Lajme

Java XIX: Drita – Prishtina

Java XIX: Drita – Prishtina

Prishtina e bindur për fitore!

Prishtinë, 4 mars – Ndeshja me Hajvalinë është harruar, janë nxjerrë të metat e kësaj loje dhe tani shkojmë, të bindur, për fitore kundër Dritës. Kështu thonë, kryetrajneri Sermaxhaj, mesfushorët, Boshnjaku e Elshani, por edhe të gjithë futbollistët tjerë.

Përveç që skuadra gëzon kualitet më të lartë, fusha e shkëlqyer e Gjilanit, Prishtina ka edhe traditë të jashtëzakonshme kundër Dritës. Drita nuk din për fitore kundër Prishtinës që nga vjeshta e edicionit 2004. Pra, plotë 12 vite e gjysmë dhe mbi tetë edicione sa garojnë dy skuadrat sëbashku në Superligë. Por, nëse s’kanë fitore, gjilanasit në ndeshjet e fundit ia kanë të paktën disa herë të ndalin prishtinasit me barazime. Shpresojmë që skuadra jonë të rikthehet me tre pikët e duhura për t’u rikthyer besimi përfundimisht.

Fakt që i jep skuadrës optimizëm është edhe rikthimi Shend Kelmendit, golashënuesit të parë të skuadrës me gjashtë gola dhe do të jetë grumbullin prej 18 futbollistëve. Po ashtu, pas suspendimit nga kartonët, rikthehet edhe mbrojtësi Gentrit Dumani, i cili po ashtu jep siguri të ende mos rikuperimit të plotë të Liridon Ahmetit.

Lorik Boshnjaku

Java XIX

Drita – Prishtina

E shtunë, 5 mars – ora: 13.30

Stadiumi i qytetit, Gjilan

Gjyqtarë: Bajram Gashi (Fushë Kosovë), Erdoan Baliqi (Mitrovicë), Gëzim Mehmeti (Vushtrri) – Leutrim Mustafa (Podujevë)

Nuk ka transmetim televiziv.

S. Sermaxhaj: Të mobilizuar vetëm për fitore!

“Besoj që nga ndeshja me Hajvalinë kemi mësuar gjumë gjëra dhe gjatë javës kemi punuar që ato gabime që i kemi bërë ndaj Hajvalisë mos t’i përsërisim, jo vetëm ndaj Dritës, por ndaj asnjë skuadre tjetër. Kështu që jemi mobilizuar dhe shkojmë me të vetmin qëllim, fitoren! Ekipi shumë mirë po frymon, e ka harruar lojën me Hajvalinë dhe është shumë e koncentruar në ndeshjen me Dritën. Më gëzon kthimi i Shend Kelmendit, i cili, megjithatë ende nuk është i sanuar për 90-minuta, mirëpo kthimi i tij do të thotë shumë për Prishtinën”, ka theksuar para ndeshjes, kryetrajneri, Sermaxhaj.



L. Boshnjaku: Me më shumë angazhim dhe dëshirë më të madhe për fitore, ia dalim!

“Unë shpresoj që e kemi harruar humbjen e hidhur të fundit. Normalisht, na pret rikthimi, angazhimi maksimal si e vetmja mënyrë duke e dashur shumë më shumë fitoren, sepse e kemi një grup kompakt dhe ne do të dalim fitues nga përballja në Gjilan”.


Q. Elshani: Të përsërisim ndeshjen me Istogun dhe dalim fitues me Dritën!

“Sigurisht, së pari e kemi harruar humbjen me Hajvalinë, pasi që unë mendoj se atje se kemi paraqitur as 20 përqindëshin tonë, sepse potenciali ynë është shumë më i madh se sa që kemi shfaqur edhe në Kupë ndaj Istogut, dhe vetëm duke e përsëritur atë ndeshje me atë maksimum, ne do të dalim fitues nga ndeshja me Dritën”, ka thënë mesfushori, Qemail Elshani.

Qemail Elshani


Drita nuk e ka mposhtur Prishtinën nga vjeshta e vitit 2004!

Që nga viti 1999/00, Prishtina dhe Drita kanë zhvilluar 29 ndeshje kampionale. Prishtina ka fituar 13 takime, 12 janë mbyllur baras dhe 4 takime ka fituar Drita. 41:22 është goldallimi në të mirë të Prishtinës.

Në Prishtinë janë zhvilluar 16 ndeshje. Prishtina ka 10 fitore, 4 barazime dhe 2 herë ka fituar Drita. Goldallimi 27:11 për kryeqytetasit.
Edhe në Gjilan, Prishtina ka bilanc më të mirë. Drita ka 2 fitore, 8 barazime dhe 3 fitore të Prishtinës me goldallim në të mirë kryeqytetasve – 14:11.

