Lajme

Java X (e mbetur): Feronikeli – Prishtina

Java X (e mbetur): Feronikeli – Prishtina

Në Drenas zhvillohet ndeshja për vend të parë në klasifikim

Prishtinë, 6 nëntor 2018 – Dy skuadrat më të mira në vend momentalisht me vetëm dy pikë dallim luajnë në ditë të pazakonshme dhe e kuptueshme, e tërë vëmendja e futbolldashësve është e drejtuar në “Rexhep Rexhepi”. Stadiumi i Feronikelit për një kohë ishte bërë edhe shtëpi e Prishtinës dhe tani sërish do të kthehet aty, me kujtime të mira, sidomos me skuadrën vendase me të cilën ka rezultate pozitive, por e cila tani udhëheq klasifikimin dhe duhet të bind që ta mbaj atë.

Dy skuadrat më në formë në kampionat, por megjithatë formën më të mirë ka Prishtina – 6 ndeshje rresht të fituara, 4 ndeshje rresht pa pësuar gol. Por, në anën tjetër sulmi më i mirë në Superligë me futbollistë të dëshmuar dhe me disa tituj kampioni. Pra, ndeshja më e rëndësishme e stinorit vjeshtor, ndeshje ku pritet të dëshmohen cilësitë.

Prishtina përveç Mankendës nuk ka asnjë mungesë tjetër. Futbollistët të motivuar maksimalisht edhe pse e konsiderojnë veç ndeshje të radhës.

Java X (e mbetur)

Feronikeli – Prishtina

E mërkurë, 7 nëntor – ora 13:30

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Selim Isufi (Mt)

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Dallku: Të paraqitemi ashtu siç i ka hije Prishtinës që lufton për vend të parë

“Për neve është ndeshje e radhës, por normalisht motivi për ne nuk mungon, sepse është ndeshje e madhe dhe nuk ka nevojë për shumë motivim nga trajnerët apo nga anash. Presim rezultat pozitiv, natyrisht duke u bazuar nga ndeshjet e fundit ku kemi pasur seri pozitive dhe na gëzon fakti, megjithëse po flitet shumë që ne nuk po shënojmë e që unë s’mendoj ashtu, që hiç me Drenicën, në ndeshjet tjera kemi shënuar nga 2 apo 3 gola e duke bërë fazë shumë të mirë ofensive dhe në momentet e duhura po vijmë te shanset për gol. Pra, as kjo ndeshje nuk do të jetë përjashtim dhe ne kemi qëllim të vetëm fitoren, të luajmë futboll e t’i tregojmë cilësitë tona dhe që tërë Kosovës që po e pret këtë ndeshje, t’i paraqitemi ashtu siç i ka hije Prishtinës që lufton për vend të parë.