Lajme

Java XIX: Drenica – Prishtina 1-3

Java XIX: Drenica – Prishtina 1-3

Vazhdon seria e fitoreve

Drenica - Prishtina 1-3

Skenderaj, 22 shkurt 2020 – Prishtina sot ka arritur fitoren e tretë rresht pranverore, ndërsa rreshton ndeshjen e tetë rresht pa humbje.

Skuadra ka vazhduar formën e jashtëzakonshme edhe përball Drenicës në fushën e kësaj të fundit. Prishtina mbetët skuadra me rezultatet më pozitive në “Bajram Aliu”.

Drenica - Prishtina 1-3

Duhet vlerësuar lartë sidomos paraqitjen në 60 minuta lojë ku shënoi tre herë, me John i cili realizon golin e 4-të rresht pas harkimit ideal të Thaqit (13’), pastaj gjuajtjen së fortë e të saktë të Ahmetit (30’) që realizoi golin e dytë kampional dhe autogolit të mbrojtësit vendas Turku pas aksionit të mirë të Januzit (51’).

Pas shënimit të golit të tretë, loja e Prishtinës pati rënie, çka u kritikua pas ndeshjes shumë nga kryetrajneri Dallku, por me gjasë futbollistët prishtinas donin të ruanin fuqitë për ndeshjen e ardhshme derbi me Ballkanin.

Drenica

Java XIX

Drenica – Prishtina 1-3 (0-2)

Golat: Souleymane Coulibaly 83’ – Oto John 13’, Ergyn Ahmeti 30’, Edmond Turku (aut) 51’

Shikues: 1.500

Gjyqtarë: Kreshnik Vula (Gjk), Edmond Zeqiri (Pd), Jakup Musolli (Pd) – Gramos Shala (Pe)

KV: A. Hila

Pozita jashtë lojës: Dre 1-3 Pri

Kornerët: Dre 7-2 Pri

Gjuajtjet totale: Dre 8-7 Pri

Gjuajtjet në portë: Dre 5-4 Pri

Drenica:  1. Arion Ymeri – 4. Armin Mujkiç, Arbios Thaqi (14. Argjent Mustafa – 46’), 7. Hysen Tahiri, 9. Armend Abazi (99. Osman Mëziu – 72’), 10. Argjend Bardhi, 11. Genc Hamiti, 17. Shkelzen Lushtaku /c/, 21. Edmond Turku, 25. Souleymane Coulibaly, 77. Qemail Elshani (20. Flamur Muleci – 46’). Kryetrajner: Gani Sejdiu.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 28. Leotrim Bekteshi, 5. Diar Miftaraj, 23. Leonit Abazi – 7. Lorik Boshnjaku, 18. Ergyn Ahmeti (88. Ardit Hila – 67’), 6. Endrit Krasniqi (20. Qendrim Zyba – 55’) – 11. Kreshnik Uka, 77. Oto John (10. Meriton Korenica – 57’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Labinot Ibrahimi, Ahmet Haliti, Gauthier Mankenda. Kryetrajner: Armend Dallku.

Komenti: 

Prishtina sot nisi furishëm ndeshjen duke atakuar vendasit që nga minuta e parë. Dhe para se të shënohej goli i parë nga John, Uka lëshoi rast të pastër i vetëm me portier pas pasimit të mrekullueshëm nga John i cili u tregua i saktë vetëm pesë minuta me vonë pas harkimit si me dorë të Thaqit.

Armend Thaqi

Deri te dyfishimi i rezultatit nga Ahmeti, ishte ky i fundit që sërish gjuajti rrezikshëm, kurse njëherë Januzi nuk ia doli të nxinte një top para portierit Ymeri, e njëherë Uka u shty pak nga mbrojtësi para se të intervenonte gardiani vendas.

Pas shënimit të golit të tretë, siç iu thamë më lartë, Prishtina pati rënie e Drenica insistim të shënonte ndonjë gol çka ia arriti nëpërmjet Coulibalyt, por qëlluan edhe shtyllën me Genc Hamitin.

Plisat

Prishtinasit sot patën mbështetje të zëshme nga adhuruesit e klubit “Plisat” të cilët ndihmuan skuadrën që të arrijë
kundër Drenicës fitoren e pestë nga 6 ndeshjet e fundit, përkundër vetëm një barazimi.

