Lajme

Java X: Trepça ’89 – Prishtina

Java X: Trepça ’89 – Prishtina

Lufta e rivalëve për kreun e tabelës

Prishtinë, 14 tetor, 2017 – Trepça ’89 dhe Prishtina momentalisht kanë një pikë dallim në epërsi të “minatorëve”, por lideri i klasifikimit, Llapi tani ka 20 pikë dhe fitorja në ndeshjen e nesërme siguron vendin e dytë momental.

Kampionët aktualë e presin Prishtinën pas 4 ndeshjeve pa humbje, prej tyre tre fitore, kurse Prishtina i hyn këtij derbi të madh pas fitores prej tre ndeshjeve pa shënuar gol.

Prishtina hendikep do të ketë mungesën e kapitetin Dallku i cili mungon përshkak kartonëve dhe atë pritet të zëvendësoj ardhja më e re në skuadër, ganezi Quansah. Ndërsa Khalid mungon në stinorin pranveror.

Përndryshe do të jetë kjo përballja e 47-të zyrtare pas luftës. Në dhjetë ndeshjet e fundit Prishtina ka vetëm dy fitore përball tre barazimeve dhe pesë humbjeve. Ndërsa në “Riza Lushta”, prej 18 ndeshjeve,. nga pranvera e vitit 2004, Prishtina e ka vetëm një fitore, në vjeshtë të vitit 2013.

Java X

Trepça ’89 – Prishtina

E diel, 15 tetor – ora: 14:00

Stadiumi: “Riza Lushta”

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Leutrim Mustafa (Pd)

Statistikat:

Rivalët zhvillojnë përballjen e 47-të zyrtare pas luftës. Në dhjetë ndeshjet e fundit Prishtina ka vetëm dy fitore përball tre barazimeve dhe pesë humbjeve. Ndërsa në “Riza Lushta”, prej 18 ndeshjeve,. nga pranvera e vitit 2004, Prishtina e ka vetëm një fitore, në vjeshtë të vitit 2013.

Në 46 ndeshjet e zhvilluara, Prishtina ka 21 fitore përball 8 barazimeve dhe 17 humbjeve me goldallim +18, 60:48.

Shifra prej 102 golave sjell mesatare prej 2.2 golave për ndeshje me meritën e Prishtinës ku ka 1.3 për ndeshje përball vetëm 0.9 golave të “minatorëve”. Këtë statistikë më së miri e tregon rezultati 0:0 ku është luajtur vetëm 2 herë (dy në Prishtinë).

Rezultati më i shpeshtë është 1:0, 15 herë dhe Trepça ’89 i ka 10 këso fitore (1 neutral për Superkupë dhe 8 si vendase, ndërsa Prishtina të gjitha si vendase. Por, rezultati i dytë, 2:0, nga 8 ndeshje në 5 i ka shërbyer Prishtinës (2 si mysafir) dhe 3 mitrovicasve (vetëm 1 si mysafir).

Përveç fitoreve prej 2:0, Trepça ’89 e ka vetëm edhe një fitore me rezultat më të thellë, 3:1 përderisa Prishtina i ka 3. Por, Prishtina ka fitore të thella si 4:0 (2 herë – vendas) 3:0 (1 vendas) dhe 4:1 si vendas.

60 golat e Prishtinës i kanë shënuar 38 futbollistë dhe prin bindshëm ish-kapiteni, Azem Ahmeti me 7 gola. Nga futbollistët aktivë ka shënuar vetëm Gauthier Mankenda (1 gol).

42 golat e Trepçës ’89 i kanë shënuae 23 futbollistë dhe më së shumti ka shënuar kapiteni, Shpëtim Idrizi 9 (1x2). Idrizi është ndër shënuesit më të mëdhenj kundër bardhekaltërve, shumicën nga ndërprerjet.

Prishtinës në këto përballje i kanë prirë rekord numër trajnerësh, 15. Vetëm katër prej tyre kanë mbi dy paraqitje. Ndërsa më së shumti, nga 10, kanë Ajet Shosholli me rekord bilanc pozitiv (7-1-2, 21:6) dhe Afrim Tovërlani (5-4-1, 17:8).

Ndërsa ’89-shi ka rekord për pak trajnerë, vetëm 8. Tre i kanë prirë mbi 4 paraqitje. Gani Sejdiu me 13 (4-1-8, 8:16), Rafet Prekazi 12 (3-3-6, 10:24) dhe Fahredin Duraku me bilancin më pozitiv 9 (4-3-2, 12:10).

Ndërsa më së shumti përballje kanë Ajet Shosholli me Prishtinën kundër Rafet Prekazit – 5. Shosholli ka 4 fitore kundër 1 barazimi me golldamim +13, 16:3.