Deri sa Prishtina ka 10 tituj kampioni, Drita ka 1, edhe atë në luftë me Prishtinën në edicionin 2002/03. Drita që nga viti 1999 dy herë ka rënë nga liga dhe në plot katër stinorë ka garuar në rang më të ulët garash.

Prishtina pozitën më të ulët ka pasur pozitën e 6-të në edicionin 2001/02. Ndërsa, që nga edicioni 2005/06, apo në 9-të kampionatet e fundit, Prishtina asnjëherë s’ka qenë më ulët se pozita e tretë, katër herë kampion, katër herë nënkampion dhe edicionin e kaluar e treta.

Kurse, nga edicioni i parë i pasluftës, apo në 15 kampionate të pasluftës, Prishtina ka 7 tituj, pesë herë nënkampion, dhe vetëm tre herë në pozita tjera, e 6-ta 2001/02, e 4-ta 2004/05 dhe e 3-ta 2014/15.

Drita fitoren e fundit me Prishtinën e ka para plot 12 viteve - 16 ndeshjeve dhe 8 edicioneve - në vjeshtë të vitit 2004 ka qenë fitorja e fundit e Dritës, në Gjilan – 2:0.

Ndeshja e fundit,  të zhvilluar në vjeshtë në kryeqendër skuadrat janë ndarë baras 1:1 (Daesung Park 70’ – Alban Shillova 53’).

Nga katër fitoret kampionale të Dritës, tri i ka me nga dy gola diferencë (pranverë 2000 -3:1, vjeshtë 2001 - 0:2 dhe vjeshtë 2004 – 2:0 ) dhe një fitore 1:2 – vjeshtë 2002.

Nga fitorja e fundit e Dritës e cekur më lartë, gjilanasit kanë vetëm shtatë barazime (1:1 – tre herë në Gjilan dhe barazimi i fundit në Prishtinë si dhe në Prishtinë në dy udhëtime – 2:2 dhe 0:0), në të gjitha tjerat ndeshje kanë pësuar humbje.

Nga 17 - golashënuesit e Dritës kundër Prishtinës, vetëm pesë futbollistë të saj kanë shënuar më shumë se nga një gol, respektivisht 2 gola, Baki Bulliqi e Selman Berisha – të dy nga një dygolësh dhe Bekim Isufi Leonit Abazi e Ismet Ramushi.

Ndërsa te Prishtina, 26 futbollistë i kanë shënuar Dritës, dhjetë prej tyre më shumë se dy gola, kurse prinë, Xhevdet Llumnica me 4 gola, Ertan Hasan 3 (het-trik). Pastaj me nga 2 gola, Azem Ahmeti, Berat Hyseni sikurse edhe Afrim Tovërlani, Bashkim Patoku (dygolësh), Visar Berisha, Enis Fetahu, Ardian Kozhani, Besnik Krasniqi dhe Florim Bërbatovci dhe Durim Gashi.

Prishtinën e kanë udhëhequr 9 trajnerë. Vetëm katër prej tyre kanë udhëhequr më shumë se 1 ndeshje. Më i suksesshmi është Tovërlani, nga 8 ndeshje ka 4 fitore dhe 4 barazime, Ajet Shosholli 8 ndeshje (3 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje dhe Jusuf Tortoshi nga 4 takime, ka 1 fitore.

Tek Drita kanë qenë 14 trajnerë, vetëm katër prej tyre kanë më shumë se dy ndeshje. Kemajl Halimi ka 2 fitore e një barazim. Muharrem Sahiti 1 fitore e 2 humbje, Arbnor Morina 3 barazime e 1 humbje dhe Bekim Isufi 5 ndeshje -1 barazim e 4 humbje.
Prishtina ka tre fitore më të thella, 5:0 (vjeshtë 2007), dhe 3:0 (pranverë 2009) e 0:3 (pranverë 2012).

