Lajme

Java XI: Prishtina – Drita 1-0

Java XI: Prishtina – Drita 1-0

Tre pikë të arta nën atmosferë jashtëzakonisht sportive

Prishtina - Drita 1-0 Armend Thaqi

Prishtinë, 24 tetor 2019 – Prishtina sot ka mposhtur në derbin e madh, Dritën, minimalisht 1-0. Goli i Armend Thaqit nga afërsia (82’) pas asistimit brilant të Mankendës dhe aksionit të nisur në mënyrë të përkryer nga Hila, Prishtina mori tre pikë të arta. Këto tre pikë e ngritin skuadrën në vendin e 4-të me 20 pikë, tani vetëm 4 pikë lart kreut.

Skuadra mysafire mbylli ndeshjen pa asnjë gjuajtje në portë (vetëm një jashtë kuadratit), kurse fitorja mund të ishte më e thellë sikurse Thaqi të mos humbte rastin vetëm me portieri (86’), ndërsa duhet veçuar edhe shtyllën e Korenicës në pjesën e parë (17’).

Prishtina - Drita 1-0 Lorik Boshnjaku

Përndryshe, afër 4.000 shikues me dy palë tifozeritë, sot krijuan ambient të jashtëzakonshëm sportiv – e vetmja mënyrë që sportdashësit të rikthehen në tribuna është kjo atmosferë dhe ky angazhim nga futbollistët, me gjithë rastet jo të shumta, sidomos nga mysafirët, por edhe e kuptueshme, pasi që synim me gjasë kishin një pikë e që megjithatë nuk ia arritën.

Prishtina të hënën zhvillon derbin e kryeqendrës me Flamurtarin me fillim nga ora 18:00.

FC Prishtina

Java XI

Prishtina – Drita 1-0 (0-0)

Golashënues: Armend Thaqi 82’

Shikues: afër 4.000

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz) – Erdall Zasella

KV: T. Bardhoku, A. Januzi – F. Gërbeshi, A. Limani, A. Krasniqi

Pozita jashtë lojës: Pri 3-3 Dri

Kornerët: Pri 3-2 Dri

Gjuajtjet totale: Pri 6-1 Dri

Gjuajtjet në portë: Pri 3-0 Dri

Prishtina (4-2-3-1): 12. Visar Bekaj – 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 4. Tun Bardhoku – 7. Lorik Boshnjaku, 18. Ergyn Ahmeti (77. Ardit Hila – 75’) – 2. Armend Thaqi, 10. Meriton Korenica (5. Diar Miftaraj – 86’), 23. Leonit Abazi (15. Gauthier Mankenda – 59’) – 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Qendrim Zyba, Kreshnik Uka, Alban Shillova. Kryetrajner: Armend Dallku.

Drita: 30. Darko Tofilovski – 5. Ardian Limani /c/, 14. Ardian Cuculi, 4. Fidan Gërbeshi, 18. Ilir Blakçori, 16. Albin Krasniqi, 20. Erjon Vucaj, 11. Bunjamin Shabani, 10. Xhevdet Shabani, 22. Betim Haxhimusa, 9. Gilberto Fortunato (7. Hamdi Namani – 46’). Kryetrajner: Ardijan Nuhiji.

Prishtina - Drita 1-0 Labinot Ibrahimi

Komenti:

Prishtina sot e ka dominuar ndeshjen në çdo aspekt dhe me meritë ka fituar ndeshjen e cila fare s’ishte e lehtë përball një kundërshtari shumë kualitativ e që megjithatë sot ishte orientuar që mundësisht të merrte një pikë.

Por, këmbëngulësia e prishtinasve të mbështetur maksimalisht për gjatë 90 minutave nga Plisat, dha rezultat dhe pas aksionit të nisur në mënyrë mjeshtërore nga Hila, asistimit të 3-të të Mankendës dhe golit të 2-të të Thaqit, u mposhtë mbrojtja mysafire. Pas katër minutash tjera, Thaqi mund të dyfishonte rezultatin pas gabimit në mbrojtje të mysafirëve, por përball portierit gjuajti pranë pingules.

Prishtina - Drita 1-0 Visar Bekaj Plisat

I vetmi rast diskutabil ishte në vazhdim pas 90minutave lojë, kur pas këndores së dytë të mysafirëve, në një ndërhyrje të futbollistëve kundërshtar u kërkua penallti nga mysafirët, ndërsa u gjykua faull për vendasit. Megjithatë, pas ndeshjes, futbollistët dhe klubi mysafir shtrinë dorën duke uruar fitoren e Prishtinës.

