Lajme

Java XII: Prishtina – Flamurtari 2-0

Java XII: Prishtina – Flamurtari 2-0

Me golat e Korenicës (43’) e Thaqit (45’+1) tre pikë të reja

Prishtina - Flamurtari 2-0

Prishtinë, 28 tetor 2019 – Prishtina ka arritur edhe fitoren e tretë rresht duke mos pësuar gol. Megjithatë, edhe pse në pjesën e parë nga tre raste konkretizuan dy dhe qëlluan traversën, në pjesën e dytë futbollistët bardhekaltër sikur garonin kush po humb raste më shumë.

Prishtina ka fituar me plot meritë derbin e kryeqytetit, por ishte mëkat humbja e një mori rastesh nga 16 gjuajtje – rekord, sa pati sot në portën kuqezi.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Ahmet Haliti

Sidoqoftë, më rëndësi, kuptohet, janë tre pikët e reja që skuadrën e afrojnë tre pikë larg kreut të tabelës.

Bardhekaltrit të shtunën zhvillojnë ndeshjen e javës së 13-të kundër Dukagjinit në Klinë, pastaj në mesjavë ndeshjen e javës së 14-të në “Fadil Vokrri” kundër Feronikelit.

FC Prishtina

Java XII

Prishtina – Flamurtari 2-0 (2-0)

Golat: Meriton Korenica 43’, Armend Thaqi 45’+1

Shikues: afër 1.000

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Driton Preniqi (Ob), Imran Kabashi (Mt) – Alban Shala (Pr)

KV: A. Januzi – A. Zeqiri

Pozita jashtë lojës: Pri 4-2 Fla

Kornerët: Pri 6-5 Fla

Gjuajtjet totale: Pri 16-5 Fla

Gjuajtjet në portë: Pri 11-2 Fla

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 4. Tun Bardhoku – 7. Lorik Boshnjaku (18. Ergyn Ahmeti – 59’), 77. Ardit Hila, 6. Endrit Krasniqi (20. Qendrim Zyba – 80’) – 2. Armend Thaqi /c/, 10. Meriton Korenica, 27. Ahmed Januzi (17. Alban Shillova – 83’). Zëvendësues: Eglant Haxho, Diar Miftaraj, Kreshnik Uka, Gauthier Mankenda. Kryetrajner: Armend Dallku.

Flamurtari: 12. Ardit Nika – 3. Melos Zenunaj, 5. Angel Granchov, 7. Mergim Boshnjaku /c/, 10. Agron Bruqi, 13. Ernes Isljami, 14. Gentrit Dumani, 20. Egzon Krasniqi (9. Maliq Ademi – 46’), 21. Arbnor Zeqiri (11. Edon Zeqiri – 56’), 22. Lorik Maxhuni, 27. Shend Kelmendi (19. Gentrit Begolli – 75’). Kryetrajner: Sunaj Keçi.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Tun Bardhoku

Komenti:

Bardhekaltrit kanë vazhduar me fitoren e tretë rresht, njëkohësisht ndeshja e katërt duke mos pësuar gol. Prishtina sot vuajti deri sa shënoi golin e parë, mysafirët po mbroheshin ngjeshur, ndërsa para shënimit u qëllua vetëm traversa me Krasniqin pas harkimit të Bardhokut (36’).

Prishtina - Flamurtari 2-0 Meriton Korenica

U deshtë një harkim i saktë i Hilës për Januzin, pritja e mrekullueshme e Nikës, por nga afërsia Korenica shtyu topin në rrjetë (i 3-ti kampionat), ndërsa goli i dytë u shënua shumë shpejtë pas trysnisë së Thaqit, gabimit të portierit Nika dhe asistimit të bukur të Korenicës (i 2-ti kampionat) për kapitenin Thaqi që shënoi golin e tretë kampional.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Armend Thaqi

Pjesa e dytë është rrëfim në veti, 12 gjuajtje në portë, secila herë ishte rast për shënim, por ose gjuhej drejt në portier, ose gjuhej jashtë portës. Fatmirësisht, kuqezinjtë nuk kishin as forcë as cilësi që të ndëshkonin huqjet e bardhekaltërve e që megjithatë në vijën e mbrojtjes nuk patën asnjë problem duke e zmbrapsur çdo tentim të kundërshtarit.

Përndryshe, për Prishtinës sot debutoi në kampionat (ka debutuar në Evropa Ligës) edhe një futbollist i ri, reprezentues i U19 të Kosovës, mesfushori i talentuar, Qendrim Zyba.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Ardit Hila

Minutë pas minute:

15’ M. Boshnjaku depërtoi nga e djathta në qendër e gjuan lehtë, Bekaj në vend.

19’ Egzon Krasniqi deshi të përfitoj nga një pasim i shkurt i topit nga Haliti, por, u devijua e gjuajtja përfundoi në këndore skaj portës.

