Lajme

Java X: Ferizaj – Prishtina 0-2

Java X: Ferizaj – Prishtina 0-2

Prishtina i rikthehet fitoreve me golat e Korenicës (22’) e Januzit (86’)

Lorik Boshnjaku

Ferizaj, 20 tetor 2019 – Bardhekaltrit sot kryen detyrën duke u rikthyer nga Ferizaj me pikët e plota pas dy dështimeve rresht. Fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë, por edhe sikur vendasit të barazonin kur qëlluan traversën (50’), ndoshta loja do të merrte kah tjetër. Megjithatë, skuadra vendase nuk pati rast tjetër.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Endrit Krasniqi

Prishtinasit nuk iu gëzuan fitores edhe aq, skuadra ndjehet e revoltuar maksimalisht me ndëshkimin, duket tendencioz, me karton të verdhë të Endrit Krasniqit, sot lojtarit më të mirë në ndeshje, nga gjyqtari gjilanas Bejtullahu, çka e suspendon mesfushorin në duel direkt kundër Dritës të enjten. Prishtina i ka fal gjithmonë gabimet e gjyqtarëve (penalltia e pastër në Leonit Abazi), por nuk do t’i fal asnjëherë dhe do të reagoj ashpër kundër çdo tendence të qëllimshme dhe e tillë u dok sot. Prishtina ka fond të mjaftueshëm të futbollistëve për të zëvendësuar këdo, por nuk do të përulet e të heshtë duke ngritur zërin në instancat më të larta në organizmin e futbollit tonë.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Endrit Krasniqi

Java X

Ferizaj – Prishtina 0-2 (0-1)

Golat: Meriton Korenica 22’, Ahmed Januzi 86’

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Erduan Baliqi (Mt), Driton Preniqi (Fe) – Bardh Ajeti (Mt)

KV: K. Orana, V. Kuka – A. Thaqi, E. Krasniqi

Shikues: mbi 500

Pozita jashtë lojës: Fer 2-2 Pri

Kornerë: Fer 3-4 Pri

Gjuajtjet totale: Fer 3-10 Pri

Gjuajtjet në portë: Fer 2-4 Pri

Ferizaj: 1. Donat Kaçiu – 6. Behar Bardhi (4. Gentrit Halili – 23’), 7. Adenis Shala, 8. Përparim Livoreka, 14. Filonit Shaqiri, 16. Bujamin Asani (22. Taulant Dajaku – 73’), 18. Dardan Qerkini /c/, 23. Ardian Shaljani, 55. Kenan Orana (11. Dren Gashi – 67’), 62. Viktor Kuka, 77. Zgjim Mustafa. Kryetrajner: Bekim Isufi.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 28. Leotrim Bekteshi, 22. Labinot Ibrahimi, 4. Tun Bardhoku - 7. Lorik Boshnjaku, 6. Endrit Krasniqi (5. Diar Miftaraj – 82’), 10. Meriton Korenica – 23. Leonit Abazi (15. Gauthier Mankenda – 58’), 11. Kreshnik Uka (77. Ardit Hila – 68’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Ahmet Haliti, Ergyn Ahmeti, Alban Shillova. Kryetrajner: Armend Dallku.

Komenti:

Prishtina sot padi disa zëvendësime e ndërrime pozicionesh në rreshtim. Skuadra përformoi mjaft mirë, sidomos në pjesën e parë e ku lehtësisht që në 45-minutat e para ka mundur të vendos epilogun e takimit. Ishte një aksion i shpejtë pothuajse kundërzbritje, kur Abazi merr top në të majtë e bukur asiston (i 3-ti kampional) për Korenicën që nga 16 metra u tregua efikas për golin e 2-të kampional.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Leonit Abazi

Bardhekaltrit, që sot u paraqitën me fanella të kuqe, patën dobësi në fillim të pjesës së dytë për çka gati iu hakmor kur Livoreka nga pozita ballore paraboloi Bekajn, por qëlloi traversën (50’).

Ferizaj - Prishtina 0-2 Ahmed Januzi

Pastaj sërish ishin mysafirët që mund të kryenin shumë më herët ndeshjen, por u deshtë një tjetër aksion dhe pasim i dyfishtë i Mankendës (asisti i 2-të kampional) dhe gjuajtja precize e Januzit që rikthehet me golin e 3-të kampional.

