Lajme

Java VII: Feronikeli – Prishtina 1-2

Java VII: Feronikeli – Prishtina 1-2

Fitore e çmuar në Drenas

Feronikeli - Prishtina 1-2 Endrit Krasniqi

Drenas, 21 tetor 2020 – Prishtina ka triumfuar përball vendasve të Feronikelit, 2-1. Fitore e çmuar kjo, fitorja e parë si mysafir, e dyta rresht dhe e treta sezonale. 

Bardhekaltrit të parët udhëhoqën, ishte ndërhyrja në Endrit Krasniqin nga Viktor Kuka (29’), kur Besnik Krasniqi nga kjo ndërprerje qëlloi shtyllën dhe nga për pak autogoli topi u dëbua në këndore, nga Enis Gavazaj e harkoi e Gentjan Muça nga paraqitja e dytë shënoi golin e tij të parë pas gjuajtjes me kokë (30’). Faktikisht ishin këto dy tentimet e vetme të Prishtinës në pjesën e parë dhe kjo vazhdoi deri te minuta e 76-të te tentimi i ardhshëm i kryeqytetasve.

Vendasit ishin më dominues gjatë kësaj kohe periudhe, kurse barazuan me mjeshtërinë e Mendurim Hotit që në fillim në pjesën e dytë (46’), megjithëse topi i gjuajtur nga ai u devijua nga mbrojtësi Muça dhe përfundoi në rrjetë.

Feronikeli - Prishtina 1-2 Endrit Krasniqi

Ishte Endrit Krasniqi që sërish nxori skuadrën, sot pa dyshim futbollisti i ndeshjes, kur vetë nisi një aksion, pastaj po ky u pengua nga portieri Avdyli dhe vetë Krasniqi e përfundoi nga pika e bardhë (84’).

Deri në fund raste të pastra patën edhe Mankenda (90’+3) e John (90’+6), të dy këta të përballur me portier, gjuajtën jashtë portës.

Prishtinën kjo fitore e dërgon në pozitën e dytë me një ndeshje më pak me 11 pikë, 8 më pak se lideri Ballkani.

Prishtina të dielën pret Gjilanin nga ora 14 në “Fadil Vokrri” në kuadër të javës së tetë.

Feronikeli - Prishtina 1-2

Java VII

Feronikeli – Prishtina 1-2 (0-1)

Golat: Mendurim Hoti 46’ – Gentjan Muça 30’, Endrit Krasniqi (p) 84’

Gjyqtarë: Tefik Maloku, Edmond Zeqiri, Benon Këpuska, Mervan Bejtullahu

KV: Bojku, Kuka, Avdyli – B. Krasniqi, Maliqi, Mankenda

Pozita jashtë lojës: Frn 1-3 Pri

Kornerët: Frn 9-2 Pri

Gjuajtjet totale: 9-8 Pri

Gjuajtjet në portë: Frn 2-5 Pri

Feronikeli: 90. Ilir Avdyli – 62. Viktor Kuka (9. Marclei Cesar Santos – 46’), 5. Lapidar Lladrovci /c/, 4. Albert Dabiqaj, 99. Yll Hoxha, 8. Argjend Malaj, 33. Marko Miliçkoviç, 10. Besmir Bojku, 14. Adem Maliqi, 17. Bedri Greca, 7. Mendurim Hoti (30. Dorent Hajdari – 79’). Kryetrajner: Klodian Duro.

Prishtina (4-2-3-1): 35. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim Bekteshi, 22. Gentjan Muça, 18. Gledi Mici – 7. Lorik Boshnjaku (13. Behar Maliqi – 72’), 20. Qendrim Zyba (4. Tun Bardhoku – 90’+1) – 10. Endrit Krasniqi, 23. Leonit Abazi (15. Gauthier Mankenda – 72’), 21. Enis Gavazaj (8. Mergim Pefqeli – 62’) – 77. Oto John. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Donat Hasanaj, Leotrim Kryeziu. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Feronikeli - Prishtina 1-2 FC Prishtina

Golat/rastet:

Deri në minutën e 30-të ishte skuadra vendase që nga iniciativa që pati e tentoi dy herë portën, pas harkimit me kokë Hoti gjuajti jashtë (5’) dhe Miliçkoviç gjuajti po jashtë nga pozita ballore pas një aksioni më të gjatë (8’). Edhe tentimin e fundit në pjesën e parë e patën me gjuajtje jashtë portës me Dabiqajn (45’+2)

Feronikeli - Prishtina 1-2 Qendrim Zyba

Prishtina e pati momentin vetëm në minutën e 30-të. Ishte Endrit Krasniqi që nxori skuadrën sot, ishte ndërhyrja në të nga Viktor Kuka (29’), kur Besnik Krasniqi nga kjo ndërprerje qëlloi shtyllën dhe nga për pak autogoli u dëbua topi në këndore, nga Enis Gavazaj e harkoi e Gentjan Muça nga paraqitja e dytë shënoi golin e tij të parë pas gjuajtjes me kokë (30’) – 0:1.

