Lajme

Java VI: Prishtina – Besa 4-0

Java VI: Prishtina – Besa 4-0

Het-trik i Oto John

Prishtina - Besa 4-0 Oto John

Prishtinë, 17 tetor 2020 – Prishtina sot shënoi fitore pas tre ndeshjeve pa fituar. Mposhti skuadrën e re në moshë, por të vjetër në rivalitet, Besën – 4:0. Dy skuadrat u përballën sërish pas dy vitesh nga rikthimi i skuadrës pejane në elitë. Skuadra mysafire u tregua e hapur në “Fadil Vokrri”, nuk u mbrojt për asnjë moment, çka edhe i kushtoi me pësimin e katër golave, por me shumë lehtësi bardhekaltrit sot kanë mundur të arrijnë numër dyshifror të golave.

Prishtina - Besa 4-0 Mergim Pefqeli

Prishtina krijoi shumë raste, por realizoi vetëm katër prej tyre me dy realizues, Oto John (3’, 25’, 60’) dhe Mergim Pefqeli (71’). Skuadra qëlloi edhe dy herë shtyllën, brenda të njëjtit aksion (88’), me John dhe Kryeziun.

Prishtina - Besa 4-0 Gentjan Muça

Prishtina - Besa 4-0 Albin Prapashtica

Po ashtu sot debutuan edhe qendërmbrojtësi Genjtan Muça si dhe anësori ofensivë, Albin Prapashtica, kurse Enis Gavazaj dhe Behar Maliqi regjistruan paraqitjet e para pas rikthimit në Prishtinë.

Prishtina - Besa 4-0 Enis Gavazaj

Prishtina - Besa 4-0 Behar Maliqi

Lëndim, goditje, pësuan Lilaj dhe Abazi, kurse Dellova është me gjendje gripi.

Prishtina testin e vërtet do ta ketë të mërkurën në Drenas me Feronikelin në kuadër të javës së 7-të.

FC Prishtina

Prishtina – Besa 4-0 (2-0)

Golat: Oto John 3’, 25’, 60’, Mergim Pefqeli 71’

Gjyqtarë: Ilir Mehmeti, Arton Latifi, Alban Ejupi, Dardan Çaka

KV: D. Curri, G. Mici, B. Krasniqi, M. Pefqeli – G. Salihu

Pozita jashtë lojës: Pri 3-1 Besa

Kornerët: Pri 7-0 Besa

Gjuajtjet totale: Pri 20-3 Besa

Gjuajtjet në portë: Pri 13-2

Prishtina (4-2-3-1): 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim Kryeziu, 22. Gentjan Muça, 18. Gledi Mici – 7. Lorik Boshnjaku /c/ (13. Behar Maliqi – 66’), 88. Sabien Lilaj (20. Qendrim Zyba – 38’) – 10. Endrit Krasniqi (9. Leotrim Kryeziu – 78’), 23. Leonit Abazi (8. Mergim Pefqeli – 46’), 21. Enis Gavazaj (27. Albin Prapashtica – 66’) – 77. Oto John. Zëvendësues: Ivan Jeliç, Tun Bardhoku.

Besa: 40. Visar Haxhijaj – 2. Ardi Ajdini, 3. Filip Sekic, 5. Fisnik Papuqi, 8. Lucas Marques Da Silva, 10. Donart Sheqerolli /c/ (9. Matheus De Paula – 78’), 19. Ardit Tahiri (17. Festim Haxhiu – 78’), 25. Valton Ibrahimi, 26. Redon Syla, 30. Etnik Bruti (37. Arber Maznikolli – 55’), 33. Gentrit Salihu (21. Ron Raqi – 55’). Kryetrajner: Jerome Klein.

Prishtina - Besa 4-0 Endrit Krasniqi

Golat/rastet:

Prishtina e nisi furishëm takimin dhe që në sekondën e 30-të me gjuajtjen e Abazit nga anash paralajmëroi skuadrën mike.

Dhe po luhej minuta e tretë kur Bekteshi me top të gjatë nga thellësia e asiston Oto John i cili e ulë topin me gjoks dhe me gjuajtje ballore brenda zonës mposhtë mysafirët – 1:0. Edhe në minutën e 8-të pas topit të dhënë nga Gavazaj gjuajti John, por jo aq saktë, portieri Haxhiaj dëboi në këndore.

