Lajme

Java VIII (e mbetur): Prishtina – Drenica

Java VIII (e mbetur): Prishtina – Drenica

Bardhekaltrit vetëm fitorja i mban afër kreut

Prishtinë, 15 tetor 2019 – Pas pauzës së ndeshjeve të Përfaqësueseve, skuadra bardhekaltër vazhdon ndeshjet kampionale me ritëm të shtuar dhe katër ndeshje do t’i zhvilloj për 13 ditë.

Kundërshtari i nesërm është skuadra kuqezi nga Skenderaj, Drenica e cila renditet e 8-ta me 4 pikë më pak se Prishtina, apo 9 të tilla të grumbulluara, duke shënuar 2 fitore, 3 barazime e 3 humbje.

Prishtina ka arritur 4 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje. Ndërsa, Prishtina ndaj Drenicës, në edicionin e kaluar, nga 3 ndeshje kampionale dhe një për Kupë, në të gjitha këto përballje kishte triumfuar.

Bardhekaltrit nuk kanë futbollistë të suspenduar, por nga lëndimi ende nuk janë rikthyer Haliti dhe i riu Zyba.

Armend Dallku - Leonit Abazi

Java VIII (e mbetur)

Prishtina – Drenica

E mërkurë, 16 tetor – ora: 18.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Çmimi i biletave: 3 € Lindje. € Perëndim. 10 € VIP.

D. Miftaraj: S’kemi rrugë tjetër përveç fitores

“Sezonin e kaluar kemi pasur paraqitje pozitive me Drenicën dhe shpresoj njëjtë të vazhdojmë edhe këtë edicion. Kemi punuar mjaft mirë gjatë kësaj pauze. Jam optimist se do të paraqitemi mirë, sepse edhe s’kemi edhe rrugë tjetër përveç fitores”, ka thënë mesfushori defansiv, Diar Miftaraj.

Diar Miftaraj