Lajme

Java XII: Drita – Prishtina

Java XII: Drita – Prishtina

Prishtina për revansh dhe të ruaj vendin e parë

Prishtinë, 24 tetor, 2017 – Prishtina do të udhëtoj nesër në Gjilan pa disa futbollistë titullar. Por, kjo më nuk është pengesë që skuadra jonë të kërkoj revansh, ose të paktën rezultat pozitiv për ta ruajtur, tani më, pozitën e parë, të cilën e rrëmbeu pas shumë kohës në fundjavën e kaluar.

Prishtina këtë edicionin e nisi mbrapsht duke pësuar si vendas kundër Dritës, 0:1. Por, tani bardhekaltrit kanë tre fitore rend pa pësuar gol. Por, edhe Drita nuk din humbje në shtatë ndeshjet e fundit. Pra, paraqitjet dhe forma e dy skuadrave do të bëjë ndeshjen jashtëzakonisht interesante.

Siç iu kemi paralajmëruar, mungesave të stinorit vjeshtor të Khalid e Mazrekajt, i shtohen në ndeshjen e kaluar dhe të nesërme edhe Boshnjaku e Bozhoviç.

Java XII:

Drita – Prishtina

E mërkurë, 25 tetor – ora: 13:30

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Benon Këpuska (Gjk), Fatmir Sekiraqa (Pd) – Tefik Maloku (Pd)

Statistikat:

Drita dhe Prishtina do të takohen për herë të 40-të në të gjitha garat zyrtare në tre kompeticione pas luftës. Edhe pse në 7 ndeshjet e fundit Drita ka 3 fitore përball 4 të Prishtinës, kryeqytetasit në ndeshje të përgjithshme kanë larg rezultate pozitive prej 19 fitoreve, 13 barazime dhe vetëm 7 humbje me golldallim +25, 56:31. Po ashtu, Prishtina edhe në Gjilan ka bilanc pozitiv (një ndeshje e ka zhvillua në Mitrovicë) prej 5 fitoreve, 9 barazime dhe vetëm 3 humbje me golldalim +5, 14:19.

Me 87 golat e shënuara, për ndeshje skuadrat kanë 2.2 gola për ndeshje (Prishtina 1.4 – Drita 0.8). Skuadrat më së shpeshti janë ndarë me rezultatin 1:1 – 8 herë, prej tyre 7 në Gjilan. Drita nuk ka fitore më të lartë se dy gola epërsi (2:0 dy herë, nga një në të dy fushat dhe 3:1njëherë në Gjilan), kurse Prishtina përveç këtyre dy rezultateve, ka fitore të thella edhe si 3:0 (tre herë, një në Gjilan) si dhe një 5:0.

56 golat e Prishtinës i kanë shënuar 35 futbollistë, ndërsa realizuesi më i mirë i Prishtinës kundër Dritës, Basit Abdul Khalid me 5 gola (1x3, 1x2) mungon pas operimit. Por, mungon edhe realizuesi më i mirë i Dritës kundër Prishtinës, Xhevdet Shabani me 2 gola. Nga futbollistët tjerë të Prishtinës nga 1 gol kanë shënuar edhe Mankenda e Curri.

Prishtinës i kanë prirë 13 trajnerë. Vetëm dy prej tyre kanë mbi 5 paraqitje, si Shosholli 10 (4-3-3, 12:12) dhe Tovërlani me 8 ndeshje pa humbje (4-4-0, 16:5).

Dritës i kanë prirë rekord 17 trajnerë dhe vetëm tre trajner kanë më shumë se 3 paraqitje. Bekim Isufi nga 5 ndeshje nuk ka fitore (0-2-3, 3:9) sikurse pa fitore që është Arbnor Morina nga 4 ndeshje (0-3-1, 4:5) e me 4 ndeshje, por me 1 fitore, Sedat Pajaziti (1-1-2, 5:6). Trajneri aktual, Milaim Zuzaku i ka 3 paraqitje (1-1-1, 2:4).

