Lajme

Java XIII: Dukagjini – Prishtina 0-0

Java XIII: Dukagjini – Prishtina 0-0

Bardhekaltrit hap fals në Klinë

Dukagjini - Prishtina 0-0 Armend Thaqi

Klinë, 2 nëntor 2019 – Me gjithë lojë e zbehtë dhe jo të mirë, Prishtina krijoi disa raste shënimi që s’duhej humbur, u qëllua edhe traversa dy herë, por më kot, fati nuk përcjelli pas plogështisë në fushë. Gjëja pozitive edhe pas kësaj ndeshje mbeti mospësimi i golit edhe pas pesë ndeshjeve rresht.

Kurse, Prishtina edhe pas udhëtimit të tretë pas luftës, nuk fitoi si mysafire e Dukagjinit dhe ky mossukses skuadrën e largon nga kreu i tabelës në pesë pikë.

Sidoqoftë, skuadra nuk ka kohë të vajtoj këtë dështim, sepse tani i duhet përqendrim maksimal për dy ndeshjet e ardhshme, me Feronikelin në “Fadil Vokrri” të mërkurën (18h) dhe në fundjavë në Podujevë me Llapin.

Java XIII

Dukagjini – Prishtina 0:0

Shikues: 500

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Fatlum Jashari (Mt), Imran Kabashi (Mt) – Arben Halilaj (Dr)

KV: A. Lloga, A. Mërlaku, L. Marmullaku – E. Krasniqi, L. Boshnjaku, A. Shillova, L. Bekteshi

KK: A. Lloga (2KV – min. 90’+2)

Pozita jashtë lojës: Duk 1-1 Pri

Kornerët: Duk 3-4 Pri

Gjuajtjet totale: Duk 9-13 Pri

Gjuajtjet në portë: Duk 4-8 Pri

Dukagjini: 1. Altik Muhaxhiri – 5. Elton Basri, 6. Ilir Syla, 7. Granit Elezaj (99. Husein Demiri – 68’), 8. Labinot Jashanica, 9. Altin Lloga, 19. Liridon Palushaj, 21. Denis Haliti, 24. Ilir Mustafa, 27. Orgest Gava, 77. Altin Mërlaku /c/ (11. Leorant Marmullaku – 87’). Kryetrajner: Severin Elezaj.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 4. Tun Bardhoku – 7. Lorik Boshnjaku (18. Ergyn Ahmeti – 57’), 77. Ardit Hila, 6. Endrit Krasniqi (11. Kreshnik Uka – 68’) – 2. Armend Thaqi /c/, 20. Meriton Korenica (15. Gauthier Mankenda – 80’), 17. Alban Shillova. Zëvendësues: Eglant Haxho, Diar Miftaraj, Qendrim Zyba, Trimror Selimi. Kryetrajner: Armend Dallku.

FC Prishtina

Komenti:

Prishtina nuk e nisi mirë ndeshjen, luante e hutuar dhe assesi të përshtatej në një fushë të fortë e të papërshtatshme dhe ishin vendasit të parët që patën rast ideal (Elezaj – 24’). Por, në fund të pjesëlojës, Prishtina atakoi dy herë dhe vetëm pritjet e portieri Muhaxhiri shpëtuan vendasit duke pritur gjuajtjet e Shillovës me kokë (39’) e të Krasniqit (45’).

Edhe pjesa e dytë u vonua deri sa mysafirët morën vetën e pastaj Ibrahimi dy herë qëlloi traversën (75’ e 84’). Kurse, Shillova në portën zbrazët nuk qëlloi portën pas gjuajtjes me kokë (76’). Por, ishte edhe skuadra vendase që sikur t’ishte më e përqendruar apo të kishte më shumë cilësi mbase do të ndëshkonte mbrojtjen prishtinase, e cila megjithatë po përformon mirë në krye me portierin Bekaj dhe mbetën të pamposhtur edhe pas pesë javësh.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Leotrim Bekteshi

Minutë pas minute:

1’ Krasniqi top pas shpinës së mbrojtjes vendase, Shillova nuk e arrin, intervenon portieri vendas.

2’ Lloga nga distanca, ballore, plogësht e jashtë.

10’ Gabim në prapavijën e Prishtinës, Haliti gjuan, devijohet gjuajtja dhe këndore pranë pingules së majtë.

12’ Pas këndores, Palushaj gjuan me kokë, vetëm pjesa e epërme e rrjetës.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Lorik Boshnjaku

15’ Boshnjaku gjuan nga distanca, e plogësht, e lehtë për Muhaxhirin.

