Lajme

Java XI: Prishtina – Drita

Java XI: Prishtina – Drita

Përballja e pretendentëve për titull

Prishtinë, 23 tetor 2019 – Ndeshja ndërmjet Prishtinës dhe Dritës është ndeshja e fundit e fazës së parë të Ipko Superligës. Dy skuadra pretendente për titull – të dyja në luftë për të mbetur në hap me liderin e ri të klasifikimit, Gjilanin.

Por, sidomos Prishtina, së pari i duhet të fiton ndeshjen që t’i afrohet rivalëve të nesërm në vetëm një pikë larg, pastaj në ndeshjet e ardhshme të mendoj edhe për vetë kreun e tabelës.

Bardhekaltrit kanë mungesë vetëm mesfushorin e suspenduar me kartonë, Endrit Krasniqi.

Përndryshe, Prishtina dhe Drita pas luftës kanë zhvilluar 45 ndeshje zyrtare. Prishtina është larg më e mirë me 20 fitore, 16 barazime dhe vetëm 9 fitore të Dritës. Edhe goldallimi, kuptohet, është në të mirë të kryeqytetasve, +25, 60:35.

Java XI

Prishtina – Drita

E enjte, 24 tetor – ora: 18.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: Tefil Maloku (Pd), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Erdall Zasella

Çmimi i biletave:
Tribuna lindore 3 €
Tribuna veriore 3 € (vetëm për tifozët mysafir)
Tribuna jugore, vetëm për Plisa
Tribuna perëndimore 5 €
Tribuna VIP 10 €

Ahmed Januzi

Januzi: Drita kundërshtar i fortë, por nëse duam titull, sidomos si vendas duhet mos t’i diskutojmë fitoret

“Drita ka ekip të mirë dhe janë kundërshtar shumë të fortë, por pavarësisht kësaj, edhe ne jemi skuadër pretenduese për titull dhe nuk i frikësohemi, përkundrazi, ata mbase duhet të na frikësohen neve, edhe pse kanë formë të lartë. Megjithatë, ky kampionat ka treguar luhatshmëri në rezultate, favoritët kanë lënë pikë si jashtë, ashtu edhe brenda fushave tyre. Kemi stërvitur mjaft mirë gjatë tërë javës, ndërsa pikët e plota që morëm nga ndeshja e fundit vetëm sa na ka shtuar vetëbesimin, edhe në individ, edhe si skuadër. Për ne kjo ndeshje është shumë e rëndësishme, për vazhdimësi sidomos, dhe kur donë të kesh vazhdimësi dhe je në luftë për titull, ndeshja si vendas e ka krejt peshën tjetër, dhe për ta ruajtur atë vazhdimësi, fitorja si vendas është imperativi i vetëm pa kalkuluar fare. Jemi në formë besoj, disponimin e kemi shumë të mirë dhe shpresoj ta kemi edhe fatin me veti dhe takimin të mbyllim në favorin tonë”, ka thënë sulmuesi, Ahmed Januzi.