Lajme

Java VI: Prishtina – Gjilani

Java VI: Prishtina – Gjilani

Respekt Gjilanit – Prishtina me trajnerin e ri donë fitore

Prishtinë, 22 shtator, 2017 – Gjilani vetëm edicionin e tretë e luan në Superligë pas tre vitesh mungesë dhe tani sikurse pas luftës ka fituar respektin dhe çmohet si kundërshtar i denjë. Gjilani vetëm vitin e kaluar triumfoi për herë të parë pas luftës në kampionat kundër Prishtinës. Dhe, dallimi vetëm një pikë duke ndarë pozitat e dyta dhe treta bënë që kjo përballje të prodhoj cilësi dhe interesim të madh.

Prishtina me trajnerin e ri, Mirel Josa, ka vetëm një mungesë, Lorik Maxhunin e suspenduar në dy ndeshje. Është punuar maksimalisht gjatë tërë javës dhe ndryshimet eventuale në lojë mund t’i shihni edhe nesër në transmetimin e drejtpërdrejtë nga ora 16:00 në Supersport Kosova.

Java VI:

Gjilani – Prishtina

E shtunë, 23 shtator – ora: 16:00

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Gramos Shala (Pe), Fatmir Sekiraqa (Pd), Visar Kelmendi (Pe) – Leutrim Mustafa (Pd)

Josa: Me rezultatet e arritura Gjilani meriton respekt – do të japim maksimumin për të nxjerrë rezultat

“Jam i kënaqur se si janë impenjuar futbollistët në stërvitje. Normalisht kur të ndërrohet trajneri, e më ka qëlluar edhe herë tjetër, sikur kur kam ikur, po ashtu edhe kur kam ndërruar trajner tjetër, ka njëfarë impulsi tjetër, por unë nuk besoj se do të ketë ndryshim sa i përket impenjimit dhe do të jetë maksimal. Gjilanin e respektojmë, ashtu si çdo skuadër tjetër, por po ashtu është skuadër që i ka dhënë tonin kampionatit me rezultatet që ka pasur dhe vetë këto flasin për respektin që do të kemi ne karshi tyre. Nuk ka nënvlerësime, nuk ka mbivlerësime, por ne të bëjmë punën si skuadër dhe të shohim se çfarë rezultati do të nxjerrim”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa.   

Dallku: Duhet të fitojmë për kreun e tabelës

“Ka disa ditë që po provojmë t’ju përshtatemi taktikave të trajnerit dhe kërkesave që ka. Normalisht pak na merr kohë, sepse është trajner me ide krejtësisht tjera, me mënyrë të menduarit brenda lojës. Dhe gjatë tërë javës kemi punuar nga ana taktike, sepse kemi për kundërshtar një ekip serioz që luan futbollin ndër më të mirin në Kosovë. Mirëpo ne jemi shumë të përqendruar dhe kemi shumë dëshirë që trajnerit të ri t’ia dhurojmë fitoren si dhuratë për ta ruajtur nga futbolli i Kosovës. Por, edhe për ne është motiv, sepse është në pyetje kreu i tabelës, por edhe të kemi vazhdimësi, sepse pas Gjilanit i kemi edhe dy ndeshje mjaft të vështira. Shpresoj të jemi të gjithë futbollistët në disponim të mirë, sepse kur ka këso ndryshime brenda ekipit edhe lojtarët kanë motiv shtesë për të treguar se janë të aftë për të qenë titullar për ta bindur edhe trajnerin që nuk ka gabuar që iu ka besuar në këtë ndeshje”, ka thënë kapiteni Dallku.

Statistikat:

Dy rivalët pas luftës kanë zhvilluar 36 ndeshje të përgjithshme ku Gjilani ka vetëm tre fitore, njëra për Kupë që si kishte ndihmuar të kalonte tutje (pranverë, 2003), dhe e dyta për Superkupë (verë, 2000), ndërsa fitoren e parë historike e ka arritur në edicionin e kaluar, 1:0. Po me këtë rezultat janë mbyllur gjashtë ndeshjet e fundit dhe pesë prej tyre i ka fituar Prishtina.

Pra, me 22 fitore, 11 barazime dhe 3 humbje, Prishtina ka golldallim +37, 62:25.

Edhe pse për ndeshje efikasiteti është 2.4 gola për ndeshje (Prishtina 1.7 – 0.69 Gjilani), këto skuadra rezultatin më të shpeshtë, 10-herë e kanë 1:0 (Prishtina 8 herë, 2 si mysafire – 2 Gjilani si vendas, njëra për Kupë).

Ndërsa Prishtina fitoren më të thellë kampionale pas luftës e ka me Gjilanin, 7:0 (pranverë, 2007). Por, Prishtina ka edhe fitore 5:1, 4:0 dhe 4:1.

62 golat e Prishtinës kanë shënuar 34 futbollistë dhe prin me 6 gola, Sheremet Isufi (1x3, 1x2), ndërsa nga futbollistët aktual dy gola ka shënuar Mazrekaj dhe nga një gol Khalid dhe Boshnjaku.

Për Gjilanin 25 golat i kanë shënuar 16 futbollistë dhe prin Premtoj Muja me 4.

Prishtinës i kanë prirë 14-trajnerë, Ajet Shosholli me 7 ndeshje (3-2-2), Ramiz Krasniqi 6 (3-3-0) dhe Afrim Tovërlani 5 (4-1-0).

