Lajme

Java VIII (e mbetur): Prishtina – Drenica 0:0

Java VIII (e mbetur): Prishtina – Drenica 0:0

Prishtina - Drenica 0:0 Plisat Tun Bardhoku

Prishtina dy ndeshje rresht pa shënuar gol

Prishtina - Drenica 0:0 Ahmed Januzi

Prishtinë, 16 tetor 2019 – Sot futbollistët bardhekaltër nuk shpaguan animin për gjatë 90-minutave të Plisave. Por, kjo edhe për meritë të Drenicës që pat paraqitje të dinjitetshme. Megjithatë, mysafirët nuk krijuan pothuajse asnjë rast, kurse prishtinasit qëlluan shtyllën me Mankenda-n (67’) dhe ishte Januzi që kishte rast në pjesën e parë (39’). Por, kjo nuk mjaftoi dhe skuadra në dy ndeshje rresht nuk shënon gol duke regjistruat një humbje e një barazim duke e lënë skuadrën në vendin e 6-të me 6 pikë larg pozitës së parë.

Prishtina - Drenica 0:0

Prishtina menjëherë të dielën zhvillon ndeshjen e javës së 10-të në Ferizaj.

FC Prishtina

Java VIII (e mbetur)

Prishtina – Drenica 0:0

Shikues: afër 1.000

Gjyqtar: Gramoz Shala (Pe)

KV: P. Balde, A. Thaqi

Pozita jashtë lojës: Pri 2-0 Dre

Kornerë: Pri 4-5 Dre

Gjuajtjet totale: Pri 6-3 Dre

Gjuajtjet në portë: Pri 2-1 Dre

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 28. Leotrim Bekteshi, 22. Labinot Ibrahimi, 4. Tun Bardhoku – 5. Diar Miftaraj, 18. Ergyn Ahmeti (77. Ardit Hila – 60’), 6. Endrit Krasniqi (17. Alban Shillova – 76’) – 23. Leonit Abazi (15. Gauthier Mankenda – 60’), 10. Meriton Korenica, 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Ermal Vitija, Lorik Boshnjaku, Kreshnik Uka. Kryetrajner: Armend Dallku.

Drenica: 1. Arion Ymeri – 88. Përparim Osmani, 4. Princ Balde, 5. Arsen Syka,  6. Arbios Thaqi, 16. Azem Bejta, 10. Argjend Bardhi, 11. Genc Hamiti, 77. Qemail Elshani (70. Vilfor Hysa – 63’), Osman Mëziu (34. Drilon Lladrovci – 83’), 20. Van Dave Gbowea Harmon (9. Armend Abazi – 90’+1). Kryetrajner: Tahir Lushtaku.

Prishtina - Drenica 0:0 Meriton Korenica

Komenti:

Prishtina sot zhvilloi ndeshje jashtëzakonisht të zbehtë, sidomos pjesa e parë ishte për t’u harruar sa më parë. Në pjesën e dytë u bënë rrotacionet e u ndryshuan skemat e u luajt edhe me dy sulmues qendre, por përveç shtyllës së Mankenda-s pas këndores, nuk rrezikoi diçka më shumë. Pikë e ndritshme ishte vetëm animi i Plisave për gjatë 90-minutave duke mbështetur skuadrën dhe jashtëzakonisht korrekt.

Prishtina - Drenica 0:0

Minutë pas minute:

3’ Harmon tenton të befasoj me gjuajtje nga distanca, por larg portës.

7’ Abazi harkon nga gjuajtja e lirë prej krahut të majtë, Bekteshi në mes dy kundërshtarëve ia del të gjuaj me kokë, por larg portës.

Prishtina - Drenica 0:0 Leutrim Bekteshi

8’ Harmon pranon top të gjatë e futet në zonë e edhe pse ishte në ndjekje të Bekteshit ia del të gjuaj rrezikshëm, por jashtë pingules së djathtë.

36’ Krasniqi provon gjuajtjen nga distanca, e lartë.

39’ Krasniqi top të bukur te Januzi që ikën pak nga e djathta e në zonë, kishte vetëm portierin përball, gjuan fortë, por jashtë pingules së majtë.

Prishtina - Drenica 0:0 Ahmed Januzi

47’ Aksioni i vetëm i mirë i shpejtë me disa pasime, në fund Krasniqi te Januzi që ia ndal Korenicës në 18 metra, gjuan, por drejt në portier që kap topin.

Prishtina - Drenica 0:0 Armend Thaqi

58’ Thaqi e harkon këndoren e djathtë, Januzi gjuan me kokë, por jashtë.

67’ Genc Hamiti nga e djathta jashtë zone provon gjuajtjen, kap Bekaj.

Prishtina - Drenica 0:0 Armend Thaqi - Genc Hamiti

67’ Thaqi e harkon këndoren e djathtë, në qendër para zonës Mankenda gjuan me kokë, por qëllon traversën.

Prishtina - Drenica 0:0 Gauthier Mankenda

Deklaroi:

Armend Dallku: Po sipas rezultatit si u mbyll del që është real. Por, duke marrë parasysh që ne kishim dy raste, një në pjesën e parë me Januzin dhe në pjesën e dytë shtyllën me Mankendën dhe kundërshtari nuk ishte që na rrezikoi ndonjëherë seriozisht portën, kështu që me pak fat edhe mund të fitonin ndeshjen. Mirëpo, ne e falëm pjesën e parë, sepse nuk luajtëm ashtu siç ishim marr vesh dhe se si e kishim përgatitur lojën, ishim shumë të lexueshëm në krah. Në pjesën e dytë u munduam të korrigjohemi, sidomos në 15 minutat e fundit luajtëm me dy sulmues përpara, por nuk doli të jetë me fat për ne. Për neve po mbetët problem shënimi i golit të parë. Por, duhet dhënë hakun edhe Drenicës për paraqitje shumë të mirë që nuk na lanë hapësirë shumë mbrapa. Për neve do të jetë ky mësim i mirë , t’i rikuperojmë lojtarët për ndeshjen e ardhshme, sepse e vetmja është Prishtina që po luan në orar kaq të ngjeshur dhe kam mendim se edhe ky orar, sidomos ndërprerja e ndeshjeve tona, përshkak stadiumit, po na bënë keq.

Prishtina - Drenica 0:0 Ergyn Ahmeti

Prishtina - Drenica 0:0 Gauthier Mankeda

Foto: Roland Racaj