Lajme

Java V: Trepça ’89 – Prishtina

Java V: Trepça ’89 – Prishtina

Në “Riza Lushta” për këndellje

Prishtinë, 17 shtator 2019 – Në javën e 5-të takohen rivalët e moçëm, skuadra e “minatorëve” pret bardhekaltrit nga kryeqendra. Për Prishtinën është ndeshje jetike dhe domosdo do të tentoj të këndellet pas startit të kampionatit më të keq pas edicionit 2002/03 (atëkohë tre humbje rresht).

Prishtina në tetë përballjet e fundit kundër Trepçës ’89 ka bilanc jashtëzakonisht të mirë, ka fituar 6 prej tyre (dy në “Riza Lushta”) dhe ka barazuar njëherë dhe është eliminuar një herë nga Kupa pas penalltive. Po ashtu, në këto tetë ndeshje Trepça ’89 nuk i ka shënuar asnjë gol Prishtinës.

Java V

Trepça ‘89 – Prishtina

E mërkurë, 18 shtator – ora: 16:00

Stadiumi: “Riza Lushta”,  Mitrovicë

Bylbyl Sokoli FC Prishtina

B. Sokoli: Të rikthejmë vetëbesimin, besoj se do të prezantohemi mirë

“Ndeshje e rëndësishme ku do të mundohemi të rikthejmë vetëbesimin. Besoj se me një angazhim dhe me disiplinë në lojë do të prezantohemi siç është më së miri. Por, jemi edhe të hendikepuar, megjithëse kthehet Leonit Abazi, tani Ahmed Januzi ka një lëndim dhe do të na mungoj shumë, sepse ka qenë njëri prej futbollistëve të dalluar kundër Llapit, por do të shohim çfarë do të ndodh nesër”, ka thënë kryetrajneri, Bylbyl Sokoli.