Lajme

Java XIV: Prishtina – Feronikeli 2-3

Java XIV: Prishtina – Feronikeli 2-3

Bardhekaltrit pësojnë humbjen e 4-të

Prishtinë, 6 nëntor 2019 – Prishtina sot provoi të luante, ndërsa Feronikeli mençur fitoi. Ndoshta epilogu real do të ishte barazimi, por ashtu nuk mendoi lojtari i ndeshjes, Silva, i cili dy herë shënoi dhe në një gol tjetër asistoi.

Prishtina shumë mirë e nisi ndeshjen, avancoi që në minutën e tretë me penallti (u faulla Januzi i cili nga pika e bardhë realizoi), por shumë shpejt u dorëzua, po me penallti (u pengua Rexha, shënoi Silva). Sërish avancoi herët në pjesën e dytë 49’ (Thaqi harkoi këndoren, shënoi Miftaraj), por sërish u dënua po me këndore vetëm pas 10-të minutash 59’ (Silva harkoi këndoren, shënoi Lladrovci). Ndërsa, në fundin e ndeshjes vendasit e ngritën presingun lart, por u dënuan nga, mbasei vetmi aksion në ndeshje, nga kush tjetër përveç Silva (88’).

Ahmed Janui

Përndryshe, Prishtina kishte pesë ndeshje pa pësuar gol, ndërsa sonte pësoi tre e që nuk ndodhte nga viti 2013 në fitoren atëbotë kundër Drenicës (5:3).

Bardhekaltrit, para pushimit 10-ditor, sërish i pret ndeshje e vështirë, këtë të shtunë në Podujevë me Llapin.

FC Prishtina

Java XIV:

Prishtina – Feronikeli 2-3 (1-1)

Golat: Ahmed Januzi 3’ (p), Diar Miftaraj 49’ - Da Silva 6’ (p), 88’, Lapidar Lladrovci 59’

Shikues: 500

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Driton Preniqi (Ob), Elvis Bicaj (Is) – Selim Isufi (Mt)

KV: D. Miftaraj, L. Ibrahimi – F. Smakiqi, A. Dabiqaj, Y. Hoxha, H. Neziri

Pozitat jashtë lojës: Pri 5-0 Frn

Kornerët: Pri 5-5 Frn

Gjuajtjet totale: Pri 8-5 Frn

Gjuajtjet në portë: Pri 5-3 Frn

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Labinot Haliti (11. Kreshnik Uka – 85’), 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 4. Tun Bardhoku – 5. Diar Miftaraj, 18. Ergyn Ahmeti (77. Ardit Hila – 62’), 6. Endrit Krasniqi – 2. Armend Thaqi /c/, 10. Meriton Korenica (23. Leonit Abazi – 63’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, 7. Lorik Boshnjaku, 9. Trimror Selimi, 17. Alban Shillova. Kryetrajner: Armend Dallku.

Feronikeli: 12. Florjan Smakiqi – 21. Përparim Islami, 5. Lapidar Lladrovci /c/, 6. Astrit Thaqi, 99. Yll Hoxha, 4. Albert Dabiqaj, 20. Besmir Bojku, 10. Astrit Fazliu (30. Haxhi Neziraj – 63’), 7. Mendurim Hoti (19. Lulzim Doshlaku – 90’+2), 11. Jean Da Dilva, 24. Kastriot Rexha (16. Albutrint Morina – 84’). Kryetrajner: Agim Sopi.

Minutë pas minute:

1’ Krasniqi si me dorë mbrapa shpinës së mbrojtjes e te Januzi që tenton t’i ikën portierit e që si mbeti tjetër vetëm ta ndalte në mënyrë të palejueshme.

3’ Ahmed Januzi shënon nga pika e bardhë për golin e 4-të kampionat – 1:0.

6’ Mysafirët në aksion, prishtinasit s’ia dolën të pastrojnë topin nga zona dhe Miftaraj shkakton penallti në Rexhën.

6’ Nga pika e bardhë realizon Da Silva – 1:1.

10’ Aksion i mirë, mbyllet me gjuajtjen nga Krasniqi nga e majta, por e lehtë për Smakiqin.

11’ Januzi gjuajtje ballore, e lartë.

12’ Korenica gjuan gjuajtje të lirë nga e majta, jashtë skaj pingules së majtë.

47’ Rast ideal, Krasniqi nga e djathta brenda zonës, në shtyllën e dytë Korenica ia del të gjuan, ishte porta zbrazët, por jashtë.

49’ Armend Thaqi harkon nga këndorja e djathtë për asistimin e 2-të kampional, me kokë realizon Diar Miftaraj për golin e parë kampional - 1:0.

55’ Prishtinasit nuk e mbrojnë një top tyre në mesfushë, kurse Hoti depërton deri para zonës e gjuan jashtë.

59’ Këndoren e majtë e harkon Da Silva, kapiteni Lladrovci krejtësisht i vetëm me kokë e drejton topin në rrjetë – 2:2.

66’ Islami tenton të harkoj nga e djathta, por topi shkon jorrezikshëm mbi portë.

72’ Thaqi e harkon këndoren e djathtë, topi i ulet Hilës që gjuan në qendër, pret Smakiqi.

Labinot Ibrahimi

81’ Ibrahimi harkon nga e djathta, Hila bukur vepron deri në momentin që mund të asistonte Thaqin, gjuan nga e djathta, drejt në portierin mysafir.

88’ Mysafirë shfrytëzojnë aksionin e vetëm të mirë, Da Silva pranon top nga e majta mbrapa shpinës së mbrojtjes prishtinase dhe del i vetëm me portierin Bekajn të cilin e kalon anash dhe e vendos topin në rrjetë për rezultatin përfundimtar – 2:3.

Armend Dallku

Deklaroi:

Armend Dallku: E pafalshme se si pranuam tre gola, sidomos kur dy herë ishim në epërsi dhe menjëherë pas epërsisë të ndëshkohemi. Duke parë komplet rrjedhën e ndeshjes, i vetmi aksion i mirëfilltë i Feronikelit ishte goli i tretë dhe nga një aksion i vetëm nga kundërshtari e të pësojmë tre gola është e pafalshme, sepse golin e parë ia falëm – kishim mundësi dy herë të largonim topin nga zona, ndërsa u shkaktua penalltia derisa sulmuesi ishte me shpinë mbrapa portës. Pastaj, markimi ynë në zonë e ku ne çdo javë i stërvitim këto, problem ky që në të kaluarën nuk e kemi pasur. Ne po prodhojmë, po provojmë të sulmojmë, patëm momente të shënimit edhe të golit tretë, por në pasimin e fundit përfundimtar po kemi vështirësi. Po ashtu kam vërejtje të futbollistët e mi, sidomos në ndeshjen e sotme, komunikimin e kemi shumë të pakët, apo fare, sepse duhet të dal një lider në çfarë do reparti qoftë që ta marr përsipër lojën e ta qetësoj atë.   

Plisat

Foto: Roland Racaj