Prishtina - Drita 1-0 Meriton Korenica

Minutë pas minute:

17’ Gjuajtje e lirë nga e majta për vendasit, pranë këndores. Korenica e ekzekuton fortë, për top me kokë luftuan Januzi e një futbollist mysafir, megjithatë topi shkon te duart e portierit e që pastaj e fluturon e qëllon traversën, kthehet e prek shpinën e portierit i cili reagon shpejt duke kapur topin dhe shpëtuar gol të sigurt.

Prishtina - Drita 1-0 Meriton Korenica

27’ Aksion i gjatë i Prishtinës u mbyll me gjuajtje nga pozita ballore, por distancë e madhe, nga Ahmeti, topi devijohet nga mysafirët paska dhe fluturimthi përfundon rrezikshëm skaj pingules së majtë.

Prishtina - Drita 1-0 Ergyn Ahmeti

40’ Edhe një aksion i gjatë dhe mbyllet pasi që Thaqi nga e majta depërton në qendër dhe nga jashtëzona gjuan, por e lartë.

47’ Pas edhe një aksioni, Korenica gjuan ballore, portieri Tofilovski e kap topin pas tentimit të dytë.

65’ Korenica me vertikale nga mesfusha te Thaqi i cili me gjithë shpejtësinë e madhe nuk e arrin topin para portierit mysafir që në momentin e fundit e dëbon në anësore.

73’ Xhevdet Shabani harkon nga e djathta, Bekaj intervenon dhe kap topin. Ishte ndërhyrja e parë dhe e vetme e portierit prishtinas në 95 minuta lojë.

Prishtina - Drita 1-0 Ardit Hila

82’ Ardit Hila nga e djathta me top të gjatë në krahun e majtë, Gauthier Mankenda me të parën e kthen para portës dhe Armend Thaqi afër shtyllës së dytë me forcë dërgon topin në rrjetë. Gëzim i madh i futbollistëve të cilët me fanellën e Endrit Krasniqit festuan golin.

Prishtina - Drita 1-0 Gauthier Mankenda
Prishtina - Drita 1-0

86’ Gabim i rëndë i vendasve, Thaqi del me portier, mund ta pyeste portierin ku ta gjuante topin, vendosi në cepin e majtë të ulët, topi nuk shkon në rrjetë, del jashtë pingules.

Prishtina - Drita 1-0 Armend Thaqi

90’+3 Këndorja e mysafirëve nga e majta, topi shkon në kahun e kundërt nga harkon Namani, Limani provon me kokë, por e lartë.

Prishtina - Drita 1-0 Tun Bardhoku

Deklaruan:

Armend Dallku: Ne i kishim marr masat paraprakisht dhe gjatë stërvitjeve duke e përgatitur ekipin për pikat e forta të kundërshtarit duke ditur t’i neutralizojmë. Jam shumë i lumtur për faktin që djemtë e ekipit tim me përpikëri i kanë zbatuar detyrat që u kemi dhënë duke mos e lejuar kundërshtarin të mos na rrezikoj në asnjë moment, përkundrazi ne patëm rastet tona, pavarësisht që goli erdhi në minutat e fundit, mua më bënë të ndjehem shumë krenar, sepse ato ide, apo metoda që po i stërvitim brenda javës, po zbatohen mirë brenda fushës. Mirëpo, ende kemi ngecje te realizimi, sepse mund të shënonim edhe më herët, por jam i lumtur për pikët e që kanë për ne shumë rëndësi. 

Prishtina - Drita 1-0 Armend Dallku

Armend Thaqi: E humba rastin e dytë e që ishte më e lehtë se rasti i parë i golit, mirëpo si 2:0, si 1:0, tre pikët janë të mëdha duke e arritur qëllimit që patëm. Përndryshe ishte ndeshje shumë e vështirë dhe shumë e luftuar nga dy palët, mirëpo maksimumin që dhamë të gjithë futbollistët, ne që startuam dhe ata që u angazhuan nga bankina, na u shpagua në fund me tre pikë të mëdha që na mundësojnë të vazhdojmë ende më tutje për kreun e tabelës. 

Lorik Boshnjaku: Besoj se vetëm se është fillimi i paraqitjeve të mia ashtu siç duan adhuruesit tanë e kjo pas disa ndeshjeve që kisha munguar. Dhamë më të mirën gjithsecili duke na u shpërblyer në fund me angazhimin maksimal që e patëm gjatë gjithë ndeshjes. Besoj dhe premtoj se do të vazhdoj të kem kësi angazhimi edhe këso loje edhe në ndeshjet e ardhshme duke shpresuar që do t’i ndihmoj skuadrës ta rikthejmë titullin e munguar qe sa kohë.

Plisat

Foto: Roland Racaj