Prishtina - Besa 4-0 Oto John

Deri te tentimi i parë i mysafirëve në minutën e 13-të, ishte edhe Boshnjaku që provoi pas topit të dhënë nga Abazi, por shkoi jashtë, kurse ish-futbollisti i ri i Prishtinës, Gentrit Salihu që sprovoi Haxhon me gjuajtje ballore nga ndërprerja, por portieri vendas priti dhe dëboi gjuajtjen.

Prishtina - Besa 4-0 Besnik Krasniqi

Në minutën e 18-të krahu i djathtë e që sot funksionoi mjaft mirë, nëpërmjet Gavazaj – B. Krasniqi, ky i fundit nga afërsia gjuajti drejt në portier.

Kurse, në minutën e 25-të, Prishtina e nis me shpejtësi një ndërprerje nga e djathta, bashkëveprim i mirë John – Endrit Krasniqi i cili bukur asistoi për sulmuesin i cili nga afërsia nga e majta mposhti për herë të dytë portierin Haxhiaj – 2:0.

Prishtina - Besa 4-0 Oto John

Deri në fund të pjesës së parë Prishtina pati edhe katër tentime.

35’ – Pasime të B. Krasniqit nga e djathta, Abazi e ndal në kahun tjetër, e E. Krasniqi gjuajtja e të cilit u devijua e këndore.

39’ John e shërben Abazin në krah tentimi i të cilit përfundon jashtë. Po të njëjtin minutë, Bekteshi si te goli i parë e shërben John, por kësaj here gjuajti lartë.

Pjesa e parë u mbyll (43’) me tentimin e John me kokë jashtë portës pas harkimit të Gavazajt nga krahu i majtë.

Prishtina - Besa 4-0 Oto John

Në pjesën e dytë përveç gjuajtjes së Pefqelit jashtë portës (49’) deri në minutën e 50-të kur shënoi John në përballje me portierin pas asistimit të Boshnjakut (3:0), nuk regjistruam ndonjë situatë tjetër.

Ishin mysafirët që po tentonin organizime shterpe sulmi dhe prishtinasit çdo gabim të tyre me shpejtësi e konkretizonin në rast shënimi. Megjithatë një tentim të pastër të mysafirëve në momentin e fundit nga vija e portës e largoi mbrojtësi i majtë Mici (67’).

Në minutën e 71-të aksionin e shpejtë të Pefqelit, vetë ky i fundit, pas asistimit të dytë në ndeshje të Endrit Krasniqi, e konkretizoi me shënim – 4:0.

Prishtina - Besa 4-0 Mergim Pefqeli

Deri në minutën e 88-të, ishte edhe njëherë John që pas pasimit nga Maliqi, e gjuajti lehtë në duart e portierit (77’), atëherë bashkë me 5 minutat shtesë, bardhekaltrit kanë mundur të shënojnë pothuajse një çdo sekondë të ndeshjes.

Pesë tentime në minutën e lartcekur, Prapashtica – John e Zyba e ku ky i fundit gjuajti jashtë. Pastaj Kryeziu me ballore drejt në portier.

Prishtina - Besa 4-0 Leotrim Kryeziu

Dhe John qëllon shtyllën nga e majta, nga topi i dëbuar Pefqelit i bllokohet tentimi drejt portës e nga topi i kthyer Kryeziu qëllon shtyllën.

Krejt në fund, Pefqeli (89’) gjuajti lartë nga pozitë e mirë, kurse tentimin e Kryeziut (90’+1) përfundoi mbi portë, kurse golin e bukur të John me kokë u anulua për pozitë jashtë lojës.

Prishtina - Besa 4-0 Zekirija Ramadani

Deklaruan:

Zekirija Ramadani: Me të vërtet humbëm shumë raste në një ndeshje pa e nënvlerësuar aspak Besën, mendoj që e arritëm objektivin, por testi i vërtet se çfarë pune kemi bërë gjatë dy javëve, do të jetë në mesjavë kundër Feronikelit. Aty do të jetë testi i vërtet se a kemi pasur ndonjë progres apo jo. 

Oto John: Jam i lumtur për shënimin e këtyre golave, sepse më duheshin aq shumë për të rikthyer vetëbesimin dhe për ta ndihmuar ekipin. Besoj të vazhdojmë të punojmë kështu që t’i arrijmë disa rezultate të mira. Thjesht jam i gëzuar për fitoren e sotme. Na duhet pushim tani, të kemi vazhdimësi të punës, sepse na pret Feronikeli e që do të jetë ndeshje e vështirë, por ne do të udhëtojmë për tre pikë. 

Prishtina - Besa 4-0 Leonit Abazi

Prishtina - Besa 4-0 Sabien Lilaj