Prishtina ndeshjen e radhës e zhvillon në derbin e madh me liderin e klasifikimit, Dritën, që ka 21 pikë, 4 më shumë se Prishtina me 17. Ndeshja do të zhvillohet këtë të enjte më 24 tetor, me gjasë nga ora 18:00.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Tun Bardhoku

Minutë pas minute:

2’ Pas këndores së dytë rresht nga e majta, vendasit dëbojnë disi, por shkurtë, tenton Bekteshi me gërshërë, por pa problem portieri Kaçiu.

3’ Krasniqi si me dorë e gjen Abazin majtas që depërton me shpejtësi në zonë e gjuan, por jashtë pingules së kundërt.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Leonit Abazi

19’ Aksion i shpejtë nga e djathta duke kaluar në krahun tjetër nga aksionin e vazhdon Bardhoku te Abazi e ky harkon në shtyllën e dytë, Uka provon të kthej apo të gjuaj me kokë, por mbi tra e jashtë në krahun tjetër.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Meriton Korenica

22’ Kundërzbritje e shpejtë, Abazi merr top majtë dhe e kthen te Korenica i cili nga pozitë ballore prej 16 metrave qëllon portën për epërsinë e merituar – 0:1.

41’ Pas aksionit të gjatë të vendasve, Asani provon me gjuajtje ballore, e lehtë për Bekajn.

50’ Vendasit për pak të shfrytëzojnë momentet e mira që po kalonin, Livoreka shfrytëzon hutinë e vetme në ndeshje nga mbrojtja mysafire dhe para zonës e parabolën edhe portierin Bekaj, por qëllon traversën.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Kreshnik Uka

62’ Korenica provon nga gjuajtja e lirë ballore, e lartë.

63’ Mankenda kalon nga e majta e futet në qendër, gjuan, por jo aq fortë, i sigurt Kaçiu.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Gauthier Mankenda

74’ Januzi provon gjuajtjen në brendësi të zonës, e lehtë, jashtë.

78’ Mankenda e harkon këndoren e majtë, në “të dytën” Bekteshi në duel me portier ia del të gjuaj me kokë, por jashtë.

80’ Dajaku brenda zonës, pozitë e mirë, përfundim i keq, gjuan larg.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Gauthier Mankenda asist

86’ Prishtinasit shpejtë marrin top e Januzi e Mankenda e kalojnë mbrojtjen, ky i fundit nga gjysmë e majta e kthen në qendër te Januzi i cili nuk fal për 0:2.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Ahmed Januzi

90’ Mankenda i pandalshëm, sërish nga e majta e futet në zonë dhe e kërkon Januzin në shtyllën e parë i cili megjithatë nga përballja me portierin vendas nuk përfiton, gjuan jashtë.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Ahmed Januzi

Deklaruan:

Armend Dallku: Fitore shumë e vlefshme, me rëndësi janë pikët. Mirëpo edhe sot u pa moskonkretizimi i rasteve po kemi mangësi në këtë aspekt. Edhe me Drenicën krijuam, edhe sot pavarësisht dy golave krijuam shumë raste tjera. Po punojmë që në këtë aspekt, sepse kemi lojtarë që mund t’i realizojnë detyrat e dhëna, mirëpo pavarësisht kësaj ne fituam, me gjithë problemin e theksuar, sepse brenda po luajmë në fushë të butë, mirëpo jashtë janë shumica e fushave me bari sintetik e cila po shkakton vështirësi te futbollistët në adaptim. 

Meriton Korenica: Ia bëmë pak vetës, në momente, ndeshje të vështirë, sepse kemi mundur të shënojmë golin e dytë më herët. Por, me rëndësi në shtëpi kthehemi me tre pikë duke e harruar çfarë kemi bërë mbrapa që të vazhdojmë përpara. Kemi mundësi vetëm s’e t’i qasemi ndeshjeve seriozisht, por mos të lëshojmë kaq shumë raste, por me përqendrim edhe më të madh besoj se do t’i rikthehemi edhe më shumë golave.

Ferizaj - Prishtina 0-2 Kreshnik Uka