Lajme

Java XIX: Drenica – Prishtina

Java XIX: Drenica – Prishtina

Bardhekaltrit në Skenderaj për vazhdim të fitoreve

Meriton Korenica

Prishtinë, 21 shkurt 2020 – Prishtina kundër rivalëve të papërshtatshëm të Drenicës, me patjetër do të provoj të rikthehet me tre pikë të reja. Tre pikët do të mbanin skuadrën në krye të klasifikimit, sidomos para ndeshjes me Ballkanin.

Skuadra ka ecuri të mirë, formë të lartë dhe besimi është i madh që mund të mposhtet edhe një skuadër e fortë siç është Drenica, sidomos në fushën e saj.

Skuadra nuk ka probleme me lëndime dhe suspendime, por ka futbollistë që për shkak gripit paraqitja e tyre të jetë e diskutueshme për ndeshjen e nesërme.

Java XIX

Drenica – Prishtina

E shtunë, 22 shkurt – ora: 13.00

Stadiumi: “Bajram Aliu”, Skenderaj

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Edmond Zeqiri (Pd), Jakup Musolli (Pd) – Gramos Shala (Pe)

Diar Miftaraj

D. Miftaraj: Ndeshje e vështirë, por pres fitore

“Realisht pres lojë të vështirë, sepse Drenica tradicionalisht është kundërshtar i yni i papërshtatshëm. Por, ne jemi maksimalisht të përgatitur për të vazhduar serinë e fitoreve, sidomos pas dy ndeshjeve rresht të fituara me Vushtrrinë. Atmosferën në ekip e kemi shumë të mirë dhe fitorja eventuale vetëm sa do ta ngrite edhe më shumë për të vazhduar drejt titullit kampion.
Sa i përket meje, dihet tash e një kohë jam duke u paraqitur në rolin e qendërmbrojtësit, ashtu ka vendosur trajneri, ndërsa unë po përpiqem të jap më të mirën për ekipin. Unë do të paraqitem aty ku do të më urdhërojnë dhe besoj shumë se jam duke e kryer mirë punën deri tash”, ka thënë qendërmbrojtësi, Diar Miftaraj.