Lajme

Java IX: Prishtina - Vëllaznimi 1-0  Prishtina

Java IX: Prishtina - Vëllaznimi 1-0 Prishtina

Prishtina i falet skemës së përkryer Mazrekaj - Dallku nga gjuajtja e lirë

Drenas, 11 tetor, 2017 - Zhvillohej minuta e 89-të, Januzi provon të shërbej në anën e djathtë Mankendën, por gjakovarët u ankuan se Januzi kishte fauluar një futbollistë mysafir, e aksioni vazhdon topi vije para zonës, me pasime të dyfishta të Ahmetit e Bozhoviç dhe gjyqtari Bejtullahu jep goditje dënimit. Gjakovarët protestuan, por jo për këtë faull, por për atë të Januzit e për t’u kujtuar ishte rasti sikur i golit të Vllaznimit me Lirinë (!?). Deri te ekzekutimi shkuan dy minuta tjerë dhe zhvillohej minuta e parë shtesë, kur Curri mashtroi, Mazrekaj ia vazhdoi majtë Dallkut e ky me të djathtën e në këndin e epërm shënon për golin e fitores. Pas goli ndeshja u ndërpre për tre minuta, u përjashtua nga loja kryetrajneri Ismet Munishi për çka s’duhet koment sepse para ekraneve televizive të gjithë e kanë parë dhe e kanë dëgjuar. Ndeshja vazhdoi deri në minutën e 9-të shtesë.

Përndryshe ishte kjo fitorja e parë pas tre ndeshjeve pa fitore dhe mbase këto tre pikë do të këndellin skuadrën para derbit të madh të së dielës në Mitrovicë me Trepçën ‘89.

Java IX

Prishtina - Vëllaznimi 1-0 (0-0)

Golashënues: Armend Dallku 90+1’

Shikues: afër 500

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Besnik Morina (Vu), Alban Ejupi (Pd) - Selim Isufi (Pd)

KV: L. Maxhuni, A. Dallku, D. Bozhoviç - A. Muhaxhiri, A. Morina, K. Gashi, S. Zeneli

Pozita jashtë lojës: Pri 4-1 Vla

Kornerët: Pri 4-0 Vla

Gjuajtjet totale: Pri 6-4 Vla

Gjuajtjet në portë: Pri 4-3 Vla

Prishtina (4—2-3-1): 12. Visar Bekaj - 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/, 6. Debatik Curri, 13. Abdul Bashiru - 5. Diar Miftaraj, 7. Lorik Boshnjaku (66. Ergyn Ahmeti - 87’) - 27. Drashko Bozhoviç, 77. Mërgim Pefqeli (10. Mentor Mazrekaj - 64’), 11. Liridon Fetahaj (27. Ahmed Januzi - 64’) - 15. Gauthier Mankenda. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Agon Xhaka, Përparim Osmani, Kastriot Selmani. Kryetrajner: Mirel Josa.

Vëllaznimi: 31. Altik Muhaxhiri - 4. Tun Bardhoku, 5. Alban Dragusha, 7. Lorik Rudi, 22. Semir Sahiti (55. Endrit Curri - 55’), 10. Albutrint Morina, 18. Kushtrim Gashi, 11. Egzon Gashi, 14. Semir Zeneli (19. Granit Osmanollaj - 37’), 30. Paulo Ivani (17. Jeton Dushi - 46’), 20. Rron Rugova. Kryetrajner: Ismet Munishi.

Komenti:

Mbase shumë kush sot ka pritur ndeshje të lehtë për Prishtinën. Por, as për së afërmi nuk ishte e lehtë. Sërish bardhekaltrit vuajtën, sidomos në pjesën e parë kur vetëm një herë rrezikuan, ndërsa edhe u anulua një gol përshkak pozitës jashtë lojës po në atë aksion (37’). Ndërsa mjaft e dyshimtë ishte edhe një tërhekje me dorë nga mbrapa të Fetahajt në minutën e pestë.

Pjesa e dytë pati më impuls, sidomos nja 20 minutat e fundit ku prishtinasit dominuan tërësisht deri kur edhe u shënu goli i përkryer nga Dallku.

Sidoqoftë, edhe po të mbaronte ndeshja baras, do të ishte pikë e merituar e Vëllaznimit, por jo aq shumë për meritën e tyre se sa për plogështinë, tani më të pakuptueshme, të bardhekaltërve.

Në fund të fundit, fitorja ishte tejet e ëmbël, të gjithë iu gëzuan pa masë kësaj fitoreje dhe tre pikëve të reja sidomos para derbit në Mitrovicë me Trepçën ‘89.

Minutë pas minute:

18’ Fetahaj harkon këndoren e djathtë, e Pefqeli gjuan me kokë, topi doli afër pingules së majtë ku s’ishte askush të përcillte këtë top. Ishte ky rrezikimi i parë i vendasve.

