Lajme

Java IX: Prishtina – Vëllaznimi

Java IX: Prishtina – Vëllaznimi

Bardhekaltrit pas tre ndeshjeve kërkojnë fitoren e parë

Prishtinë, 10 tetor, 2017 – Prishtina dhe Vëllaznimi, dikur skuadra të “katërshes së madhe kosovare”, iu rikthehen sërish ndeshjeve rivalizuese. Skuadra kuq e zi, e cila viteve të fundit assesi të stabilizohej në elitë, tani është rikthyer sërish dhe mbahet mjaft mirë në klasifikim. Të dy skuadrat kanë grumbulluar nga 12-pikë me nga 3 fitore, 3 barazime e 2 humbje, por gjakovarët kanë goldallim më të mirë (6:4), ndërsa bardhekaltrit përveç goldallimit të mjerueshëm prej 6:6, nuk ka shënuar as gol as fitore në tre ndeshjet e fundit duke barazuar dy herë.

Pra, Prishtinës vetëm fitorja i duhet për të dëshmuar që janë në ndjekje të titullit. Ndërsa skuadra nuk ka probleme në formacion dhe skuadrës iu ka bashkëngjitur edhe transferi i verës, qendërmbrojtësi 21 vjeç nga Gana, Ben Nash Quansah.

Java IX:

Prishtina – Vëllaznimi

E mërkurë, 11 tetor – ora: 14:00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Besnik Morina (Vu), Alban Ejupi (Pd) – Selim Isufi (Mt)

Statistikat:

Prishtina dhe Vëllaznimi pas luftës kanë zhvilluar 37 ndeshje zyrtare në tre kompeticione. Prishtina ka bilanc plotësisht pozitiv prej 19 fitoreve, 11 barazime dhe 7 humbjeve me golldallim +33, 60:27.

Vëllaznimi nuk din për fitore në 13 ndeshjet e fundit, ka vetëm dy barazime apo nga pranvera e vitit 2010, pra plotë 7 vite janë pa fitore kuqezinjtë. Por, Prishtina nuk ka fituar si vendas në dy ndeshjet e fundit kampionale duke luajtur baras – të dyja në kohën e trajnerit Bylbyl Sokoli, ndërsa Vëllaznimi kishte rënë nga elita (2014/15).

Në përballjet e tyre, skuadrat kanë shënuar 87 gola me 2.3 për ndeshje dhe Prishtina ka 1.6 (60 gola), kurse Vëllaznimi nuk e mbërrin as 1 gol (0.7). Më së shpeshti kanë luajtur 1:0, 8 herë (Prishtina 5 fitore, 3 si mysafire), kurse Vëllaznimi 3 herë (dy si vendase). Vëllaznimi nga 7 fitore i ka edhe katër me rezultat 2:1 (1 edhe si mysafir), pra Vëllaznimi nuk ka fituar asnjëherë me rezultat tjetër përveç 1:0 dhe 2:1. Ndërsa Prishtina ka ndër tjera edhe fitore të larta si 5:0, 4;1 e 3:0.

60 golat e Prishtinës i kanë shënuar 35 futbollistë dhe nga 4 gola kanë Astrit Fazliu (1x2), Berat Hyseni dhe Suad Saliagiq. Nga futbollistët aktiv ka shënuar vetëm Mentor Mazrekaj – 2 gola.

Për Vëllaznimin 27 golat i kanë shënuar 18 futbollistë dhe me 3 gola prin Robert Gjeraj.

Prishtinës nga 10 trajnerë më shumë se 3 ndeshje i kanë prirë 3 trajnerë. Ajet Shosholli Ka 10 ndeshje dhe nga të gjitha ndeshjet që ka me Prishtinën, me Vëllaznimin ka bilancin më të dobët me vetëm (1-4-5, 7:10). Ndërsa, Afrim Tovërlani me 7 ndeshje pothuajse ka bilancin më pozitiv ndaj gjakovarëve sa ka qenë trajnerë i Prishtinës (6-1-0, 17:5), ndërsa edhe Ramiz Krasniqi ka 7 përballje (4-1-2-, 18:9).

Ndërsa Vëllaznimin nga 13 trajnerë tre i kanë prirë mbi 3 ndeshje. Genc Hoxha ka 10 ndeshje (1-6-3, 6:11), Blerim Mula 8 (1-2-5, 5:12) dhe Ajet Shosholli 6 (2-0-4, 8:16).

