krijuam raste, nuk shënuam dhe në fund e ndëshkuam vetën nga një gabim. Sidoqoftë atë gabim bëri ai futbollist që unë e inkuadrova në lojë dhe për atë unë e mbaj përgjegjësinë. Sidoqoftë, kjo humbje normal që pak na lëndon, mirëpo duhet të kthehemi më të fortë.

Trepça '89 - Prishtina 1-0 Gauthier Mankenda