26’ Egzon Gashi nga gjuajta e lirë prej të djathtës përpak sa nuk befason Bekajn që e lëshoi këtë top i cili doli jashtë pingulës.

37’ Dallku me vertikale të gjatë e gjen Fetahajn e ky nga e majta e kthen para zonës te Mankenda e që ishte në pozitë të pastërt, por gjuajti drejt e në portier, ndërsa në vazhdim të aksionit prishtinasit shpejtë e marrin topin, e Pefqeli nga e djathta gjen Mankendën që kësaj here shënon, por ishte ngritur lartë flamuri i anësorit.

44’ Aksion i shkëlqyer i mysafirëve,  në fund pas depërtimi nga e majta, aty afër qendrës rreth 20 metra gjuan Egzon Gashi, Bekaj ia doli të ndalte e mbrojtja e pastroi situatën.

72’ Mankenda brenda zonës gjuan plogësht, Muhaxhiri në vend.

81’ Mysafirët gjuajnë nga distanca, e lehtë për Bekajn.

86’ Aksion i mirë e që ia dilet të futet topi deri në zonë, Januzi që ishte i kthyer me shpinë nga porta i vazhdon Bozhoviçit i cili e kishte të mbuluar hapësirën dhe tenton parabolë, por ishte hapësirë e ngushtë dhe gjuan jashtë.

90+1 Januzi provon të shërbej në anën e djathtë Mankendën, por gjakovarët u ankuan se Januzi kishte fauluar një futbollistë mysafir, e aksioni vazhdon topi vije para zonës, me pasime të dyfishta të Ahmetit e Bozhoviç dhe gjyqtari Bejtullahu jep goditje dënimit. Gjakovarët protestuan, por jo për këtë faull, por për atë të Januzit e për t’u kujtuar ishte rasti sikur i golit të Vllaznimit me Lirinë (!?). Deri te ekzekutimi shkuan dy minuta tjerë dhe zhvillohej minuta e parë shtesë, kur Curri mashtroi, Mazrekaj ia vazhdoi majtë Dallkut e ky me të djathtën e në këndin e epërm shënon për golin e fitores.

90+3 Përjashtohet trajneri mysafir që as vetë më nuk e dinte kë shante më përpara.

90+6’ Harkim i rrezikshëm i Rogovës, Bekaj mezi e ndali në këndin e epërm.

90+8’ Mazrekaj e pason bukur te Ahmeti i cili gjuan nga 20 metra, e plogësht, kap portieri mysafir.



Deklaruan:

Mirel Josa, kryetrajner i Prishtinës: Duke e mbajtur në shumicën e kohës topin në posedim, them se e merituam fitoren, por nuk do të thoshte gjë të përfundonte ndeshja edhe në barazim, sepse ne shënuam në minutën e 90-të. Ishte kjo pas ngulmimit që patëm në mënyrën se si u luajt për të qarë qendrën e kundërshtarit ku edhe bëmë dy-tre herë, me Bozhoviçin, Ahmetin apo Mankendën. Fitoret vijnë edhe me 1:0, jo vetëm me diferencë golash. Ne duhet respektuar kundërshtarët, ata që mbrohen mirë e që luftojnë dhe këtë Vëllaznimi sot e pati si avantazh shumë të madh. Pra, jam i kënaqur se si qarkulluam topin, por nuk jam i kënaqur me vonimin e ndërtimit të aksioneve dhe kjo është problem që na jep shumë për të bërë. Kjo fitore na jep qetësi dy ditore, sepse menjëherë na pret ndeshje tjetër. Dhe sidomos qetësia na duhet, e këtë iu kam thënë lojtarëve, sepse një skuadre siç është Prishtina i duhet fitorja dhe për këtë duhet qetësia psikologjike. Pra kjo na duhet, s’kemi shumë kohë dhe duhet menduar vetëm për ndeshjen e ardhshme. 

Ismet Munishi, kryetrajner i Vëllaznimit: Ishte faull për ne para faullit të Prishtinës. Dhe në të gjithë pjesën e dytë gjyqtari vetëm sa e afronte topin dhe më mirë do të ishte të vishte fanellën e Prishtinës të luante si sulmues. Nuk është në rregull. Jemi penalizuar në të gjitha ndeshjet. Nuk kam fol në ndeshjen me Drenicën, me Llapin për penalltinë e pa akorduar, s’kam fol në Gjilan. Deri kur kështu më. Nuk është në rregull. Djemtë po luftojnë 90-minuta dhe me pas këso gjërash. Ndërsa në bazë të ndeshjes e kemi merituar një pikë, kurse kemi pasur shumë mungesa dhe qëllimi ka qenë një pikë. Jo, ky rezultat nuk na dëmton, kampionati është i gjatë, përveç nëse vazhdojnë të na gjykojnë kështu, sidomos kur po luajmë jashtë gjykimi është tendencioz, në të gjitha ndeshjet që kemi luajtur jashtë.