Lajme

Java VI: Prishtina – Gjilani

Java VI: Prishtina – Gjilani

Bardhekaltrit të motivuar kundër liderit

Prishtinë, 21 shtator 2019 – Dy rivalët e mëdhenj të dikurshëm të dy viteve të pasluftës, prej asaj kohe nuk kanë qenë në këso pozita në klasifikim. Dhe, lidershipi në klasifikim e motivon jashtëzakonisht shumë skuadrën e Prishtinës. Pas fitores në Mitrovicë, skuadra është e etur për vazhdimësi pozitive dhe sidomos kur tani do të ndeshet me skuadrën që ka renditur katër fitore rresht pa pësuar gol.

Përndryshe, Gjilani është skuadra që Prishtina ka bilancin më pozitiv në vend dhe nga 42 ndeshje zyrtare i ka vetëm 3 humbje, prej tyre vetëm 1 kampionale (2016/17) dhe në 7 ndeshjet e fundit Prishtina ka 6 fitore (5 rresht) dhe një barazim.

Prishtina, përveç Januzit që nuk është ende në gjendjen optimale, nuk ka probleme tjera në skuadër.

 
Çmimi i biletave nuk do të ndryshoj dhe do të ndryshoj dhe do të jetë i njëjtë sikurse në derbin me Llapin, 3 euro në lindje e veri (për tifozët mysafirë), 5 euro në perëndim dhe 10 euro në VIP. Biletat mund t’i gjeni në ditën e ndeshjes pas orës 14:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe përreth stadiumit (tribuna jugore).

Java VI

Prishtina – Gjilani

E diel, 22 shtator – ora 20.00

Stadiumi “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Edmond Zeqiri e Fatmir Sekiraqa (Pd) – Selim Isufi (Mt)

Dallku: Prishtina lufton vetëm për fitore!

“Gjithmonë, edhe sa kam qenë lojtar, kam thënë që Prishtina lufton vetëm për fitore. Kështu që presim fitore, sidomos kur luajmë para adhuruesve tanë të cilëve iu bëjë thirrje dhe i apeloj të vijnë të mbështesin ekipin, të mbështesin lojtarët, sepse është e vetmja mënyrë që të shkohet përpara duke mos e harruar edhe problemin ndërmjet tifozerisë dhe klubit, mund të themi. Këto janë gjëra, që ndoshta marrin pak kohë për t’u zgjedhur, por unë shpresoj që nga dita e nesërme tifozeria do t’i mbështes këta djem, sepse me të vërtet e meritojnë, sepse sa i përket neve do të japim maksimumin për të bërë përzgjedhjen e duhur të lojtarëve brenda fushës dhe t’i përzgjedhim pikërisht ata lojtarë që do të japin qindëpërqindëshin vetëm për fitore”.