Përballjet pas luftës:

1999/00:
Prishtina – Drita 2:1 (1:0) Kushtrim Munishi 8’, Afrim Tovërlani 55’ – Emin Ismajli 48’
Drita - Prishtina 3:1 (0:0) Bekim Isufi 53’, Baki Bulliqi 70’, 77’ – Afrim Tovërlani 85’

2000/01:
Drita - Prishtina 0:0
Prishtina - Drita 0:0
Superkupa Prishtina – Drita 3:0 (1:0) Sheremet Isufi 30’, Milaim Humolli 51’, Bashkim Patoku 88’

2001/02:
Prishtina - Drita 0:2 (0:0) Bekim Isufi 60’, Meriton Berisha 90’
Drita - Prishtina 0:2 (0:1) Uliks Emra 14’, Xhevdet Llumnica 82’

2002/03:
Prishtina – Drita 1:2 (1:0) Xhevdet Llumnica 31’ – Selman Berisha 68’, 75’
Kupa ¼ Prishtina – Drita 2:1 (2:1) Arsim Plepolli 11’, Milaim Humolli 34’ – Faruk Nazifi 32’
Kupa ¼ Drita - Prishtina 1:1 (1:1) Xhevdet Muji 23’ – Besnik Kollari 13’
Drita - Prishtina 1:1 (1:1) Hysni Gjinovci 14’ – Xhevdet Llumnica 32’

2003/04:
Drita - Prishtina 0:0
Prishtina – Drita 3:1 (2:0) Bashkim Patoku 31’, 42’, Xhevdet Llumnica 86’ – Ismet Ramushi 53’

2004/05:
Drita – Prishtina 2:0 (1:0) Mentor Sijarina 44’, Ylber Aliu 54’
Prishtina – Drita 1:0 (0:0) Debatik Curri 65’

2007/08:
Prishtina – Drita 5:0 (2:0) Visar Berisha 25’, Ertan Hasan 27’, 50’, 63’, Enis Fetahu 68’
Drita - Prishtina 1:1 (0:0) Venhar Sermaxhaj 50’ – Visar Berisha 90’

2008/09:
Drita - Prishtina 0:2 (0:2) Berat Hyseni 13’, Isuf Llumnica 37’
Prishtina – Drita 3:0 (2:0) Berat Hyseni 30’, Agron Skeraj 43’, Enis Fetahu 51’

2011/12:
Prishtina – Drita 2:1 (0:0) Ardian Kozhani 60’, 78’ – Leonit Abazi 87’
Drita - Prishtina 0:3 (0:2) Driton Krasniqi 10’, Bajram Zuqaku 17’, Faton Zejnullahu 66’
Prishtina – Drita 2:0 (1:0) Liridon Latifi 30’, Azem Ahmeti 50’

2012/13:
Drita - Prishtina 1:1 (0:1) Ismet Caka 52’ – Florim Bërbatovci 19’
Prishtina – Drita 2:1 (1:0) AzemAhmeti 12’, Besnik Krasniqi 71’ – Betim Syla 55’
Prishtina – Drita 2:2 (1:1) Astrit Fazliu 29’, Besnik Krasniqi 68’ – Bujar Shabani 5’, Leonit Abazi 72’

2013/14:

Drita – Prishtina 1:1 (1:0) Leotrim Pajaziti 6’ – Shend Kelmendi 78’
Prishtina – Drita 0:0
Drita – Prishtina 1:1 (0:0) Blendin Gashi 90+2’ – Shkëmbim Salihu 49’

2014/15:
Prishtina – Drita 2:0 (1:0) Durim Gashi 25’, Florim Bërbatovci 71’
Drita – Prishtina 1:1 (0:0) Ismet Ramushi 86’ – Durim Gashi 70’
Prishtina – Drita 1:0 (0:0) Mentor Zhdrella 54’

2015/16:
Prishtina – Drita 1:1 (0:0) Daesung Park 70’ - Alban Shillova 53’
Drita – Prishtina 1:0 (0:0) Xhevdet Shabani 87’
Prishtina – Drita 3:2 (1:0) Labinot Osmani 34’, Kreshnik Lushtaku 54’, Petrit Osmani 62’ – Shqiprim Kelmendi 73’, Florim Berisha 80’
Kupa Finale: Drita – Prishtina 1:2 (1:0) Qendrim Sejdiu 30’ – Basit Abdul Khalid 70’, 76’

2016/17:
Drita – Prishtina 0:1 (0:0) Gauthier Mankenda 85’
Prishtina – Drita 0:1 (0:0) Leutrim Kryeziu 78’
Drita – Prishtina 1:3 (0:0) Alban Shillova 88’ – Basit Abdul Khalid 51’, 58’, 86’

2017/18:
Prishtina – Drita 0:1 (0:1) Xhevdet Shabani 32’