Përballjet pas luftës:

1999/00:

Prishtina – Minatori ’89 4:0 (2:0) Xhevat Kurti 4’, Rasim Gajtani 14’, Kushtrim Munishi 52’, Visar Aliu 65’
Minatori ’89 - Prishtina 2:2 (1:1) Emin Maxhuni 44’, Elvis Osmani 81’ – Afrim Tovërlani 14’, 52’

2000/01:
Prishtina – Trepça ‘89 1:0 (1:0) Sheremet Isufi 26’
Trepca ’89 – Prishtina 1:2 (1:0) Rexhep Veliu 11’ – Sheremet Isufi 48’, 87’

2001/02:
Prishtina - Trepça ‘89 0:1 (0:0) Elvis Osmani 73’
Trepça ’89 - Prishtina 2:1 (2:0) Enver Jashari 4’, 31’ – Kreshnik Zhega 85’

2002/03:
Trepça ’89 - Prishtina 1:3 (0:2) Afrim Mziu 81’ – Adnan Haliti 23’, Emin Baliqi 32’, Besnik Kollari 63’
Prishtina – Trepça ‘89 3:0 (1:0) Besim Slishani 41’, 48’, Besnik Kollari 55’

2003/04:
Prishtina - Trepça ‘89 4:0 (2:0)Bashkim Patoku 13’, Xhevdet Llumnica 34’, Sheremet Isufi 70’, 88’
Trepça ’89 - Prishtina 0:2 (0:1) Uliks Emra 8’, Xhevdet Llumnica 48’

2004/05:
Prishtina – Trepca ’89 1:0 (1:0) Visar Sermaxhaj 11’
Trepca ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) Dzemo Smjeqanin 10’
Prishtina – Trepca ’89 2:0 (1:0) Driton Krasniqi 28’, Eduard Berisha 72’
Trepca ’89 – Prishtina 2:0 (0:0) Seid Onbashi 50’, Enver Jashari 55’

2005/06:
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Lindrit Misini 52’
Prishtina - Trepça ’89 2:0 (1:0) Mensur Limani 3’, Erdin Hashani 62’ ????

2006/07:
Prishtina – Trepça ’89 2:1 (2:0) Malsor Gjonbalaj 30’, 45’ – Muhamet Dragusha 8
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Arsim Plepolli 66’

2007/08:
Prishtina – Trepça ’89 4:1 (0:1) Kushtrim Munishi 50’, Ertan Hasan 54’, Yll Hoxha 65’, Enis Fetahu 84’ – Shpetim Idrizi 5’
Trepça ’89 - Prishtina 2:1 (0:1) Edmond Turku 65’, Visar Shkupolli 88’ – Enis Fetahu 45+2’
Kupa ½: Prishtina – Trepça ’89 2:2 (0:2) Enis Fetahu 48’, Azem Ahmeti 75’ – Elvis Osmani 28’, Visar Shkupolli 35’
Kupa ½; Trepça ’89 – Prishtina 0:0

2008/09:
Prishtina – Trepça ’89 3:1 (2:0) Berat Hyseni 14’, Behar Maliqi 37’, Agron Skeraj 65’ – Shpëtim Idrizi 84’
Trepça ’89 - Prishtina 1:1 (0:0) Goce Petreski 57’ – Azem Ahmeti 48’

2010/11:
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) Berat Hyseni 19’
Prishtina – Trepça ‘89 1:0 (0:0) Ilir Berisha 60’
Prishtina – Trepça ‘89 3:1 (0:0) Azem Ahmeti 58’, S. Saliagiq 79’, Astrit Fazliu 84’ – Shpetim Idrizi 52’

2011/12:
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (1:0) Ibrahim Peci 39’
Prishtina – Trepça ’89 2:1 (1:0) Besnik Krasniqi 32’, Enis Fetahu 66’ – Berat Hyseni 58’
Trepça ’89 - Prishtina 1:0 (0:0) Liridon Ahmeti 90’
SUPERKUPA: Prishtina – Trepça ’89 0:1 (0:1) Shpetim Idrizi 3’

2012/13:
Prishtina – Trepça ‘89 1:2 (0:1) Azem Ahmeti 47’ -  Shpëtim Idrizi 41’, 80’
Trepça ’89 - Prishtina 1:1 (0:1) Shpëtim Idrizi 52’ – Azem Ahmeti 12’
Prishtina – Trepça ’89 2:0 (1:0) Argjent Malaj 16’, Florim Bërbatovci 63’

2013/14:
Prishtina – Trepça ’89 1:0 (1:0) Azem Ahmeti 75’
Trepça ’89 – Prishtina 0:2 (0:1) Adnan Haxhaj 23’, Driton Krasniqi 90+3’
Trepça ’89 – Prishtina 3:1 (0:0) Shpëtim Idrizi 51’, Labinot Jetullahu 57’, Blerand Kurtishaj 71’ – Azem Ahmeti (pen) 67’

2014/15:
Prishtina – Trepça ’89 0:0
Trepça ’89 – Prishtina 2:2 (1:2) Drilon Musaj 2’ Emin Baliqi 63’ – Liridon Latifi 20’, 29’
Prishtina – Trepça ’89 0:0

2015/16:
Trepça ’89 – Prishtina 2:0 (1:0) Gentian Mazrekaj 16’, Blerand Kurtishaj 73’
Prishtina – Trepça ’89 3:2 (2:0) Shend Kelmendi 43’, Durim Gashi 45’, Driton Krasniqi 90+4’ – Blerand Kurtishaj 49’, Shpëtim Idrizi 76’ (pen)
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (0:0) Blerand Kurtishaj 67’

2016/17:
Prishtina – Trepça ’89 0:2 (0:1) John John 11’, 73’
Trepça ’89 – Prishtina 1:0 (1:0) John John 4’
Prishtina – Trepça ’89 1:0 (1:0) Gauthier Mankenda 10’