Lajme

Java XII: Prishtina – Flamurtari

Java XII: Prishtina – Flamurtari

Kuqezinjtë kundërshtar i papërshtatshëm

Prishtinë, 27 tetor 2019 – Edhe pse Flamurtari i klasifikuar n ë vendin e 10-të me vetëm 9 pikë të tubuara, në dy vitet e fundit është treguar se sa “arrë e fortë” për rivalët e kryeqytetit, Prishtinën. Në katër ndeshjet e fundit, Prishtina e ka vetëm 1 fitore, përball 2 barazimeve dhe 1 humbjeje – edhe atë në “Fadil Vokrri”. Andaj, Prishtina duhet të jetë maksimalisht e përqendruar dhe mundësisht të përsëris angazhimin e madh si me Dritën për ta mposhtur një rival kokëfortë siç është Flamurtari.

Ndërsa, përkundër përballjeve të barabarta në katër ndeshjet e fundit, Prishtina ka larg bilanc më të mirë pas luftës dhe nga 41 përballjet zyrtare i ka fituar 23 të tilla duke luajtur edhe 11 herë baras dhe 7 fitore të Flamurtarit, me goldallim +35, 73:38.

Prishtina ka mungesë vetëm të lënduarin në ndeshjen e fundit me Dritën, Leonit Abazi.

Java XII

Prishtina – Flamurtari

E hënë, 28 tetor – ora: 18.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Driton Preniqi (Ob), Imran Kabashi (Mt) – Alban Shala (Pr)

Çmimi i biletave:
Tribuna jugore (Plisat)
Tribuna lindore 3 €
Tribuna perëndimore 5 €
Tribuna VIP: 10 €

L. Ibrahimi: Kundërshtar që na nxjerr probleme – por me angazhim si me Dritën i mposhtim

“Flamurtarin e njoh edhe nga edicioni i kaluar kur s’isha në Prishtinë, e njoh edhe nga e kaluara ime e gjatë më parë në Prishtinë dhe në Prishtinë u riktheva që nga ndeshja e parë po me Flamurtarin. Pra, e di që Prishtina ka pasur vështirësi me ta, sidomos edicionin e kaluar, por edhe sivjet jemi përballur baras. Është kundërshtar i vështirë për Prishtinën duke i nxjerrë gjithmonë problem, por duke e ditur kualitetin tonë, formën tonë të lartë momentale dhe me një angazhim siç e patëm me Dritën, besoj që do t’ia arrijmë të përballojmë edhe këtë rival duke i marrë pikët e plota për të mbetur në krye të tabelës, aty edhe ku i ka hije Prishtinës”.