Lajme

Java XI: Prishtina – Besa

Java XI: Prishtina – Besa

Bardhekaltrit në kërkim të serisë së fitoreve

Prishtinë, 20 tetor, 2017 – Prishtina dhe Besa takohen nesër në ndeshjen e 60-të zyrtare pas luftës. Dy rivalët e përbetuar, dy skuadrat më të trofeshme dhe dy skuadrat e vetme që s’kanë rënë nga elita. Por, tani, dhe nuk është hera e parë, me caqe të ndryshme. Prishtina në luftë të rreptë për titull, kurse Besa momentale në luftë për t’i ikur fundit. Por, me Besën s’duhet pasur asnjëherë lëshim përqendrimi e lëre më nënvlerësim.

Megjithatë, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të thoshte sensacion i madh, pra Prishtina është në kërkim të vazhdimit të serisë së fitoreve.

Skuadra e Besës sivjet ende nuk ka fituar si mysafir nga 5 ndeshje të zhvilluara, duke i humbur të gjitha me goldallim 2:10. Ndërsa bardhekaltrit në dy ndeshjet e fundit kanë dy fitore me golldallim 3:0.

Ndërsa bardhekaltrit do të kenë disa mungesa në këtë ndeshje. Përveç Khalid, Mazrekaj, shumë diskutabil janë edhe Bozhoviç, Boshnjaku, Maxhuni dhe Ben Nash.

Java XI

Prishtina – Besa

E shtunë, 21 tetor – ora: 14:00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Gjyqtarë: Leutrim Mustafa (Pd), Jakup Musolli (Pd), Fatmir Sekiraqa (Pd) – Shpetim Murtezi (Gjl)

Statistikat pas luftës:

Prishtina nga katër ndeshjet e fundit ka 2 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje kundër Besës. Dy rivalët pas luftës kanë zhvilluar 59 ndeshje zyrtare në tre kompeticione. Bardhekaltrit larg kanë rezultat pozitiv, 32 fitore, 9 barazime dhe 18 humbje me golldallim +34, 95:61.

156 gola të shënuar me 2.6 gola për ndeshje dhe Prishtina ka 1.6 gola, kurse Besa 1 gol për ndeshje. Më së miri këtë statistike të jashtëzakonshme e tregon rezultati 0:0, vetëm tre herë, të gjitha në Prishtinë dhe dy prej tyre e patën shpallë Besën kampion. Ndërsa më së shpeshti është luajtur 1:0, 14 herë. Prishtina i ka 8 fitore (nga 4 në dy qytetet), Besa 6 (5 si vendas).

Besa ka fitore 2:0, 3:0, 4:0 sikurse që ka edhe Prishtina, por bardhekaltrit kanë edhe fitore si 5:1 e 5:0.

95 golat e Prishtinës i kanë shënuar 56 futbollistë. Me nga 4 gola prijnë tre futbollistë, si Sheremet Isufi (1x2), Xhevdet Llumnica (1x2) dhe Bashkim Patoku (1x2). Nga futbollistët aktivë më së shumti ka shënuar Basit Abdul Khalid që mungon tani, 3 gola (1x2), ndërsa 1 gol kanë Pefqeli, Curri dhe Mazrekaj i cili po ashtu mungon.

Ndërsa 61 golat e Besës i kanë shënuar 31 futbollistë dhe prijnë Fetim Kasapi me 8 e Haxhi Zeka me 7 (1x2).

Në 59 ndeshje, Prishtinës i kanë prirë 16 trajnerë dhe mbi katër duele i kanë vetëm tre trajner. Prinë Ajet Shosholli me 14 ndeshje (8-3-3, 25:13), Ramiz Krasniqi 13 (6-0-7, 17:23) dhe Afrim Tovërlani 10 (6-2-2, 16:4).

Në anën tjetër, Besës i kanë prirë 12 trajnerë dhe vetëm dy mbi 6 ndeshje. Prinë bindshëm Genc Hoxha me 22 ndeshje (5-6-11, 20:29), Valdet Shoshi me 12 (3-0-9, 9:21).

Më së shumti përballje, nga 6, kanë Ajet Shosholli (4-2-0, 12:4) me Genc Hoxhën dhe Ajet Shosholli (3-0-3, 8:7) me Erdogan Celinën.


