Lajme

Java XIV: Prishtina – Feronikeli

Java XIV: Prishtina – Feronikeli

Bardhekaltrit ndeshen me kampionët aktual

Prishtinë, 5 nëntor 2019 – Pas barazimit pa gola me Dukagjinin, fitorja kundër Feronikelit tani më është imperativi i vetëm i skuadrës. Edhe pse kampionët aktual të Feronikelit nuk po gëzojnë formë të mirë, pa dyshim që motivi i futbollistëve prishtinas është shumë i lartë kundrejt skuadrës nga Drenasi.

Bardhekaltrit do të jenë të kompletuar, me rikthimin e Januzit nga suspendimi me kartonë dhe Abazi lëndimi, megjithatë diskutabil është Mankenda që po vuan një lëndim të nyjës.

Përndryshe, Feronikeli ka mposhtur Prishtinën në dy duelet e fundit, të luajtura në Drenas, me rezultat identik – 1:0 paraprakisht të paraprirë nga nëntë ndeshje rresht pa e mposhtur rivalin nga kryeqendra.

Java XIV

Prishtina – Feronikeli

E mërkurë, 6 nëntor – ora: 18.00

Stadiumi: “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Çmimi i biletave:
3 € tribuna lindore
5 € tribuna perëndimore
10 € tribuna VIP

Visar Bekaj

V. Bekaj: Duhet fituar për të kapur kreun e tabelës

“Padyshim se i gëzohem formës personale dhe ndjehem mirë që së bashku me ekipin nuk po pësojmë gola tash e disa ndeshje. Ndërsa, megjithatë edhe pse po krijojmë shumë raste dhe po shkojmë mirë deri para portës kundërshtare, aty po na mungon efikasiteti. Por, shpresoj shumë që bashkëlojtarët e mi të fazës së sulmit të gjejnë golin kundër një kundërshtari të fort siç është Feronikeli. Është fakt që Feronikeli na ka mposhtur në dy duelet e fundit, por para asaj ne kishim nëntë ndeshje pa u mposhtur me ta, pra, me gjithë formën jo të mirë të tyre e që nuk na preokupon kjo, sepse ne shohim vetëm veten tonë, dhe me gjithë respektin maksimal si ekip i mirë dhe kampion aktual, ka ardhur momenti që ne tani t’i mposhtim dhe të vazhdojmë rrugën drejt kreut të tabelës”, ka thënë portieri Bekaj i cili e mban portën e paprekur në pesë ndeshjet e fundit rresht.

Visar Bekaj