Lajme

Java XIV: Liria – Prishtina

Java XIV: Liria – Prishtina

Derbi i moçëm nesër nga ora 13:00

Prishtinë, 3 nëntor, 2017 – Liria dhe Prishtina takohen në kuadër të javës XIV. Liria në këtë edicion ende nuk ka pësuar humbje në “Përparim Thaqi” duke fituar katër e barazuar në dy ndeshje duke u renditur e 7-ta me 19 pikë, 6 më pak se Prishtina me 25 në vendin e dytë.

Prishtina përball Lirisë ka katër fitore rresht. Ndërsa nga rikthimi i Lirisë në elitë më 2015/16, Prishtina ka 5 fitore përball një barazimi dhe një humbjeje.

Por, Prishtina para këtij takimi ka probleme të mëdha në formacion. Mungesave si Khalid, Mazrekaj e Boshnjaku mund t’i shtohet edhe Pefqeli, Dallku, ndërsa Bashiru kishte një problem gjatë javës, por besohet se do të tejkaloj. Megjithatë, Prishtina nga fillimi është përballur me mungesa të shumta, por që ia ka dal me gjithë këto probleme të ketë rezultate pozitive.

Java XIV:

Liria - Prishtina

E shtunë, 4 nëntor – ora: 13:00

Stadiumi: “Përparim Thaqi”, Prizren

Gjyqtarë: Genc Nuza (Pr), Fatlum Berisha (FK), Bujar Selimaj (Pz)

Statistikat:

Në 40 sa janë zhvilluar deri tash në të gjitha garat zyrtare pas luftës, Prishtina ka absolutisht bilanc pozitiv prej 23 fitoreve, 8 barazime dhe 9 humbjeve, me goldallim +31, 65:34.

Liria përveç një titulli kampioni të para luftës dhe një Kupe të Republikës pas luftës nuk ka trofe tjetër dhe rival i denjë i Prishtinës ka qenë vetëm në këtë kohë, e pastaj përpëlitej në luftë për ekzistencë dhe duke rënë tre herë nga elita e futbollit tonë. Por, tani, rivali i moçëm i kryeqendrasve i para viteve 60-të dhe i rinisur sërish të viteve 80-ta, tani ka skuadër respektuese dhe shihet si rival i denjë.

Prishtina si vendase ndaj bardhezinjve ka humbur vetëm një ndeshje, ka barazuar tre herë dhe ka triumfuar 15 herë, me golldallim +29, 39:10. Ndërsa si mysafire ka 6 fitore, 5 barazime dhe 8 humbje, me golldallim vetëm -1, 23:24.

Mesatarja e shënimit të golave është mjaft e madhe për ndeshje, 2.47 gola dhe kontributin më të madh e ka Prishtina me 1.6 gola, kurse prizrenasit nuk e arrijnë 1 gol (0.8 për ndeshje). Këtë e dëshmon më së miri se vetëm një ndeshje është mbyllur pa gola (në Prishtinë). Rezultati më i shpeshtë është 1:0 – 11 herë, Prishtina i ka 8 (si vendas 6), kurse Liria i ka 3, të gjitha vendase. Liria nuk ka fitore më të lartë se një gol epërsi, përveç një fitoreje 3:0, aq sa i ka të tilla Prishtina 2. Prishtina ka fitore të thella si 4:0, dhe ndër fitoren më të lartë në Superligë, 6:1.

Prishtina i ka fituar katër ndeshjet e fundit, në Prizren 2:1, në Mitrovicë 1:0, në Kastriot 3:1 dhe në Drenas 1:0.

65 golat e Prishtinës i kanë shënuar 40 futbollistë. Më së shumti ka shënuar ish-futbollisti i dy skuadrave, Uliks Emra 4 (1x2) i ndjekur me nga 3 ish-kapitenët Azem Ahmeti (1x2) e Isuf Llumnica (1x2) si dhe Astrit Fazliu e Besnik Krasniqi. Nga futbollistët aktiv kanë shënuar 4 futbollistë. 2 gola ka Gauthier Mankenda (1X2) dhe nga 1 Khalid, Curri dhe Dallku.

Për Lirinë 34 golat i kanë shënuar 19 futbollistë dhe prin bindshëm njëri prej futbollistëve që i ka shënuar më së shumti bardhekaltërve, Erxhan Dana me 6 (1x2) i ndjekur nga ish-futbollisti i dy skuadrave, Fitim Krusha me 4, me nga 3 Fatih Karahoda (1x2) e Rafet Mullallari. Ndërsa golashënuesi më i mirë i Prishtinës kundër Lirisë, Uliks Emra, për këtë fundit ka shënuar 2, sa kanë edhe Mirsad Qollaku (1x2) e Admir Mehja.

Prishtinës i kanë prirë 17 trajnerë dhe vetëm dy kanë më shumë se 4 ndeshje. Më shumti ndeshje ka Ajet Shosholli 8 (4-3-1, 9:3), i ndjekur nga Ramiz Krasniqime me 7 ndeshje dhe bilanc të jashtëzakonshëm (6-1-0, 18:6).

Lirinë e kanë udhëhequr 13 trajnerë dhe vetëm 3 mbi 5 ndeshje. Erdogan Celina me 10 (3-3-4, 11:17), Skender Shengyli 9 (5-2-2, 13:11) dhe Behajdin Gjinali me 5 ndeshje, por bilanc absolutisht negativ (0-1-4, 5:11).