Të gjitha ndeshjet pas luftës:

1999/00:
Prishtina – Besa 3:0 (1:0)Sh. Isufi 43’, F. Namani 61’, K. Munishi 64’
Besa - Prishtina 2:2 (0:1)Gegë Lleshi 55’, 79’ – Nikson Demaj 1’, 49’

2000/01:
Besa - Prishtina 3:0 (0:0)Bekim Kelmendi 81’, Kujtim Dushi 86’, Osman Lajqi 89’
Prishtina – Besa 5:1 (4:0)Afrim Toverlani 17’, Jeton Qubreli 23’, 51’, Sheremet Isufi 25’, 38’ – Eroll Krasniqi 60’

2001/02:
Prishtina - Besa 3:0 (1:0)Milaim Humolli 40’, Fadil Vuçitërna 70’, Xhevdet Llumnica 81’
Besa - Prishtina 3:2 (1:1)B. Domniku 30’, D. Dreshaj 68’, H. Muzlija 83’ – U. Emra 41’, Fitim Haliti 89’

2002/03:
Prishtina – Besa 4:0 (2:0)Xhevdet Llumnica 16’, 34’, Fitim Krusha 46’, Besnik Kollari 80’
Besa - Prishtina 1:1 (0:0)Naser Jasiqi 54’ – Artan Krasniqi 81’
Kupa: Prishtina - Besa 2:0 (0:0)Xhevdet Llumnica 49’, Arsim Plepolli 88’
Kupa: Besa - Prishtina 0:1 (0:0)Jeton Gashi 62’

2003/04:
Prishtina – Besa 3:2 (2:1) B. Kollari 17’, B. Patoku 21’, 59’ – Haxhi Zeka 45’, Ilir Nallbani 68’
Besa - Prishtina 1:1 (1:0)Fitim Haliti 4’ – Debatik Curri 60’

2004/05:
Besa – Prishtina 3:2 (2:2)Hysni Muzlijaj 16’, M. Duraku 23’, I. Nallbani 72’ – B. Patoku 15’, Selman Berisha 28’
Kupa: Prishtina – Besa 3:1 (2:1)Arben Zhjeqi 10’, Emin Baliqi 38’, Sheremet Isufi 46’ – Fetim Kasapi 7’
Kupa: Besa - Prishtina 2:0 (0:0)Fisnik Papuqi 63’, Fitim Kasapi 66’
Prishtina – Besa 1:0 (0:0)Mervan Hoxha 90’
Prishtina – Besa 2:0 (1:0)Bashkim Patoku 9’, Selman Berisha 77’
Besa – Prishtina 1:0 (0:0)Ilir Nallbani 16’

2005/06:
Besa - Prishtina 1:0 (0:0)Haxhi Zeka 88’
Prishtina – Besa 0:0
Kupa: Besa - Prishtina 1:1 (0:1)Arbër Zhubi 78’ – Emin Baliqi 21’
Kupa: Prishtina – Besa 3:1 (2:0)Artan Krasniqi 10’, Malsor Gjonbalaj 26’, Mensur Limani 88’(p) – H. Zeka 73’(p)
Besa - Prishtina 4:0 (3:0)Krenar Vokshi 10’,  Fetim Kasapi 26’, Mensur Duraku 45’, Astrit Hyseni 88’
Prishtina – Besa 1:0 (1:0)Uliks Emra 25’
Superkupa: Besa - Prishtina 1:3 (1:0)Haxhi Zeka 24’ – Arben Zhjeqi 59’, Nikollë Dushi 63’, Uliks Emra 83’

2006/07:
Prishtina - Besa 0:0
Besa - Prishtina 3:0 p.f. /2:1 (0:1) u ndërpre min. 65 /Dukagjin Gashi 64’, Fetim Kasapi 65’ – Visar Berisha 45’

2007/08:
Besa - Prishtina 1:0 (1:0) Krenar Vokshi 28’
Prishtina - Besa 2:0 (2:0)Isuf Llumnica 20’, Kushtrim Munishi 25’