1999/00
Prishtina – Drita 2:1 (1:0)
Golat: Kushtrim Munishi 8’, Afrim Tovërlani 55’ – Emin Ismajli 48’
Trajnerë: Ajet Shosholli – Reshat Osmani
...
Drita – Prishtina 3:1 (0:0)
Golat: Bekim Isufi 53’, Baki Bulliqi 70’, 77’ – Afrim Tovërlani 85’
Trajnerë: Kemajl Halimi – Ajet Shosholli
. . .
2000/01
Drita – Prishtina 0:0
Trajnerë: Bylbyl Sokoli – Jusuf Tortoshi
...
Prishtina – Drita 0:0
Trajnerë: Jusuf Tortoshi – Bylbyl Sokoli
. . .
2001/02
Prishtina – Drita 0:2 (0:0)
Golat: Bekim Isufi 60’, Meriton Berisha 90’
Trajnerë: Jusuf Tortoshi – Kemajl Halimi
...
Drita – Prishtina 0:2 (0:1)
Golat: Uliks Emra 14’, Xhevdet Llumnica 82’
Trajnerë: Fadil Muriqi – Medin Zhega
. . .
2002/03
Prishtina – Drita 1:2 (1:0)
Golat: Xhevdet Llumnica 31’ – Selman Berisha 68’, 75’
Trajnerë: Ajet Shosholli – Hysni Maxhuni
...
Drita – Prishtina 1:1 (1:1)
Golat: Hysni Xhinovci 14’ – Xhevdet Llumnica 32’
Trajnerë: Ramadan Cimili – Ajet Shosholli
. . .
2003/04
Drita – Prishtina 0:0
Trajnerë: Kemajl Halimi – Ajet Shosholli
...
Prishtina – Drita 3:1 (2:0)
Golat: Bashkim Patoku 31’, 42’, Xhevdet Llumnica 86’ – Ismet Ramushi 53’
Trajnerë: Ajet Shosholli – Muharrem Sahiti
. . .
2004/05
Drita – Prishtina 2:0 (1:0)
Golat: Mentor Sijarina 44’, Ylber Aliu 54’
Trajnerë: Muharrem Sahiti – Ajet Shosholli
...
Prishtina – Drita 1:0 (0:0)
Golashënues: Debatik Curri 65’
Trajnerë: Ajet Shosholli – Muharrem Sahiti
. . .
2007/08
Prishtina – Drita 5:0 (2:0)
Golat: Visar Berisha 25’, Ertan Hasan 27’, 50’, 63’, Enis Fetahu 68’
Trajnerë: Afrim Tovërlani – Reshat Osmani
...
Drita – Prishtina 1:1 (0:0)
Golat: Venhar Sermaxhaj 50’ – Visar Berisha 90’
Trajnerë: Milaim Zuzaku – Afrim Tovërlani
. . . 
2008/09
Drita – Prishtina 0:2 (0:2)
Golat: Berat Hyseni 13’, Isuf Llumnica 37’
Trajnerë: Refik Rexhepaj – Afrim Tovërlani
...
Prishtina – Drita 3:0 (2:0)
Golat: Berat Hyseni 30’, Agron Skeraj 43’, Enis Fetahu 51’
Trajnerë: Afrim Tovërlani – Milaim Zuzaku
. . .
2011/12
Prishtina – Drita 2:1 (0:0)
Golat: Ardian Kozhani 60’, 78’ – Leonit Abazi 87’
Trajnerë: Ramiz Krasniqi – Bekim Isufi
...
Drita – Prishtina 0:3 (0:2)
Golat: Driton Krasniqi 10’, Bajram Zuqaku 17’, Faton Zejnullahu 66’
Trajnerë: Bekim Isufi – Wolfgang Jerat
. . .
2012/13
Drita – Prishtina 1:1 (0:1)
Golat: Ismet Caka 52’, - Florim Bërbatovci 19’
Trajnerë: Arbnor Morina – Ejup Mehmeti
...
Prishtina – Drita 2:1 (1:0)
Golat: Azem Ahmeti 12’, Besnik Krasniqi 71’ – Betim Syla 55’
Trajnerë: Afrim Tovërlani – Arbnor Morina
...
Prishtina – Drita 2:2 (1:1)
Golat: Astrit Fazliu 29’, Besnik Krasniqi 68’ – Bujar Shabani 5’, Leonit Abazi 72’
Trajnerë: Afrim Tovërlani – Arbnor Morina
. . .
2013/14
Drita – Prishtina 1:1 (1:0)
Golat: Leotrim Pajaziti 6’ – Shend Kelmendi 78’
Trajnerë: Musa Selimi – Afrim Tovërlani
...
Prishtina – Drita 0:0
Trajnerë: Afrim Tovërlani – Arbnor Morina
...
Drita – Prishtina 1:1 (0:0)
Golat: Blendin Gashi 90+2’ - Shkëmbim Salihu 49’
Trajnerë: Bekim Isufi – Suad Keçi
...
2014/15
Prishtina – Drita 2:0 (1:0)
Golat: Durim Gashi 25’, Florim Bërbatovci 71’
Trajnerë: Bylbyl Sokoli – Agron Selmani
...
Drita – Prishtina 1:1 (0:0)
Golat: Ismet Ramushi 86’ – Durim Gashi 70’
Trajnerë: Sedat Pajaziti – Bylbyl Sokoli
...
Prishtina – Drita 1:0 (0:0)
Golashënues: Mentor Zhdrella 54’
Trajnerë: Ramiz Krasniqi – Afrim Shahini
. . .
2015/16
Prishtina – Drita 1:1 (0:0)
Golat: Daesung Park 70’ – Alban Shillova 53’
Trajnerë: Ramiz Krasniqi – Bekim Isufi


Avni Durmishi