Më së shumti përballje – 5, kanë Ajet Shosholli me Vëllaznimin kundër Ramiz Krasniqit me Prishtinën. Krasniqi ka 3 fitore përball dy të Shoshollit me golldallim +7, 5:12:

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Vëllaznimi – Prishtina 1:0 (0:0) Luan Tabaku 68’
Prishtina - Vëllaznimi 1:2 (0:0) Kushtrim Munishi 56’ – Arbër Zhubi 79’, Florim Glloxhani 81’

2000/01:
Prishtina - Vëllaznimi 3:0 (2:0) Burim Berisha 31’, Sheremet Isufi 36’, Malsor Gjonbalaj 88’
Vëllaznimi – Prishtina 0:0

2002/03:
Prishtina – Vëllaznimi 0:1 (0:0) Luan Tabaku 60’
Vëllaznimi - Prishtina 1:0 (0:0) Arben Fazlija 82’

2003/04:

Prishtina – Vëllaznimi 3:1 (2:1) Besnik Kollari 10’, Sheremet Isufi 18’, Labinot Demolli 78’ – Labinot Efendija 34’
Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (2:0) Samir Kastrati 16’, 31’ – Uliks Emra 78’

2004/05:

Prishtina – Vëllaznimi 1:1 (1:1) Adnan Haliti 23’ – Arber Zhubi 33’
Vëllaznimi – Prishtina 0:0
Prishtina – Vëllaznimi 0:0
Vëllaznimi – Prishtina 1:1 (0:0) Artan Lama 55’ – Mervan Hoxha 70’

2005/06:
Prishtina – Vëllaznimi 0:0
Vëllaznimi - Prishtina 0:1 (0:0) Arben Zhjeqi 79’

2006/07:
Vëllaznimi - Prishtina 0:3 (0:0) Nikollë Dushi 50’, Uliks Emra 66’, Artan Krasniqi 85’
Prishtina- Vëllaznimi 1:0 (0:0) Uliks Emra 90+3’

2007/08:
Vëllaznimi - Prishtina 0:2 (0:1) Visar Berisha 16’, Isuf Llumnica 75’
Prishtina – Vëllaznimi 4:3 (1:2) Visar Berisha 20’, Isuf Llumnica 52’, 75’, Enis Fetahu 60’ – Uliks Emra 7’, Ismet Ramushi 41’, Labinot Efendija 85’
Superkupa Prishtinë Prishtina – Vëllaznimi 1:0 (1:0) Berat Hyseni 27’

2008/09:
Vëllaznimi - Prishtina 0:2 (0:1) Berat Hyseni 45’, 66’
Prishtina – Vëllaznimi 2:2 (0:2) Berat Hyseni 56’, Suad Saliagiq 86’ – Robert Gjeraj 7’, Alban Dylazeka 12’

2009/10:

Prishtina – Vëllaznimi 0:0
Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (0:1) Robert Gjeraj 52’, Alban Dylazeka 58’ – Suad Saliagiq 42’
Vëllaznimi - Prishtina 2:1 (1:0) Robert Gjeraj 16’, Dardan Rogova 53’ – Agron Skeraj 85’

2010/11:
Prishtina – Vëllaznimi 3:2 (1:1) Taulant Dajaku 22’, Shemsi Osmani 63’, Suad Saliagiq 90’ – Virtyt Hashani 8’, Atdhe Gashi 50’
Vëllaznimi – Prishtina 0:2 (0:0) /0:3/ p.f. u ndërpe min. 65 Astrit Fazliu 54’, 62’
Prishtina – Vëllaznimi 5:0 (2:0) Shemsi Osmani 17’, Suad Saliagiq 26’, Azem Ahmeti 75’, Faton Zejnullahu 79’, Behar Maliqi 90’

2011/12:
Vëllaznimi - Prishtina 2:2 (1:1) Fatih Karahoda 4’, Fisnik Papuqi 53’ - Qendrim Sejdiu 20’, Ilir Berisha 65’
Prishtina – Vëllaznimi 4:1 (3:0) Elhami Berisha 7’, 48’, Behar Maliqi 21’, Faton Zejnullahu 22’ - Fisnik Papuqi 87’
Prishtina – Vëllaznimi 4:2 (3:1) Azem Ahmeti 20’, Mentor Mazrekaj 31’, Astrit Fazliu 35’, Liridon Latifi 47’ – Agron Skeraj 24’, Fatih Karahoda 80’

2012/13:
Prishtina - Vëllaznimi 2:0 (0:0) Florim Bërbatovci 64’, Behar Maliqi 86’
Vëllaznimi - Prishtina 0:1 (0:0) Liridon Kukaj 86’
Prishtina – Vëllaznimi 5:0 (1:0) Astrit Fazliu 3’, Liridon Latifi 58’, Florim Bërbatovci 74’, 90’, Mentor Mazrekaj 87’

2014/15:
Prishtina – Vëllaznimi 1:1 (0:1) Mentor Zhdrella 72’ (pen) – Valon Kasapi 18’ (pen)
Vëllaznimi – Prishtina 0:2 (0:0) Bashkim Shala 76’, Shend Kelmendi 89’
Prishtina – Vëllaznimi 0:0

2016/17:
1/8 e Kupës: Vëllaznimi – Prishtina 0:1 (0:1) Liridon Leci 7’(p)