Lajme

Java XII: Gjilani – Prishtina

Java XII: Gjilani – Prishtina

Në Gjilan ndeshje e vështirë dhe shumë e rëndësishme

Prishtina - Gjilani 1-0

Prishtinë, 26 tetor 2018 – Bardhekaltrit udhëtojnë në Gjilan ku do të ndeshen me skuadrën vendase homonime. Edhe pse Prishtina tradicionalisht i ka përballuar ndeshjet me bardhëkuqët e Gjilanit, është forma e lartë dhe paraqitjet e mira të kësaj skuadre që do ta bëjë përballjen e vështirë, por shumë të rëndësinë për kryeqytetasit. Trepikëshi do të thotë shumë dhe mbetët synimi i vetëm i ekipit tonë. Dhe futbollistët janë të vetëdijshëm për rëndësimin e takimit. Premtojnë e ne besojmë fuqishëm që nesër nga Gjilani skuadra do të rikthehet me angazhim maksimal e shpresojmë edhe me rezultat pozitiv – tre pikë të reja.

Prishtina do të vuaj ende mosparaqitjen nga lëndimi të Mankendës, e ku mungesave iu është bashkuar edhe i riu Hasanaj i cili ka ndrydhur muskulin pas një aksidenti në rrugë, kurse Ahmeti është ende në rikuperim e sipër. Skuadra nuk ka mungesa përshkak suspendimeve.

Java XII

Gjilani – Prishtina

E shtunë, 27 tetor – ora 13:45

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Alban Ejupi (Pd), Imran Kabashi (Mt) – Arben Halilaj (Dr)

L. Bekteshi: Ndeshje shumë e vështirë, por edhe interesante e që mund ta fitojmë

“Shkojmë në udhëtim te skuadra që ka ekip shumë të mirë dhe ka pasur paraqitje të mira sivjet. Po ashtu plus për ta është edhe ambienti i mirë sportiv në shkallët e stadiumit. Por, kanë pasur shumë ndryshime në formacion dhe duke e njohur edhe fushën, sepse kemi luajtur gjatë atje, unë shpresoj shumë që nga atje do të rikthehemi me rezultat pozitiv e që për ne do të thotë 3 pikë të reja. Sidoqoftë e vlerësoj se do të jetë ndeshje shumë e vështirë, por edhe interesante. Por, kam besim te skuadra dhe te optimizmi ynë që do të vazhdojmë me serinë e paraqitjeve të mira”, ka thënë mbrojtësi, Leotrim Bekteshi.

Ergyn Ahmeti

Statistikat

Dy skuadrat pas luftës kanë zhvilluar 40 ndeshje zyrtare. Dhe nuk ka skuadër kundërshtare që Prishtina ka bilanc më të mirë. Prej 40 ndeshjeve zyrtare ka pësuar vetëm 3 humbje, 12 barazime dhe ka fituar plot 25 ndeshje me goldallim +40, 67:27. Paraqitjet vetëm për pikë janë edhe më të theksuara në favor të bardhekaltërve. Nga 32 ndeshje, Prishtina e ka pësuar vetëm një humbje (pranverë 2016, 1:0), ka barazuar 10 herë dhe ka fituar 21 ndeshje me goldallim +36, 52:16. Pra, nga 14 udhëtimet kampionale në të gjitha garat në Gjilan, Prishtina ka 5 fitore, 8 barazime dhe 1 humbje me goldallim +5, 12:7.

Prishtina ka fituar duelin e parë të këtij sezoni 1:0 me golin e Diar Miftarajt (80’).

Dy skuadrat me 94 golat e shënuar kanë mesatare shumë të lartë të shënimit të golave prej 2.35 për ndeshje. Këtë statistikë të lartë e bënë Prishtina e cila me 67 golat e shënuar ka 1.67 gola, kurse Gjilani vetëm 0,67.

Rezultati më i shpeshtë është 1:0 – 11 herë, e prej tyre Prishtina i ka 9 të fituara (7-2 si vendas), kurse Gjilani i ka dy fitore (të dysi vendase, njërën për kupë).

Prishtina dy fitore i ka shumë të larta në përballje, si 7:0 (pranverë 2007) dhe 1:5 (neutral, në Flamurtar, pranverë 2012)

Për Prishtinën 67 golat i kanë shënuar 38 futbollistë dhe prin golashënuesi më i mirë i skuadrës pas luftës Sheremet Isufi (60) me 6 gola (1x3 dhe 1x2). Nga futbollistët aktiv udhëheq Khalid me 2, ndërsa nga 1 gol kanë Miftaraj, Boshnjaku dhe Mankenda.

Për Gjilanin 27 golat i kanë shënuar 18 futbollistë dhe më së shumti Premton Muja me 4.

Prishtinën në 40 ndeshje e kanë udhëhequr 15 trajnerë, ndërsa kryetrajneri Josa nga 4 paraqitje nuk ka pësuar humbje dhe ka 3 fitore dhe 1 barazim me goldallim +3, 5:2.

Gjilanin e kanë udhëheq 12 trajnerë, ndërsa me Gjilanin kryetrajneri i tanishëm Pajaziti e ka 2 ndeshje: 1 barazim e 1 humbje – ndeshje e zhvilluar këtë edicion (1:0), por në përgjithësi kundër Prishtinës ka 7 ndeshje (4 me Dritën, 2 me Gjilanin dhe 1 me Drenicën) dhe me plasman prej 2 fitoreve, 2 barazime dhe 3 humbje me goldallim -1, 6:7.