2008/09:
Prishtina – Besa 2:0 (1:0) Berat Hyseni 44’, Isuf Llumnica 47’ 
Besa - Prishtina 1:0 (1:0) Florent Papuqi 33’
Kupa: Besa – Prishtina 1:2 (0:0) Egzon Gashi 47’ – Ardian Kozhani 70’, Azem Ahmeti 87’
Kupa: Prishtina – Besa 1:1 (1:0) Suad Saliagiq 23’ – Blerim Hysenlekaj 50’

2009/10:
Prishtina – Besa 1:0 (0:0) Ertan Hasan 90’
Besa - Prishtina 3:1 (2:0) Fetim Kasapi 34’, Besnik Krasniqi 45’, Elvis Gacaferri 52’ – Azem Ahmeti 76’
Besa - Prishtina 0:1 (0:1) Suad Saliagiq 24’

2010/11:
Besa – Prishtina 3:1 (1:1) Haxhi Zeka 11’, 88’, Blerim Hysenlekaj 48’ – Shemsi Osmani 39’
Prishtina – Besa 2:0 (1:0) Taulant Dajaku 15’, Ardian Kozhani 79’
Besa – Prishtina 0:1 (0:0) Suad Saliagiq (pp2)
Finale e Kupes: Prishtina – Besa 1:2 (0:1) Faton Zejnullahu 80’ – Krenar Vokshi 31’, 64’

2011/12:
Besa - Prishtina 1:2 (0:2)Besnik Krasniqi – Astrit Fazliu 21’, Azem Ahmeti 37’
Prishtina – Besa 3:0 (1:0) A. Haxha 16’, F. Zejnullahu 76’, E. Berisha 88’
Prishtina – Besa 5:1 (3:0)A. Haxhaj 17’, D. Krasniqi 19’, M. Mazrekaj 31’, A. Fazliu 49’, F. Zejnullahu 56’– H. Zeka 90’

2012/13:
Besa - Prishtina 2:4 (1:2) Endrit Maloku 43’ Egzon Gashi 49’ – A. Malaj 40’, D. Krasniqi 43’, B. Krasniqi 82’, Bërbatovci 90’
Prishtina – Besa 0:0
Prishtina – Besa 5:0 (3:0) A. Malaj 2’, B. Krasniqi 31’ L. Latifi 36’, Sh. Zhara (aut) 78’, E. Fetahu 88’

2013/14:
Prishtina – Besa 3:0 (3:0) Berat Hyseni 10’, 44’, Gentrit Begolli 11’
Besa – Prishtina 0:1 (0:0) Fisnik Papuqi (autogol) 68’
Prishtina – Besa 1:0 (0:0) Liridon Leci 69’

2014/15:
Besa – Prishtina 1:2 (1:0) Kastriot Rexha 22’ – Shend Kelmendi 64’, Florim Bërbatovci 90+1’
Prishtina – Besa 2:1 (1:0) Durim Gashi 45+2’, Driton Krasniqi (pen) 56’ – Kastriot Rexha 89’            Prishtina – Besa 2:4 (2:2) Shend Kelmendi 5’, Liridon Kukaj 45+2’ – Kastriot Rexhaj 20’, Fetim Kasapi (p) 37’, Fatih Karahoda 51’, Mark Milicaj 80’                                                                                  

2015/16:
Besa – Prishtina 3:0 (2:0) Fetim Kasapi (pen) 5’ Kastriot Rexha 42’, Florent Qorraj 56’                 
Prishtina – Besa 0:1 (0:1) Florent Qorraj 45’                                                                   
Prishtina – Besa 1:2 (0:2) Kreshnik Lushtaku 66’ – Fisnik Papuqi 15’, Fetim Kasapi 33’                             

2016/17:
Besa – Prishtina 1:1 (0:1) Qemail Elshani 90+2’ – Basit Abdul Khalid 17’
Prishtina – Besa 2:0 (1:0) Mergim Pefqeli 11’, Endrit Krasniqi 90+1’
Kupa ¼: Besa – Prishtina 1:0 (1:0) Gentrit Dumani (aut) 35’
Besa – Prishtina 1:2 (0:2) Kastriot Rexha 86’ – Basit Abdul Khalid 7’, 28’