Lajme

Java VII: Prishtina – Feronikeli

Java VII: Prishtina – Feronikeli

Bardhekaltrit do të provojnë të mposhtin Niklin në shtëpinë e tyre

Prishtinë, 26 shtator, 2017 – Nesër nga ora 15:30, Prishtina e “pret” Feronikelin në fushën e kësaj të fundit. Në vitet e fundit ishte krijuar rivalitet i madh ndërmjet dy skuadrave, por tani është Prishtina që  nga katër ndeshjet e fundit tre ka fituar dhe një ka barazuar. Ndërsa edhe klasifikimi momental flet në të mirë të Prishtinës me dy pikë përpara.

Prishtina ndeshjes i hyn pas pesë ndeshjeve pa humbje ku i ka fituar tre prej tyre. Por, forma e drenicasve nuk është e mirë, vijnë pas dy barazimeve dhe një humbjeje dhe mesiguri kryeqytetasit do të jenë motiv shtesë për ta. Dhe, skuadra jonë ka bërë përgatitjet e duhura për t’u përball me një rival aspak të lehtë dhe në fushën e tyre.

Prishtina ka mungesë Maxhunin edhe të një ndeshje suspendim, ndërsa as Khalid tani e disa kohë nuk është në gjendjen më të mirë dhe aktivizimi i tij është i dyshimtë.

Java VII

Prishtina – Feronikeli

E mërkurë, 27 shtator – ora: 15:30

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Gjyqtarët: Fatmir Tahiri (Mt), Driton Preniqi (Ka), Kujtim Bajrami (Gjl) – Labinot Fejzaj

Josa: Feronikeli skuadër e mirë organizuar – të jemi serioz maksimalisht

“Ne duhet të kemi parasysh që të jemi serioz në çdo ndeshje, një seriozitet që deri diku më treguan në ndeshjen me Gjilanin, pavarësisht se ajo doli baras. Më intereson disiplina taktike në skuadër dhe unë them që na pret ndeshje e vështirë, sepse Feronikeli është skuadër e mirë organizuar pavarësisht rezultateve që kanë pasur në fushën e vetë dhe nuk do të thotë që çdo gjë do të jetë e lehtë për ne. Kështu që serioziteti që kemi do të bëjmë të dalim me sukses. E dimë që renditja është e ngjeshur, qoftë lartë apo poshtë tabelës, kështu që ne do të eliminojmë se s’bënë, hapat fals. Na presin dy ndeshje të vështira, por në fillim do të mendojmë vetëm për Feronikelin”, ka thënë kryetrajneri, Mirel Josa. 

Mankenda: Respekt Feronikelit – por Prishtina ekip i madh dhe duam fitore

“E njoh tani më skuadrën e Feronikelit. Është ekip i mirë dhe ne i respektojmë, por Prishtina ekip i madh dhe duam të fitojmë. Besojmë se jemi duke ardhur te loja, nuk luajtëm keq as me Gjilanin dhe pas kësaj ndeshje kemi fol, kemi punuar t’i përmirësojmë gabimet e asaj ndeshje dhe tani duhet harruar atë ndeshje për t’u përqendruar me Feronikelin”, ka thënë Gauthier Mankenda. 

Statistikat:

Prishtina dhe Feronikeli pas ndeshjes kanë zhvilluar 18 ndeshje zyrtare, prej tyre 15 kampionale, ndërsa dy për Kupë e një për Superkupë që i ka fituar të tria Prishtina.

Ndërsa në 15 ndeshjet kampionale Feronikeli ka bilanc pozitiv prej 7 fitoreve, Prishtina i ka 5 dhe 3 ndeshje janë mbyll baras, por golldami +1 për bardhekaltrit, 17:16, ndërsa bilanci i përgjithshëm është 8 fitore të bardhekaltërve, 3 barazime dhe 7 të Niklit, +12, 30:18 për kryeqytetasit.

