Lajme

Java XIII: Dukagjini – Prishtina

Java XIII: Dukagjini – Prishtina

Bardhekaltrit udhëtojnë te njëherë kampionët e Kosovës

Prishtinë, 1 nëntor 2019 – Publiku futbolldashës i Klinës do t’i pret 10-herë kampionët e Kosovës, Prishtinën, pas 17 vitesh në stadiumin “18 Qershori”. Skuadra e Dukagjinit, njëherë kampionët e Kosovës (1993/94), janë rikthyer në elitën e futbollit tonë dhe po provojnë me çdo kusht të mbesin sërish në elitë, me gjithë formën e luhatshme dhe pjesës së poshtme të tabelës ku ndodhen. Në anën tjetër, Prishtina javëve të fundit ka pasur vetëm ngjitje në tabelë duke regjistruar tre fitore rresht dhe katër ndeshje pa pësuar gol. Andaj, kundrejt synimeve të kundërta të dy skuadrave, njëra të grumbulloj pikë sa më shumë dhe tjetra të vazhdoj në ndjekje të titullit, pritet duel interesant dhe mesiguri i hapur nga dy skuadrat.

Prishtina do të vuaj mungesën e dy titullarëve, Abazit të lënduar dhe Januzit të suspenduar nga kartonët.

Java XIII

Dukagjini – Prishtina

E shtunë, 2 nëntor – ora: 13.00

Stadiumi: “18 Qershori”, Klinë

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Fatlum Jashari (Mt), Imran Kabashi (Mt) – Arben Halilaj (Dr)

Haliti: I besoj cilësisë dhe formës tonë që të rikthehemi me pikë të plota

“Pas lëndimit që kisha jam rikthyer me sukses duke punuar mjaft mirë gjatë rikuperimit edhe pse mendoj që më duhet edhe pak kohë të kthej formën optimale, megjithatë jam shumë i kënaqur që ia kam arritur t’i ndihmoj ekipit në këto dy ndeshjet e fundit pas rikthimit nga lëndimi. Ndërsa, ekipi po vazhdon të ketë formë të lartë bashkëngjitur edhe atmosferën shumë të mirë që po mbizotëron në skuadër. Vijmë pas disa rezultateve tejet pozitive – qëllim ky që kemi përpara për ta vazhduar ende, pra edhe në ndeshjen e nesërme në Klinë. Ndërsa Dukagjini edhe pse nuk po gëzon formë të mirë, kanë disa individë në përbërjen e tyre shumë të mirë çka neve na duhet të kemi shumë kujdes duke mos ia lënë rastit që t’iu lëmë hapësirë. Kurse ne të kryejmë punën tonë, ta përmbushim obligimin tonë që t’i argëtojmë tre pikë që po ashtu të jemi edhe më të qetë para derbit me Feronikelin. Jam optimist, i besoj formës dhe cilësive tona se do t’ia dalim me pikë të plota nga Klina”, ka thënë qendërmbrojtësi, Ahmet Haliti. 

Ahmet Haliti