Feronikeli - Prishtina 1-2

Pjesa e dytë nisi furishëm për vendasit, Mendurim Hoti pasi pranoi top para zonës, bukur u fut në zonë me lëvizje mashtruese i krijoi hapësirë vetës dhe ishte me fat pasi gjuajtja u devijua nga Muça dhe u përplas në rrjetë – 1:1 (46’).

Feronikeli - Prishtina 1-2

Në minutën e 54-të, pas depërtimit të Yll Hoxhës dhe harkimit për Hotin krejtësisht të vetmuar, gjithçka mund të përmbysej, sikurse sulmuesi vendas të ishte më i saktë me kokë i cili qëlloi fushën e pastaj topi mori kah e doli mbi kuadrat.

Pastaj edhe tre tentime të vendasve për tre minuta, 65, 67 dhe 68. Së pari ishte Hoti që pas depërtimit nga e majta drejt qendrës ishte i pafat gjuajti jashtë, së dyti Dabiqaj gjuajti jashtë nga ballorja dhe në fund aksion i mirë i Miliçkoviç – Hoti – Cesar Santos, ky i fundit gjuajti pranë pingules së majtë.

Feronikeli - Prishtina 1-2 Endrit Krasniqi

Më në fund prishtinasit u këndellen, e për meritë të Endrit Krasniqit që me dy tentimet e tij po të njëjtën minutë (76’), së pari pasimin te Pefqeli djathtë që bukur u gjend përball portierit të cilit topi i shkoi drejt në të dhe pastaj provoi një gjysmëballore sa për trembur portierin Avdyli i cili megjithatë ishte i sigurt.

Feronikeli - Prishtina 1-2

Po luhej minuta e 83-të kur Endrit Krasniqi provon pasim ballor drejt zonës për Mankendën që s’ia arriti të mbërrinte, por as John para se të cilit reagoi portieri Avdyli dhe nga aktivizimi edhe i Lladrovcit përfitoi furishëm Endrit Krasniqi që rrëmbeu topin dhe Avdyli s’kishte rrugë tjetër veç ta kapte dhe ta pengonte – çka gjyqtari, shumë autoritativ sot, Maloku, dha shenjë në penallti.

Feronikeli - Prishtina 1-2 Endrit Krasniqi

Endrit Krasniqi ishte i saktë nga pika e bardhë (84’) – 1:2.

Feronikeli - Prishtina 1-2 Endrit Krasniqi

Feronikeli - Prishtina 1-2

Deri në fund edhe tre tentime të Prishtinës për ta siguruar fitoren me rezultat edhe më bindës.

E. Krasniqi e harkoi këndoren e djathtë, Pefqeli pas gjuajtjes me kokë ishte i pafat, topi skaj pingules së kundërt (87’).

Feronikeli - Prishtina 1-2

 Feronikeli - Prishtina 1-2 Mankenda

Pas minutës së dytë shtesë Mankenda krejt i bëri mirë, por kur doli nga e djathta me portier gjuajti jashtë. Edhe në minutën e 6-të shtesë ishte Mankenda që bukur nga e majta e pasoi John i cili edhe më bukur u lirua nga dy futbollistë vendas, doli përball portierit, por gjuajti mbi portë.

Feronikeli - Prishtina 1-2 Oto John

Tentimin e vetëm vendasit e patën nëpërmjet kapitenit Lladrovci që pas këndores provoi me gërshërë, por mbi kuadrat.

Feronikeli - Prishtina 1-2 Zekirija Ramadani

Deklaruan:

Zekirija Ramadani: “Ishte derbi, si para dhe gjatë ndeshjes. Dy ekipet dhanë maksimumin. I uroj futbollistët për fitoren e cila gjithsesi ishte shumë e mundimshme, mirëpo tre pikë shumë të rëndësishme për rritjen e vetëbesimit në ekip dhe për ta vërtetuar që ato dy javë që i patëm pauzë, kemi punuar dhe kemi përmirësuar shumë gjë. Secili sot nga futbollistët dha maksimumin dhe tani me këmbë në tokë të marrim ndeshjen e radhës në fundjavë (Gjilanin)”

Genjtan Muça: “E kam provuar edhe më përpara të shënoj, por kënaqësia e të fituarit të ndeshjes shijon më shumë, më e bukur, më e mirë, më e gëzueshme. Dhe më vije mirë që ndihmova skuadrën ashtu siç skuadra më ka ndihmuar mua shumë për një kohë kaq të shkurtër. Jam i lumtur për fitoren dhe shpresoj për vazhdimësinë ”