Lajme

Java XIX: Prishtina – Drenica

Java XIX: Prishtina – Drenica

E premte, 3 mars – ora: 13.00, Podujevë

Prishtinë, 2 mars, 2017 – Prishtina dhe Drenica do të ndeshen në kuadër të javës së XIX të Vala Superligës. Prishtina kësaj përballje i hyn pa fituar në tre ndeshjet e fundit kampionale (një humbje në Gjilan 1:0 dhe dy barazime pa gola me Feronikelin e Ferizajn) dhe po ashtu pa shënuar gol po në këto tre takime, pa llogaritur ndeshjen e fituar për Kupë me Vëllaznimin. Kurse, Drenica nuk din për fitore në pesë ndeshjet e fundit kampionale (dy barazime e tre humbje).

Po ashtu, edhe pse imperativ të vetëm bardhekaltrit kanë fitoren, përballen edhe me dy-tre lëndime. Mërgim Pefqeli tani e shumë kojë, kurse mungojnë edhe Ahmed Januzi e Debatik Curri dhe diskutabil Liridon Kukaj.

Por, Prishtina e donë fitoren, e donë këndelljen dhe donë që sa më e qetë të udhëtoj të martën në derbin me Trepçën ’89.

Skuadra tërë javën ka punuar në fushën ideale me bari sintetik të stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë, aty edhe ku do ta zhvilloj ndeshjen me kuqezinjtë e Drenicës.

Java XIX
Prishtina – Drenica
E premte, 3 mars – ora: 13.00
Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë
Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Alban Ejupi (Pd), Driton Preniqi (Ka) – Fatmir Tahiri (Mt)
Çmimi i biletës: 1 euro.
*Transmetim i drejtpërdrejt në Supersport Kosova

L. Lindemann: Duhet të përmirësohemi përpara – jam optimist për tre pikët

“Në ndeshjen e fundit në Ferizaj kemi luajtur mirë pjesën e dytë, duke dominuar atë dhe kemi qenë ekip më i mirë duke i krijuar dy-tre raste. Kemi mbrojtjen më te mirë në ligë, por në ofensivë ne luajmë si një ekip mesatar dhe për këtë duhet që në ndeshjen me Drenicën të përmirësohemi e të jemi më të mirë. Unë e kam parë nga afër ndeshjen e fundit ndërmjet Trepçës ’89 dhe Drenicës e cila luan kundërzbritje të shpejtë me disa lojtarë. Pra, duhet të jemi të kujdesshëm, por ne duhet ta tregojmë forcën tonë dhe këtë na e mundëson fusha e mirë e Llapit e cila besoj se na përshtatet.
Curri, Kukaj, Januzi, mungojnë por i kemi 25 futbollistë tjerë dhe ata 11-të futbollistë që hyjnë në ndeshje, kanë punuar mirë gjatë tërë javës dhe kjo më bën optimist që do ta japin maksimumin dhe ta fitojmë ndeshjen”, ka thënë kryetrajneri, Lutz Lindemann.

L. Boshnjaku: Prishtina do të jetë sulmuese – duhet t’i kthehemi fitoreve

“Secila ndeshja ka rëndësinë e njëjtë. Njëjtë sikurse ajo me Ferizajn, ndeshje kjo që ne patëm një ngërç të vogël, por besoj që e kemi tejkaluar. Dhe tani, na pret ndeshja tjetër e rëndësishme me Drenicën ku besoj shumë se jemi maksimalisht të fokusuar që ta kryejmë detyrën duke i marrë tre pikë e pastaj të mendojmë për Trepçën ’89. Pra, fitorja me Drenicën na duhet për kthimin e fitoreve e pastaj për vazhdimin e ritmit të fitoreve. Prishtina e nesërme do të jetë shumë sulmuese dhe më taktike”, ka thënë mesfushori, Lorik Boshnjaku.

Lorik Boshnjaku

Statistikat nga përballjet, Prishtina – Drenica, në linkun më poshtë:

http://prishtinafc.com/al/lajme/post/java-xix-prishtina-drenica


Avni Durmishi