Lajme

Java XI: Prishtina – KEK-u 3-0

Java XI: Prishtina – KEK-u 3-0

Tre gola për tre pikë për fitoren e tretë rresht

Basid Khalid

Prishtinë, 20 tetor 2018 – Prishtina ka vazhduar me serinë e fitoreve, por jo edhe aq lehtë sa ka pritur dikush. Skuadra e KEK-ut u mbrojt me tërë fuqinë në pjesën e parë, ndërsa gjithçka pastaj ishte më e lehtë pas golit mjeshtëror të Khalidit (53’). Deri në fund skuadra shënoi edhe dy gola tjerë me Morinën (67’) e Pefqelin (88’), por ç’është më rëndësi nuk pati ndonjë lëndim para ndeshjeve në vazhdim të kampionatit.

Armend Thaqi

Prishtina në fundjavën e ardhshme udhëton në Gjilan ku do të ndeshet me skuadrën vendase homonime.

FC Prishtina

Java XI

Prishtina – KEK-u 3-0 (0-0)

Golat: Basid Khalid 53’, Marjo Morina 67’, Mergim Pefqeli 88’

Shikues: 500

Gjyqtarë: Arben Halilaj (Dr), Elvis Bicaj (Is), Florim Jakupi (Pz) – Shpëtim Murtezi (Gjl)

KV: L. Bekteshi - A. Govori

Pozita jashtë lojës: Pri 2-2 KEK-u

Kornerët: Pri 7-2 KEK-u

Gjuajtjet totale: Pri 16-4 KEK-u

Gjuajtjet në portë: Pri 9-1 KEK-u

Prishtina: 12. Visar Bekaj /c/ – 22. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 13. Abdul Bashiru – 5. Diar Miftaraj, 7. Lorik Boshnjaku, 3. Jamal Arago – 10. Meriton Korenica (16. Donat Hasanaj – 75’), 27. Marjo Morina (77. Mergim Pefqeli – 69’) – 9. Basid Khalid (19. Alen Jasharoski – 81’). Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Armend Dallku, Arbër Hoxha. Kryetrajner: Mirel Josa.

KEK-u: 1. Habib Gllareva – 2. Drilon Tejeci, 19. Ensar Krasniqi, 5. Muhamet Rakovica, 3. Altin Govori (6. Roland Vitija – 76’), 10. Atdhe Grajqevci, 22. Gëzim Berisha /c/, 8. Rilind Nimani (21. Ehat Gjoka – 84’), 16. Adonis Dodolli (11. Vigan Veliji – 57’), 9. Tervioll Stullqaku, 18. Ardit Gashi. Kryetrajner: Enis Nasufi.

Ardian Blakaj - Qeli

Komenti:

Ndeshja e sotme u zhvillua në një ftohtë të vjeshtës së vonshme dhe nuk mblodhi më shumë se 300 shikues, por me “Plisat” që s’u ndalën për 90-minuta dhe animin e tyre filluan duke e kujtuar ish-anëtarin e ndjerë në 13-vjetorin e vdekjes, Ardian Blakaj – Qeli. Por, përkrahjen e tyre futbollistët nuk e shpaguan në pjesën e parë e ku me gjithë disa tentime, shtyllës së Morinës dhe lojën para portës mysafire, rezultati mbeti i pandryshuar.

Plisat

Jamal Arago

Megjithatë pjesa e dytë ishte edhe më insistuese dhe si pasojë e saj, një topi të mirë të Bashiru-s dhe kthimit para portës të asistimit të Thaqit e zhdërvjelltësisë dhe golit të bukur të Khalid, gjithçka u zhbllokua dhe ishte më e lehtë në vazhdim të lojës. Ishte ky goli i 3-të i Khalidit kampional, ndërsa asistimi i 3-të i Thaqit.

Mergim Pefqeli - Donat Hasanaj

Goli i dytë u shënua me bashkëveprim të Morinës e Korenicës e ky i fundit regjistroi asistimin e parë, ndërsa Morina golin e tij të 2-të. I treti ishte më i veçanti, pasi që u asistua nga debetuesi i futbollisti i shkollës sonë, mesfushorit Donat Hasanaj, kurse Pefqeli realizoi golin e tij të parë sezonal.