30 golat e Prishtinës i kanë shënuar 18 futbollistë, prin Florim Bërbatovci me 5 (1x3, 1x2), kurse nga futbollistët aktiv nga 1 gol kanë shënuar, Khalid, Mankenda, Januzi dhe Curri.

18 golat e Feronikelit kanë shënuar 9 futbollistë dhe prin ish-kapiteni i Prishtinës, tani i Feronikelit me 6 gola.

Dy skuadrat në përballjet e tyre kanë 2.6 gola për ndeshje, kurse Prishtina 1.6, kurse Feronikeli 1 gol. Këto statistika i dëshmon se skuadrat vetëm një herë kanë luajtur pa gola, kurse rezultati më i shpeshtë është 1:0 (Prishtina 7 fitore, 2 si vendas – Feronikeli 4 fitore, nga 2 në dy fushat). Feronikeli ka edhe fitore prej 2:0 – dy herë si vendas, sikurse edhe një 3:1.

Prishtina ka fitort për Kupë, 9:0 e 8:1 në kampionat, janë ndër më të thellat e skuadrës.

Prishtinës i kanë prirë 11 trajnerë dhe vetëm Afrim Tovërlani ka udhëhequr më shumë se dy takime (5 ndeshje, 3-0-2, 11:6). Kurse Feronikelin në më shumë se një ndeshje e kanë udhëhequr Gani Sejdiu pa humbje (5 ndeshje, 3-2-0, 8:4), Ramiz Krasniqi 5 ndeshje (2-0-3-, 4:4) dhe Afrim Tovërlani me 4 (1-1-2, 2:3). 

Përballjet pas luftës:

2002/03: Kupa 1/16 Feronikeli - Prishtina 0:9 (0:5) A. Plepolli 16’, 44’,  Xh. Llumnica 38’, 53’,  U. Emra 40’, 42’, 79’, 86’, V. Munishi 68’

2012/13: Prishtina – Ferronikeli 1:0 (0:0) Liridon Kukaj 90’
Kupa, 1/8 Ferronikeli - Prishtina 1:2 p.v. (1:1)Fatih Karahoda 74’ – Florim Bërbatovci 50’, 110’
Ferronikeli – Prishtina 2:0 (1:0)Elhami Berisha 43’, Fatih Karahoda 67’
Feronikeli – Prishtina 1:8 (0:3)Endrit Demaku 69’ - A. Fazliu 3’, G. Begolli 9’, D. Krasniqi 19’, F. Bërbatovci 60’, 75’, 82’, B. Krasniqi 62’ 69’

2013/14: Feronikeli – Prishtina 2:0 (1:0)Karahoda 32’, 50’
Prishtina – Feronikeli 1:0 (0:0)Berat Hyseni 90+3’
Feronikeli – Prishtina 1:0 (0:0)Triumf Shabani 74’

2014/15: Prishtina – Feronikeli 0:1 (0:1)Mirlind Dërmaku 34’
Feronikeli – Prishtina 1:1 (1:0)Behar Maliqi 11’ (pen) – Liridon Latifi 88’
Feronikeli – Prishtina 2:2 (1:0)Behar Maliqi 21’, Lapidar Lladrovci 57’ – Labinot Osmani (pen) 79’, 90+1’

2015/16: Prishtina – Feronikeli 0:1 (0:0)Mevlan Zeka 63’
Feronikeli – Prishtina 3:1 (0:1)Behar Maliqi 52’, 87’, Mendurim Olluri 90+2’ – Gentrit Begolli 16’
Feronikeli – Prishtina 1:0 (1:0)Mendurim Hoti 13’

2016/17: Superkupa Feronikeli – Prishtina 1:2 (0:1) Behar Maliqi (p) 51’ – Endrit Krasniqi 36’, Ahmed Januzi 72’
Feronikeli – Prishtina 0:1 (0:1)Debatik Curri 6’
Prishtina – Feronikeli 0:0
Feronikeli – Prishtina 1:2 (1:1) Behar Maliqi 45’ (p) – Basit Abdul Khalid 22’, Gauthier Mankenda 62’