Lajme

Java XIII: Prishtina – Trepça ’89 4-2

Java XIII: Prishtina – Trepça ’89 4-2

Fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë

Prishtina - Trepça '89 4-2 Sabien Lilaj

Prishtinë, 22 nëntor 2020 – Prishtina ka fituar ndeshjen e javës së 13-të kundrejt skuadrës së “minatorëve”, Trepça ’89 – 4:2.

Në një ndeshje tejet interesante u shënuan plot gjashtë gola, a kanë mundur të shënohen edhe më shumë, sidomos nga ana e Prishtinës.

Prishtina - Trepça '89 4-2 Leotrim Kryeziu

Përndryshe megjithëse nga tre gola u shënuan në secilën pjesëtojë, në të dytën u krijuan një mori rastesh.

Sidomos tre raste pothuajse me vetëm portier kishte Kryeziu, por mbase edhe për meritë të portierit mysafir nuk gjeti më shumë rrjetën, por sot la përshtypje të lartë duke quar skuadrën përpara në shumë raste.

Prishtina - Trepça '89 4-2 Gauthier Mankenda

Ndërsa Lilaj pas rikthimit prej lëndimit shenoi golin e pare me fanellen e Prishtines.

Prishtina - Trepça '89 4-2 Sabien Lilaj

Prishtina me këtë fitore vazhdon të mbaj hapin me pjesën e epërme të klasifikimit, kurse të mërkurën udhëton në Podujevë ku do të ndeshet me Llapin në kuadër të javës së 14-të.

FC Prishtina

Java XIII

Prishtina - Trepça ‘89 4-2 (2-1)

Golat: Sabien Lilaj (p) 12’, Leotrim Kryeziu 27’, Besnik Krasniqi 63’, Gauthier Mankenda 66’ - Bismark Sie 45’+1, Ardian Muja 71’

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu, Bujar Selimaj, Fatlum Jashari, Vigan Ibërdemaj

KV: Mankenda, Boshnjaku, Z. Ramadani, Dellova, Curri - Nimani, Mashau, A. Islami, Jashari, Sie

Pozita jashtë lojës: Pri 3-2 T89

Kornerët: Pri 7-4 T89

Gjuajtjet totale: Pri 12-8 T89

Gjuajtjet në portë: Pri 11-4 T89

Prishtina: 12. Eglant Haxho – 2. Besnik Krasniqi, 28. Leotrim Bekteshi, 5. Lumbardh Dellova, 18. Gledi Mici – 7. Lorik Boshnjaku /c/ (13. Behar Maliqi – 90’+1), 88. Sabien Lilaj (20. Qendrim Zyba – 71’), 10. Endrit Krasniqi – 23. Leonit Abazi (34. Albin Prapashtica – 90’+1), 15. Gauthier Mankenda (8. Mergim Pefqeli – 84’), 9. Leotrim Kryeziu. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Tun Bardhoku, Kreshnik Uka. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

Trepça ‘89: 1. Marly Koubassanath – 4. Ervin Kaçar (11. Robert Rrahmani – 74’), 7. Rilind Nimani, 8. Arbnor Muja (28. Milot Avdyli – 74’), 13. Valon Dedia (10. Mohamed Darwish – 46’), 4. Ardian Muja, 15. Muharrem Jashari /c/, 24. Sedat Berisha, 25. Happy Mashau (17. Kreshnik Nebihu – 59’) , 30. Adenis Shala, 99. Bismark Sie. Kryetrajner: Shpetim Idrizi.

Golat:

11’ Mici harkoi nga e djathta pas ndërprerjes, topi në rrëmujë brenda zonës mori drejtim nga porta kur futbollisti mysafir, Nimani preku topin me dorë dhe gjyqtari Bejtullahu dha shenjë në pikën e bardhë.

Prishtina - Trepça '89 4-2 Sabien Lilaj

12’ Nga pika e bardhë për golin e parë me fanellën e Prishtinës realizoi, Sabien Lilaj – 1:0.

27’ Mbase aksioni më i mirë në ndeshje, Boshnjaku ia del megjithë duelin të shtyj topin te E. Krasniqi i cili mjaft bukur mbrapa shpinës së mbrojtjes e pason Leotrim Kryeziun i cili edhe më bukur u kujdes që gjuajtja të ishte e saktë në cepin e ulët të kahun të majtë duke shënuar golin e parë me fanellën e Prishtinës – 2:0.

45’+1 Mysafirët përfituan nga një pakujdesi e vendasve të cilët me shpejtësi u ndodhën para portierit Haxho, Berisha e gjen Bismarkun i cili parabolën Haxhon për 2-1.

Prishtina - Trepça '89 4-2 Loetrim Kryeziu

63’ Portieri Haxho degazhon anash te Besnik Krasniqi djathtas i cili vetë depërton, futet në zonë dhe gjuan fortë e saktë duke shënuar në këndoren e afërt dhe gëzim i madh për golin e tij të parë personal me Prishtinën që nga rikthimi në skuadër – 3:1.

Prishtina - Trepça '89 4-2 Besnik Krasniqi

66’ Prishtina e shfrytëzon hutinë e plotë të mysafirëve, Abazi depërtoi nga e majta duke e pasuar dhe asistuar Mankendën i cili bukur u lirua dhe edhe më bukur gjuajti ballore e në mes të portës – 4:1.

Prishtina - Trepça '89 4-2 Gauthier Mankenda

71’ Pas një gjuajtje dënimi para zonës, prishtinasit nuk reaguan mirë e mysafirët u gjenden bukur kur Bismark ktheu topin për Ardian Mujën i cili i vetëm me Haxhon gjeti rrjetën pas gjuajtjes me të parën – 4:2.

Prishtina - Trepça '89 4-2 Leotrim Bekteshi

Deklaroi:

Zekirija Ramadani: Ne nga fillimi i kampionatit kemi pasur mungesa në çdo ndeshje. Lëndimet janë pjesë të lojës, por asnjëherë nuk kemi kërkuar të arsyetomi apo ankohemi në mungesa. Dhe, çdo futbollistë që vesh fanellën e Prishtinës është i rëndësishëm , siç është John, është Kryeziu, Shillova apo edhe Prapashtica. Dhe kur sulmuesi e zëvendëson sulmuesin dhe shënon gol dhe bënë lojë të bukur, është shumë e mirëseardhur për trajnerin dhe ekipin.
Nuk dua të ankohem që nuk shënuam më shumë, apo të analizoj se përse humbëm raste, por dua të analizoj se përse pranuam dy gola. Kjo më dhemb më shumë. Duhet në të ardhmen t’i shmangim pësimin e këtyre golave.
 

Leotrim Kryeziu: Përveç golit që shënova dhe që më gëzoi shumë, po ashtu pata edhe tre raste tjera që i humba, por më së shumti më gëzon fakti që fituam. Besoj të na ecën edhe në të ardhmen me fitore dhe shpresoj mos të ndalemi më. Uroj bashkëlojtarët si për fitoren, po ashtu edhe për paraqitjen e mirë.