Gjilanit i kanë prirë 11 trajner dhe vetëm tre kanë pasur fatin të shijojnë nga një fitore, si Arbnor Morina, Musa Selimi dhe Muharrem Sahiti. Ky i fundit ka më së shumti paraqitje, 18, por me bilanc katastrofal, me 1 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje. Asnjë tjetër nuk ka më shumë se tre paraqitje.

Nga 6 dhe 5 përballje kanë pasur Krasniqi dhe Sahiti (3-3-0), dhe Tovërlani me Sahitin (4-1-0).

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Gjilani – Prishtina 1:1 (1:1) F. Fetahu 38’ – K. Munishi 9’
Prishtina - Gjilani 1:0 (0:0) Ynall Duraku 68’
Superkupa: Prishtina - Gjilani 1:4 (0:1) F. Berisha 88’ – Xh. Muji 9’, 90’, N. Sahiti 56’, N. Ajeti 79’

2000/01:
Gjilani - Prishtina 1:1 (0:0) Besnik Kollari 89’ – Sheremet Isufi 88’
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Bashkim Patoku 14’

2001/02:
Prishtina - Gjilani 3:1 (3:0) Sh. Isufi 14’, 32’, Fadil Vuçitërna 16’ – Burim Terziu 89’
Gjilani - Prishtina 1:1 (0:0) Halil Halili 62’ – Uliks Emra 60’

2002/03:
Prishtina – Gjilani 4:0 (3:0) Xhevdet Llumnica 4’, Sheremet Isufi 8’, 18’, 81’
Gjilani – Prishtina 0:0
Kupa: 1/2: Prishtina – Gjilani 3:1 (1:0) Fitim Krusha 11’, Arsim Plepolli 50’, 65’ – Premton Muja 87’
Kupa: 1/2: Gjilani – Prishtina 1:0 (0:0) Arben Zeqiri 89’

2003/04:
Prishtina – Gjilani 3:0 – Gjilani ishte tërhequr nga garat
Gjilani – Prishtina nuk u zhvillua

2005/06:
Prishtina - Gjilani 2:0 (2:0) Malsor Gjonbalaj 8’, Florim Humolli 42
Kupa 1/8 Gjilani – Prishtina 0:3 (0:2) Artan Krasniqi 13’, Mervan Hoxha 31’, Nikollë Dushi 88’
Gjilani - Prishtina 0:0
Kupa 1/8: Prishtina – Gjilani 1:1 (0:1) Eduard Berisha 70’ – Liridon Hasani 20’

2006/07:
Gjilani - Prishtina 1:2 (0:0) Bashkim Arifi 74’ – Arben Zhjeqi 54’, Uliks Emra 70’
Prishtina - Gjilani 7:0 (5:0) N. Dushi 6’, 19’, 30’, Emin Baliqi 35’, 57’, Ardian Kozhani 43’, U. Emra 78’

2007/08:
Gjilani - Prishtina 1:2 (0:2) Arben Zeqiri 56’ – Ertan Hasan 25’, 42’
Prishtina – Gjilani 3:1 (1:0) Kushtrim Munishi 18’, Yll Hoxha 88’, Ertan Hasan 90’ – Premton Muja 80’

2008/09:

Gjilani - Prishtina 0:1 (0:1) Suad Saliagiq 17’
Kupa 1/8: Gjilani – Prishtina 2:3 (1:1) Premton Muja 7’, Arifi 90+3’ – Berat Hyseni 38’, 80’, Behar Maliqi 52’
Prishtina – Gjilani 2:2 (0:1) Argjent Mustafa 14’, Berat Hyseni 52’ – Liridon Hasani 31’, 70’

2009/10:
Gjilani - Prishtina 0:2 (0:0) Azem Ahmeti 56’, Astrit Fazliu 72’
Prishtina – Gjilani 2:1 (1:0) Ardian Kozhani 22’, Suad Saliagiq 70’ – Sabri Osmani 84’
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Suad Saliagiq 45’

2010/11:
Kupa 1/2: Gjilani - Prishtina 1:1 (1:0) Sabri Osmani 21’ – Suad Saliagiq 74’
Kupa 1/2: Prishtina – Gjilani 3:1 (1:1) I. Llumnica 1’, A. Fazliu 16’, S. Saliagiq 82’ – F. Frangu 33’

2011/12:
Prishtina – Gjilani 1:1 (0:1) A. Ahmeti 70’ – Vllaznim Jashari 45’
Gjilani - Prishtina 1:1 (1:1) Premton Muji 43’ – Mentor Mazrekaj 10’
Gjilani - Prishtina 1:5 (1:2) G. Sermaxhaj 12’ – M. Mazrekaj 18’, F. Zejnullahu 35’, 70’, A. Fazliu 62’, E.        Fetahu 78’

2015/16:
Gjilani – Prishtina 0:0
Prishtina – Gjilani 1:0 (0:0) Berat Hyseni (p) 81’
Gjilani – Prishtina 0:1 (0:0) Lorik Boshnjaku 54’

2016/17:
Prishtina – Gjilani 1:0 (1:0) Liridon Kukaj 2’
Gjilani – Prishtina 1:0 (0:0) Betim Haxhimusa 59’
Prishtina – Gjilani 1:0 (0:0) Basit Abdul Khalid 87’