Lajme

Java VII: Vushtrria – Prishtina 0-3

Java VII: Vushtrria – Prishtina 0-3

Në Vushtrri 3 gola për 3 pikë

Vushtrria - Prishtina 0-3 Alban Shillova

Prishtinë, 29 shtator 2019 – Prishtina ka fituar bindshëm për fitoren e 4-të rresht duke e afruar sërish në vetëm 2 pikë kreut të tabelës.

Që në rastin e parë, pas harkimit të këndores nga Abazi, Shillova shënoi gol të bukur (2’). Pas këtij goli gjithçka ishte më e lehtë edhe pse vendasit qëlluan traversën pas intervenimit në momentin e fundit të Bekajt (17’). Më shumë vushtrriasit, ndonjë rast ideal, nuk patën, kurse mysafirët vazhduan me lojë të fortë e kundërsulme të shpejta. Ndërsa, ishte gjuajtja nga ndërprerja, përfekte e Korenicës dhe autogoli i Nertil Hoxhës (42’) që pothuajse vendosi fituesin e ndeshjes. Pjesën e dytë Prishtina e mbizotëroi me qetësi – ashtu siç u realizua aksioni i shkëlqyer dhe penalltia në Krasniqin (56’) pas depërtimi në mes dy-tre futbollistëve vendas, me që rast, Armend Thaqi e vulosi rezultatin e takimit nga pike e bardhë (57’).

Vushtrria - Prishtina 0-3 Endrit Krasniqi

Prishtina pas kësaj ndeshje pushon në javën e rregullt të mesjavës, sepse ndeshja me Drenicën është shtyrë për 16 tetor përshkak ruajtjes së fushës për Përfaqësuesen, por menjëherë në fundjavë udhëton në Therandë për t’u ndeshur me Ballkanin vendas në kuadër të javës së 9-të.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Tun Bardhoku

Java VII: Vushtrria – Prishtina 0-3 (0-2)

Golat: Alban Shillova 2’, Nertil Hoxhaj (aut) 42’, Armend Thaqi 57’

Shikues: rreth 3.000

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Bardh Ajeti (Mt)

KV: K. Lushaku – A. Thaqi, T. Bardhoku, E. Krasniqi, M. Korenica

Pozita jashtë lojës: Vush 3-1 Pri

Kornerët: Vush 6-4 Pri

Gjuajtjet totale: Vush 10-6 Pri

Gjuajtjet në portë: Vush 7-4 Pri

Vushtrria: 1. Enis Manxholli /c/ - 5. Klevis Lushaku, 8. Dior Zabërxha (77. Alush Gavazaj – 73’), 16. Etrit Halimi, 17. Djellon Dragusha, 22. Valmir Azemi (9. Qendrim Gashi – 60’), 26. Drilon Fazliu, 29. Nertil Hoxhaj, 44. Ygor Vinicius De Souza, 66. Ian Augusto De Almeida Ribeiro, 95. Matheus Henrique De Paula (21. Eri Lamçja – 65’). Kryetrajner: Antonio Toma. 

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 28. Leotrim Bekteshi, 22. Labinot Ibrahimi, 4. Tun Bardhoku – 77. Ardit Hila, 18. Ergyn Ahmeti (5. Diar Miftaraj – 63’), 6. Endrit Krasniqi – 23. Leonit Abazi (11. Kreshnik Uka – 70’), 10. Meriton Korenica (9. Trimror Selimi – 79’), 17. Alban Shillova. Zëvendësues: Eglant Haxho, Lorik Boshnjaku, Qendrim Zyba, Gauthier Mankenda. Kryetrajner: Armend Dallku.

FC Prishtina

Komenti:

Prishtina ka arritur fitoren e 4-të rresht nga 7 ndeshje të zhvilluara me gjithë dy humbje dhe një barazim duke grumbulluar 13 pikë – 2 më pak se lideri në klasifikim.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Leonit Abazi

Prishtina me këtë rezultat nuk ka fituar ndaj Vushtrrisë nga viti 2003, po ashtu në Vushtrri. Fitorja e thellë e shton besimin edhe më shumë te skuadra, por padyshim që test tjetër i rëndësishëm është edhe udhëtimi në Therandë.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Meriton Korenica

Përndryshe, Shillova shënoi golin e 2-të me Prishtinën, ndërsa Thaqi të 1-rin sezonal dhe të 9-në me fanellën e Prishtinës. Mëkat që Korenicës nuk iu numërua goli nga gjuajtja e bukur, megjithëse regjistron asistim e parë, ndërsa Abazi e Krasniqi asistimet e dyta sezonale.

Kjo ndeshje po ashtu do të mbahet në mend edhe për debutimin e sulmuesit këmbëshpejtë 19 vjeçarit, Trimror Selimi.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Ardit Hila

Minutë pas minute:

1’ Dragusha nga e majta provon gjuajtjen, por jashtë pingules së afërt.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Alban Shillova

2’ Abazi “nxjerr” korner dhe e harkon vetë ai nga e djathta, topin nuk ia dalin të largojnë vendasit, ndërsa Shillova shkëputet e gjuan me këmbë të djathtë, topi fluturon në këndin e sipërm të portierit Manxholli për gol të bukur të realizuar – 0:1.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Alban Shillova

Vushtrria - Prishtina 0-3

12’ Aksion i mirë i mysafirëve mbyllet me gjuajtjen e ulët të Korenicës, portieri vendas ndal dhe kap topin para Krasniqit.