17’ Korenica nga gjuajtja e lirë ballore, topi prek “murin” dhe kap portieri vendas.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Meriton Korenica

18’ Pas aksionit, topin e dëbojnë vendasit para zonës, ndërsa gjuajtja pasuese e Hilës përfundon lartë.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Ardit Hila

24’ Kundërzbritje e shpejtë nga e majta për vendasit, Elezaj pozitë ideale, nga pozita qendrore gjuan rrezikshëm skaj pingules së djathtë.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Labinot Ibrahimi

35’ Aksion i mirë i Thaqit te Ibrahimi, harkon para portës, vonohet Shillova, topi në kahun tjetër te Korenica që e kthen në qendër për Krasniqin i cili ia del të gjuaj pas tentimit të dytë, por e lartë.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Alban Shillova

39’ Shillova nis aksion nga mesfusha duke e shërbyer Thaqin djathtë i cili e harkon me të majtën, kurse gjuajtjen me kokë të sulmuesit prishtinas e ndal portieri vendas duke shpëtuar gol të sigurt.

45’ Hila e vazhdon për Bardhokun majtë, harkim në qendër, dëbohet shkurt, Krasniqi gjuan bukur me gërshërë, e pabesueshme çfarë pret Muhaxhiri fare pranë pingules së majtë duke shpëtuar sigurt nga pësimi i golit.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Endrit Krasniqi

52’ Goditjen e dënimit nga anash e harkon Thaqi, Bekteshi e tenton portën me kokë, e lartë.

58’ Harkim nga gjuajtja e lirë nga anash për vendasit, Mërlaku pozitë ideale, por gjuan plogësht me kokë, e lehtë për Bekajn.

72’ Mustafa tenton nga ndërprerja ballore, e lartë.

75’ Ibrahimi e përfundon aksionin me gjuajtje të rrëmbyeshme nga distanca, e trondit traversën.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Ardit Hila

76’ Presion i Prishtinës, aksion nga Uka – Hila, ky i fundit nga e djathta harkon në shtyllën e majtë, Shillova krejtësisht i vetëm, Muhaxhiri pothuajse i dorëzuar, por gjuajtja me kokë e sulmuesit del jashtë, e pabesueshme çfarë rasti i humbur.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Ahmet Haliti

81’ Haliti harkon në zonë, topi dëbohet, portieri ka lëshuar portën, Hila e tenton atë, nuk ia qëllon, skaj pingules së djathtë.

83’ Provon edhe Uka, ballore, pret Muhaxhiri.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Kreshnik Uka

84’ Labinot Ibrahimi harkon fortë nga e djathta, nuk ia del të prek topin ashkun i cili së pari prek tokën e pastaj qëllon traversën.

84’ Nga e majta gjuan Demiri, intervenon Bekaj e pastaj edhe faullohet.

86’ Sërish Demiri, e lehtë për Bekajn.

90’+1 Mustafa e vazhdon te Demiri, gjuan, por as sot Bekaj nuk lejon të mposhtet.

90’+3 Hila ballore e shpejtë te Uka që gjuan fortë me të parën, por as Muhaxhiri sot nuk lejon të mposhtët dhe mbase ishte lojtari i ndeshjes në takimin e sotëm.

Dukagjini - Prishtina 0-0 Endrit Krasniqi - Armend Dallku

Deklaruan:

Armend Dallku: Ne e falëm pjesën e parë, sepse shumë pak krijuam, hiç atyre dy rasteve në fund të pjesës e që janë pak për një ekip siç është Prishtina e cila e mëton kreun e tabelës. Ndërsa, në pjesën e dytë e dominuam kundërshtarin, e futëm në vështirësi, dy herë e qëlluam edhe traversën, mirëpo fati edhe njëherë nuk kishte në anën tonë e unë iu kam thënë edhe futbollistëve të mi se fatin për ta kthyer nga veti duhet të duam edhe golin, edhe duelin dhe për çdo gjë në fushë duhet të jemi një hap para kundërshtarit. Sepse, u pa, sidomos në pjesën e parë, mesfusha jonë ishte e vakët duke mos luajtur ashtu siç ishim marrë vesh dhe duke llogaritur që edhe fusha nuk na lejonte të luanim ashtu siç po na e mundëson fusha jonë dhe ku në këto fushat tjera po kemi problem të shprehemi ashtu siç po bëjmë në ‘Fadil Vokrri’, sepse kemi futbollistë me teknikë të mirë. Mirëpo kjo nuk është justifikim, fundja ne arritëm të marrim vetëm një pikë nga tre për të cilat kishim ardhur këtu. Por, as një pikë nuk është keq kur e sheh fundin e ndeshjes.