Lorik Boshnjaku - Atdhe Grajqevci

Minutë pas minute:

8’ Aksion i mirë, Khalid e Korenica, në fund brenda zonës gjuan Boshnjaku, por e lartë,

9’ Kapiteni i mysafirëve, Berisha provon nga distanca, e lartë.

12’ Bashiru harkon nga e majta, vendasit e dëbojnë shkurtë, Korenica ia rregullon Boshnjakut e gjuajtjae të cilit u prit nga portieri mysafir.

Lorik Boshnjaku

15’ Vendasit humbin topin e Gashi gjuan nga distanca ulët, Bekaj pa ndonjë problem.

29’ Morina brenda zonës pak nga e majta gjuan fortë e në këndin tjetër qëllon traversën, ndërsa nga topi i kthyer provon Boshnjaku, por pret portieri e në vazhdim Morina shkaktoi ndërhyrje.

44’ Thaqi harkon nga e djathta në shtyllën e parë ku ndodhet Korenica që gjuan jashtë me kokë.

45’ Boshnjaku nga e djathta harkon në shtyllën e dytë e Morina gjuan plogësht jashtë me kokë.

45’+1 Boshnhaku harkon nga e djathta në shtyllën e parë, Khalid gjuan me kokë, e lartë.

47’ Khalid bukur depërton nga e majta, por i bllokohet gjuajtja e nga topi kthyes lehtë gjuan Morina, pret portieri.

Abdul Bashiru

53’ Pas një dëbimit të topit nga mysafirët, Bashiru nga mesfusha me të lartë e fut topin në anën e djathtë ku e zë Thaqi dhe e kthen para zonës dhe e merr Khalid e rregullon me të djathtën dhe me gjuajtje të fortë mjeshtërisht e vendos topin në këndin e sipërm të pambrojtur – 1:0.

FC Prishtina goal

65’ Pas kundërsulmit, Tejeci provon gjuajtjen nga distanca, e plogësht.

67’ Këndorja e parë për mysafirë, kundërzbritje e shpejtë me tre pasime, Morina depërton deri te para zona dhe e qet Khalidin vetëm me portier, gjuan me të majtën drejt në portier, rast i shkëlqyeshëm ishte ky.

Basid Khalid

67’ Aksion i shpejtë, Morina nga mesfusha e vazhdon majtë te Korenica i cili e kthen sërish te Morina në pozitë ballore brenda zonës dhe me gjuajtje në këndin e sipërm mbi portier shënon gol efektiv – 2:0.

Marjo Morina

Marjo Morina - Meriton Korenica - Lorik Boshnjaku

69’ Khalid bukur e fortë gjuan ballore nga 20 metra, reagim i shkëlqyer i portierit Gllareva, dëbon topin në këndore mbi portë.

70’ Këndore, niset me shpejtësi, Thaqi ia vazhdon Miftarajt në shtyllën e parë që gjuan me të parën, por pak i pasaktë, jashtë.

Diar Miftaraj

72’ Veliji provon gjuajtjen nga distanca, jashtë.

78’ Thaqi lufton fortë para zonës mysafire e rrëmben topin pastër dhe ia shtyn para zonës Hasanajt që gjuan rrëmbyeshëm, por e lartë.

Donat Hasanaj asist

88’ Aksion i shkëlqyer, Donat Hasanaj merr top nga e majta depërton, lufton shumë në duel, nuk tregohet egoist të gjuante edhe pse e kishte vetëm portierin, por ia vazhdon Mergim Pefqelit që kishte portën e zbrazët dhe shënon me saktësi – gëzim i dy futbollistëve të dalë nga shkolla e futbollit tonë – 3:0.

Mergim Pefqeli goal

90’+3 Hasanaj provon gjuajtjen e tij të fortë nga distanca, pranë pingules së djathtë.

Donat Hasanaj

Deklaroi:

Mirel Josa: Asgjë e veçantë, thjesht bëmë detyrën e ku nuk ishte edhe aq e lehtë ndeshja. Duhet të kishim konkluduar më tepër në pjesën e parë, duhet të luanim më tepër me krahët gjë që se bëmë, por e bëmë në pjesën e dytë ku erdhi edhe rezultati e ku trepikëshi ka rëndësi për ne.   

Plisat

Plisat