Nga katër përballje interesante kanë Jusuf Tortoshi e Skender Shengyli – ky i fundit me bilanc pozitiv prej 2 fitoresh dhe janë ndarë me dy barazime. Por në anën tjetër Ramiz Krasniqi me Prishtinën ka 3 fitore dhe një barazim kundruall Behajdin Gjinalit. Të tjerët nuk kanë më shumë se nga dy përballje.

Ndeshjet pas luftës, 1999:

1999/00:

Liria – Prishtina 1:1 (1:1) Erxhan Dana 34’ – Hysni Xhinovci 41’
Prishtina - Liria 1:0 (1:0) Milaim Humolli 40’

2000/01:

Prishtina – Liria 1:1 (1:1) Besim Ademi 10’ – Erxhan Dana 45’
Liria – Prishtina 3:2 (1:1) Bekim Elshani 26’, Mirsad Qollaku 70’, 72’ – Jeton Qubreli 25’, 50’
Kupa 1/8 Liria – Prishtina 2:1 (0:1) Fitim Krusha 53’, Uliks Emra 68’ – Bashkim Patoku 5’
Kupa 1/8 Prishtina – Liria 1:1 (0:0) Besim Ademi 74’ – Erxhan Dana 60

2001/02:
Liria - Prishtina 2:1 (1:1) Erxhan Dana 2’, Nehari Toska 70’ – Fadil Vuçitërna 28’
Prishtina – Liria 1:2 (0:0) Xhevdet Llumnica 55’ – Erxhan Dana 76’, 80’

2002/03:
Prishtina - Liria 4:0 (2:0) Sheremet Isufi 19’, 48’, Uliks Emra 20’, 80’
Liria - Prishtina 0:1 (0:1) Besnik Kollari 42’

2004/05:

Liria – Prishtina 1:1 (0:0) Fitim Krusha 66’ –Debatik Curri 74’
Prishtina – Liria 1:0 (0:0) Bashkim Patoku 89’
Liria – Prishtina 1:0 (0:0) Uliks Emra 81’
Prishtina – Liria 0:0

2005/06:
Prishtina – Liria 2:1 (2:0) Mirsad Idrizi 30’, Uliks Emra 44’ – Fitim Krusha 51’
Liria - Prishtina 0:2 (0:0) Malsor Gjonbalaj 58’, Uliks Emra 78’
Liria - Prishtina 1:1 (1:1) Driton Luli 30’ – Mensur Limani 8’
Prishtina - Liria 6:1 (3:0) Liridon Kukaj 6’, 15’, Lekë Pula 33’, Mensur Limani 61’, Enis Fetahu 71’, Mervan Hoxha 83’ – Alban Bekteshi 70’

2006/07:
Liria - Prishtina 1:1 (0:0) Rafet Mullallari 78’ – Mervan Hoxha 81’
Prishtina – Liria 4:1 (1:1) Enis Fetahu 17’, Ertan Hasan 77’, Azem Ahmeti 79’, 90’ – Denis Isaja 19’

2009/10:
Liria - Prishtina 3:0 (0:0) Fatih Karahoda 53’, 82’, Patrik Doçi 69’
Prishtina – Liria 1:0 (1:0) Isuf Llumnica 44’
Kupa, 1/8 Liria – Prishtina 2:2 (1:1) 8:7pen Rafet Mullallari 27’, Fitim Krusha 78 – Astrit Fazliu 19’, Agron Skeraj 71’
Prishtina – Liria 2:1 (1:0) Labinot Ibrahimi 35’, Astrit Fazliu 90’ – Rafet Mullallari 62’

2010/11:
Liria – Prishtina 2:3 (0:1) Luigj Buqaj 59’, Erdogan Brando 78’ – Mentrot Mazrekaj 17’, Labinot Ibrahimi 81’, Suad Saliagiq 90’
Prishtina – Liria 1:0 (1:0) Ardian Kozhani 29’
Prishtina – Liria 3:1 (0:1) Isuf Llumnica 49’, 52’ Suad Saliagiq 54’ – Fatih Karahoda 34’

2011/12: Prishtina – Liria 2:0 (1:0) Astrit Fazliu 26’, Qendrim Sejdiu 70’
Liria - Prishtina 1:0 (0:0) Admir Mehja 47’
Liria - Prishtina 1:3 (1:0) Admir Mehja 20’ – Vedat Muriqi (aut) 75’, Azem Ahmeti 84’, Agon Dellova (aut) 87’

2012/13:
Liria - Prishtina 0:1 (0:1) Besnik Krasniqi 6’
Prishtina – Liria 3:0 (2:0) Florim Bërbatovci 4’, Liridon Latifi 36’, Besnik Krasniqi 83’
Liria – Prishtina 0:2 (0:1) Gjakovë Besnik Krasniqi 40’, Florim Bërbatovci 81’

2015/16:
Liria – Prishtina 1:1 (0:1) Liridon Fetahaj 79’ – Shend Kelmendi 30’
Prishtina – Liria 2:0 (1:0) Labinot Osmani 16’, Armend Thaqi 46’
Liria – Prishtina 1:0 (0:0) Besart Islamaj 90’

2016/17:
Liria – Prishtina 1:2 (1:1) Visar Berisha 36’ – Endrit Krasniqi 10’, 49’
Prishtina – Liria 1:0 (0:0) Mitrovicë Labinot Osmani 90+4’
Prishtina – Liria 3:1 (1:1) Kastriot Gauthier Mankenda 28’, 78’, B. Khalid 55’ – Henry Chibueze 39’

2017/18:
Prishtina - Liria 1:0 (0:0) Armend Dallku 86’