14’ Hoxhaj harkon nga ndërprerja ballore, De Paula me kokë e kthen lehtë nga porta, por në vend portieri Bekaj.

17’ Aksion i gjatë i bukur nga vendasit…Ribeiro harkon nga e majta në shtyllën e dytë, sulmuesi shtatgjatë De Paula e kthen kah porta, Bekaj shpëton skuadrën duke intervenuar në momentin e fundit, topi qëllon traversën, pjesën e sipërme dhe këndore.

25’ Tentim i rrezikshëm për pasim nga e majta prej Fazliut, por Bekaj ndal dhe kap topin.

28’ Sharje në korr nga tifozeria vendase, gjyqtari ndal lojën, tërheq vëmendjen, ashtu siç veproi edhe me fillimin e pjesës së dytë.

33’ Abazi e harkon këndoren e djathtë, portieri Manxholli e dëbon në të dytë, Ibrahimi gjuan, ishte pozitë ideale, por mbi portë.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Labinot Ibrahimi

35’ Ribeiro harkon nga e majta në krahun e kundërt ku nga e para provon gjuajtjen Dragusha, por jashtë.

37’ Fazliu nga e majta e shërben De Paula-n në vijë të zonës nga ruhej prej Bekteshit, ia del të kthehet nga porta e të gjuaj, por jo aq fortë e saktë sa të befasonte Bekajn që kap topin.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Meriton Korenica

42’ Shillova ndalet me faull. Distancë jo e vogël, Korenica gjuan furishëm, Hoxhaj me kokë tenton të dëbonte në këndore, por shënon autogol të bukur për Prishtinën – 0:2.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Meriton Korenica

45’+3 De Souza harkon – Dragusha në pozitë të mirë ballore brenda zonës, ishte edhe i papenguar, gjuan plogësht e kap topin Bekaj pa ndonjë vështirësi.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Endrit Krasniqi

56’ Super aksion i Prishtinës, në fund Bardhoku nga e majta pason te Shillova para zonës, ky me të parën në krah të majtë ia vazhdon Krasniqit që këmbëngul e depërton në mesin e tre futbollistëve, por pengohet palejueshëm nga Lushaku dhe gjyqtari Isufi akordon penallti.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Armend Thaqi

57’ Nga pika e bardhë i saktë Thaqi – 0:3.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Armend Thaqi

68’ Fazliu nga pozitë jo e mirë prej të djathtës tenton portën, në vend Bekaj.

80’ Pas tentimit për të futur topin në zonë nga mysafirët, topi dëbohet drejt jashtë zone, Krasniqi gjuan ulët dhe jashtë.

82’ Gashi nga e djathta e shërben bukur në zonë Fazliun, lirohet nga një futbollist prishtinas, por para se të tentonte gjuajtjen rrëshqet dhe ishte vonë, intervenon i vëmendshmi Bekaj.

84’ Gashi pranon top në zonë, gjuajtje e ulët, Bekaj në vend.

86’ Gavazaj shërben Gashin e ky nga pozitë e vështirë nga e majta tenton portës, por topi paralel saj del jashtë në kahun e kundërt.

90’+1 Gavazaj tenton portën nga distanca, Bekajt i mjafton të prek topin dhe të dëbon mbi traversë.

90’+4 Provon gjuajtjen Gashi nga ndërprerja, pret Bekaj.

Vushtrria - Prishtina 0-3

Deklaroi:

Armend Dallku: Fitore e merituar. Emocion për t’u rikthyer në vendlindje. Dhe, pavarësisht që Vushtrria gjendet në këtë pozitë tabelore, e mira është që ka ardhur një president i ri dhe ka filluar të bëjë organizim mjaft të mirë të klubit dhe besoj që shpejtë do t’iu përgjigjet edhe rezultati duke ua uruar nga zemra këtë, sepse për mua normalisht ka filluar gjithçka këtu. Ndërsa, sot mendoj që e dominuam tërësisht kundërshtarin duke shënuar edhe tre gola. Më gëzon fakti i paraqitjes së mirë si në mbrojtje, po ashtu edhe në sulm dhe nga ato mundësi që na u ofruan ne i konkretizuam. Gëzohem patjetër që na u dha mundësia të fus në ndeshje dhe të debutoj një futbollist i ri me shumë perspektiv, Trimor Selimi për të cilin shumë shpresoj se karriera e tij vetëm sa ka nisur mbarë duke besuar që do ta shohim në majat e futbollit. Dhe për fund, sikur jam keqkuptuar, ndoshta edhe me dashje në deklaratën time të fundit, sepse ne ndoshta kemi pasur vështirësi fizike, por në asnjë mënyrë nuk kam aluduar në trajnerin Josa, sepse po t’ishte ashtu nuk do ta riktheja me ngul përgatitësin apo ndihmësin e profesor Josës, Artan Luzi. 

Endrit Krasniqi: Çdo lojë pasi që të përfundon me fitore duket e lehtë, por neve na mbetët t’i marrim ndeshjet një pas një që të jem të përqendruar për ta marr maksimumin. Besoj se luajtëm mirë edhe pse në këtë fushë nuk mund të tregosh diçka më shumë apo për të luajtur futboll më të bukur, përveç me angazhim të madh mund të arrihet rezultati, ndërsa edhe goli i hershëm na e bëri më të lehtë punën në vazhdim.

Vushtrria - Prishtina 0-3 Endrit Krasniqi