27’ Ibrahimi depërton nga e djathta e gjuan me të majtën rrëmbyeshëm, fare pranë pingules së majtë.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Tun Bardhoku

36’ Topi kalon majtë te i vetmuari Bardhoku që harkon për mrekulli para portës, Krasniqi shkëputet e gjuan me kokë, topi qëllon traversën e kuqezinjtë disi e pastrojnë situatën duke e dëbuar në këndore.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Meriton Korenica

43’ Prishtina po vazhdon të atakonte, Hila nga gjysmëedjathta gjysmëharkim për Januzin që gjuan mjaft bukur me kokë, edhe më bukur intervenon portieri Nika, por vetëm shkurtë, Korenica e shtyn topin në rrjetë – 1:0.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Meriton Korenica

45’+1 Sërish Hila me top para zonës, Thaqi se mbërrin, por portieri Nika e gjuan drejt në trupin e Thaqit, topi shkon te Korenica që nuk tregohet vetjak të tentonte portën, e kthen për Armend Thaqin e vetmuar që vendos topin në rrjetë – 2:0.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Armend Thaqi

Prishtina - Flamurtari 2-0

53’ Hila ndërprenë aksion, Januzi pothuajse i vetëm me portier, gjuan nga 13-14 metra, skaj pingules së majtë.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Ahmed Januzi

59’ Bekteshi top vertikal për Januzin, ky gjuan ballore, drejt në portierin Nika.

63’ Harkim i këndores, Bekteshi shkëputet e gjuan me kokë, nga vija fatale e largon topin Isljami.

65’ Harkim i këndores nga e majta për mysafirët, Granchov gjuan lartë me kokë.

66’ Kundërzbritje, Korenica te Bardhoky e ky te Hila i cili gjuan ballore, sërish mysafirët largojnë nga vija fatale, këndore.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Ardit Hila

69’ Ibrahimi diagonale të bukur nga e djathta, Krasniqi depërton deri te para portieri, i bllokohet gjuajta nga pozitë ideale, korner.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Endrit Krasniqi

71’ Korenica para zonës kundërshtare, nuk i del pasimi që do ta qiste në rast Prishtinën, kundërzbritje e rrezikshme në krahun tjetër, por gjuajtjen apo tentimin për krosim të fortë e ndal Bekaj.

73’ Bekteshi te Thaqi e ky te Krasniqi, pozitë ballore, pason gjuajtja, pret Nika.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Lorik Boshnjaku

74’ Rritet presioni, Ibrahimi nga e djathta krejt i bënë bukur, pason te Ahmeti, gjuan, portieri i shtangur, topi skaj pingules së djathtë.

75’ Krasniqi – Korenica bashkëveprojnë, gjuajtjen e 10-shit prishtinas e pret Nika.

75’ Gabim i vendasve, topin merr Ibrahimi, provon gjuajtjen, e lartë.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Labinot Ibrahimi

76’ Ibrahimi sërish, ia vazhdon Thaqit djathtë dhe në momentin e fundit ia ndal pasimin për gol portieri Nika.

77’ Gjyqtari Bejtullahu nuk gjykon penallti të pastër në Januzin.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Ahmed Januzi

85’ Thaqi nga e djathta ulët për Shillovën, sërish pret Nika shpëton skuadrën.

88’ Maliqi depërton nga e majta dhe e gjen Begollin në zonë që gjuan larg portës.

90’+2 Zyba depërton e asiston Ibrahimin që nga e djathta gjuan rrëmbyeshëm, e lartë.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Armend Dallku

Deklaruan:

Armend Dallku: S’kisha thënë që sot kemi pasur paraqitjen më të mirë, ato ishin me Gjilanin e Dritën, por është e vërtet që humbëm shumë raste, krijuam shumë, por realizimi nuk është i kënaqshëm ashtu siç ne po dëshirojmë, sepse patëm mundësi të shënonim edhe më shumë, kurse neve stafit teknik të na lejonte të bënim disa zëvendësime që t’i jepnim minutazhë futbollistëve që kanë më pak paraqitje. Prapë kësaj, ne morëm guximin dhe aktivizuam një lojtar të ri siç është Zyba të cilit i dëshirojmë shëndet e fat, sepse Qëndrimi është një kohë të gjatë me neve, por që ka pasur probleme me lëndime dhe ja që sot i erdhi koha dhe i dëshirojmë të gjitha të mirat. 

Ardit Hila: E nisën lojën mjaft mirë, ashtu siç na kërkuan trajnerët me presing të lartë duke e bërë ne tonën, por topi s’po gjente rrugën, megjithatë pas minutës 40-të u zhbllokuam dhe golin e dytë shënuam si pasojë e meritës e të gjithë çunave. Në pjesën e dytë, sikur Zoti kishte thënë jo (qeshën), ne e bëmë tonën me seriozitetin më të madh, por fati s’ishte me ne për ta trefishuar e katërfishuar rezultatin. Kuptohet, me skuadrën po ndihem mirë, kur kisha ardhur në fillim kisha vetëm stërvitje individuale, por gradualisht kam kapur ritmin e skuadrës me stërvitjen e grupit dhe besoj kam për të dhënë edhe më shumë për skuadrën në vazhdim, por them që si skuadër për momentin jemi mirë.

Prishtina - Flamurtari 2-0 Ardit Hila

Prishtina - Flamurtari 2-0 Plisat