Lajme

Java XI: Prishtina – KEK-u

Java XI: Prishtina – KEK-u

Bardhekaltrit për fitoren e 3-të rresht

Prishtinë, 19 tetor 2018 – Pas pothuajse dy javësh, Prishtina nesër i rikthehet kampionatit. Pas dy fitoresh rresht, skuadra pritet t vazhdoj me serinë e fitoreve. Të paktën në letër është favorit absolut kundrës skuadrës me futbollistë të rinj në moshë, KEK-ut. “Elektricistët” kanë fituar vetëm një pikë në përballje me Ballkanin – skuadër kjo e cila po ashtu ka fituar një pikë me Prishtinën. Pra, bardhekaltrit aspak nuk e nënçmojnë kundërshtarin dhe maksimalisht do të hyjnë në ndeshje.

Skuadra vazhdon të vuaj mungesën e Mankendës dhe Ahmetit, ndërsa në rikuperim e sipër janë Mustafa dhe Khalid. Mungesa tjera skuadra nuk ka.

Përndryshe nuk do të ketë transmetim televiziv, ndërsa klubi do të hedhë nesër në shitje bileta për dy tribuna, ajo perëndimore 3 euro dhe lindore 2 euro.

Java XI

Prishtina – KEK-u

E shtunë, 20 tetor – ora 15:00

Stadiumi i Prishtinës

Gjyqtarë: Arben Halilaj, Elvis Bicaj, Florim Jakupi – Shpëtim Murtezi