Përndryshe, para fillimit të ndeshjes u mbajtë një minutë heshtje në ndërim të njderit, ish-futbollistit, Gëzim Kaçaniku.



Minutë pas minute: 

Oto John

8’ John nga e majta harkim “banane” për krahun e djathtë ku Uka bukur përvidhet dhe del me portierin Ymeri, gjuan me të parën, por topi nuk futet në rrjetë, del jashtë skaj pingules së majtë.

Oto John

13’ Uka depërton nga e djathta, ndalet nga Coulibaly, por në afërsi ndodhet Armend Thaqi që harkon fortë e saktë pothuajse në qendër të zonës e ku Oto John shkëputet më lartë se kapiteni vendas Lushtaku e me gjuajtje me kokë vendos topin në rrjetë – 0:1.

Ergyn Ahmeti

24’ Krasniqi provon ta gjej John në hyrje të zonës, por topi largohet tutje nga për pak të përfitoj Uka e që shtyhet nga mbrapa nga Coulibaly, e që nuk mjaftoi për penallti, ndërsa topi del në rivënie fundore anash shtyllës së djathtë.

Kreshnik Uka

25’ Tentimi i Ahmetit para zonës i devijohet nga një futbollist vendas, por Januzi për pak nuk e zë topin para portierit Ymeri.

Ergyn Ahmeti

30’ Soloaksion i Ergyn Ahmetit që e shtyn topin për Krasniqit e që ndalet, e topi sërish rikthehet para zonës për Ahmetin që gjuan fortë, portieri ia del ta prek pak topin, por jo ta ndal të shkonte në rrjetë – 0:2.

Ergyn Ahmeti

42’ Është sërish Ahmeti që provon plasimin me të majtën e në këndin e majtë, topi fluturon skaj pingules jashtë.

Ergyn Ahmeti

43’ John sërish bukur e shërben Ukën i cili del me portier, gjuan, por gardiani drenicas shpëton gol të sigurt, këndore.

51’ Aksion i Prishtinës nga e djathta, Januzi më shumë provon pasimin, por Edmond Turku duke dashur të largonte rrezikun vendos gabimisht topin në portën e tij – 0:3.

53’ Depërtim i Abazit, ia kthen mbrapa Mustafës gjuajtjen e të cilit e ndal Bekaj.

59’ Pas harkimit prej ndërprerjes, Abazi provon gjuajtjen me kokë, e lartë.

61’ Genc Hamiti mirë gjendet në zonë dhe posa lirohet gjuan furishëm, por qëllon shtyllën.

Genc Hamiti

64’ Edhe Bardhi rrezikon me gjuajtje nga distanca, por për pak i pasaktë, jashtë.

69’ Depërtim i Bardhit, s’ia del të depërtonte, nga topi i kthyer provon Abazi, pret Bekaj.

83’ Coulibaly depërton nga e majta deri në afërsi të portës dhe në fund e mposhtë edhe Bekajn – 1:3.

86’ Hamiti provon gjuajtje ballore, e lehtë për portierin Bekaj.

90’+2 Januzi provon gjuajtjen nga e djathta, jashtë.

Ahmed Januzi

Deklaruan:

Armend Dallku: Fitore e merituar, pavarësisht se Drenica kishte disa mungesa në formacion. Jam i kënaqur me pjesën e parë, mirëpo në pjesën e dytë Drenica na vuri në vështirësi e ku si rezultat i asaj loje njëherë na goditi shtyllën dhe njëherë tjetër na shënuan. Normalisht për këtë pjesëlojë të dytë do të flas me djemtë, sepse kur e kemi rezultatin në favorin tonë nuk guxojmë të bëjmë lëshime të tilla, duhet të jemi më konkret, të kemi komunikim më të mirë. Përndryshe jam i gëzuar për tre pikët dhe më mbetët të shpresojmë që të vazhdojmë tutje me këtë formë. 

Ergyn Ahmeti: Shpresoj të vazhdojmë me këtë ecuri të fitoreve që e kompletuam nga tre ndeshjet e nisura me Vushtrrinë. Ndeshjen e ardhshme e kemi shumë të vështirë, por do të mobilizohemi maksimalisht e që shpresoj edhe unë të vazhdoj të shënoj për t’i ndihmuar skuadrës të fitoj. 

Plisat

Shqiponjat