Lajme

Java XIX: Prishtina – Drenica 6:0

Java XIX: Prishtina – Drenica 6:0

Bardhekaltrit iu rikthehen fitoreve dhe shënimit të golave

Liridon Leci

Povujevë, 3 mars, 2017 – Dy gola Basit Abdul Khalid dhe nga një gol, Lorik Boshnjaku, Gentrit Begolli, Mergim Neziri dhe Shend Kelmendi – gjithsejtë, dy portierët e Drenicës, Sadiku dhe zëvendësi i tij, Ymeri, gjashtë herë e kanë nxjerr nga rrjeta topin.

Kështu, Prishtina i rikthehet fitoreve pas tre ndeshjeve kampionale pa fituar. Ndërsa, shënon gjashtë gola pas katër viteve, kur kishte mposhtur Feronikelin në Drenas 8:1 në pranverë të edicionit 2012/13.

Nuk është e hera e parë që Prishtina fiton kaq thellë me skuadrën kuqezi nga Drenica, pasi që fitoren më thellë kampionale ka kundër Drenicës 7:0 (pranverë 2003).

Sidoqoftë, kjo fitore e thellë, ka treguar se Prishtina nuk din vetëm të mbrohet, por edhe të sulmoj dhe të shënoj plotë gjashtë herë. Dhe, padyshim se kjo fitore është motiv i madh para ndeshjes të së martës në “Riza Lushta” kundër liderit në klasifikim, Trepça ’89, e cila vazhdon të kryesor me gjashtë pikë më shumë.

Blend Baftiu

Java XIX:

Prishtina – Drenica 6:0 (2:0)

Golat: Basit Abdul Khalid 38’, 62’, Lorik Boshnjaku 45+1’,  Gentrit Begolli 72’, Mergim Neziri 84’, Shend Kelmendi 88’

Stadiumi: “Zahir Pajaziti”, Podujevë

Shikues: mbi 1.000

Gjyqtarë: Tefik Maloku (Pd), Alban Ejupi (Pd), Driton Preniqi (Ka) – Fatmir Tahiri (Mt)

KV: B. Khalid, E. Krasniqi, L. Leci – D. Osmani, K. Lushtaku, G. Arifaj, A. Bejta

KK: K. Lushtaku (2KK – min. 67)

Pozitat jashtë lojës: Pri 6-1 Dre

Kornerët: Pri 5-3 Dre

Gjuajtjet totale: Pri 20-7 Dre

Gjuajtjet në portë: Pri 14-2 Dre

Prishtina (4-3-3): 1. Alban Muqiqi – 22. Lorik Maxhuni, 4. Armend Dallku /c/ (16. Genc Hamiti – 65’), 13. Liridon Leci, 93. Mergim Neziri – 7. Lorik Boshnjaku, 8. Endrit Krasniqi (10. Gentrit Begolli – 71’), 23. Blend Baftiu – 15. Gauthier Mankenda, 9. Shend Kelmendi, 25. Basit Abdul Khalid (11. Bleon Sekiraqa – 68’). Zëvendësues: Ardit Nika, Gentrit Dumani, Debatik Curri, Donat Hasani. Kryetrajner: Lutz Lindemann.

Drenica: 26. Burim Sadiku 1. Arion Ymeri – 46’) – 2. Fetah Ibrahimi, 18. Ismet Caka, 14. Sami Geci /c/, 16. Azem Bejta, 22. Drilon Osmani (11. Kreshnik Uka – 65’), 4. Dugagjin Gashi, 20. Kreshnik Nebiu (25. Osman Mziu – 77’), 21. Taulant Dajaku, 9. Kreshnik Lushtaku,  13. Granit Arifaj. Kryetrajner: Fadil Rama.

Gauthier Mankenda

Komenti:

Prishtina sot u paraqit mjaft mirë para publikut llapjan, i cili qe korrekt dhe dashamir ndaj skuadrës nga kryeqendra. Por, në realitet, Prishtina ishte anemike dhe kësaj anemie i ndihmonte edhe loja taktike, sidomos e zhagitjes së lojës nga mysafirët.

Edhe pse pak me vonesë, ardhja e “Plisave”, dhe përkrahja e tyre sikur i ngjalli plotësisht bardhekaltrit dhe thuajse me thikë prehet ndeshja nga ato momente. Tani rreshtoheshin rastet, por edhe golat. Duhet pranuar se disa gola ishin si produkt i veprimeve individuale, por kishte edhe gola që e rrisin moralin e skuadrës jashtëzakonisht shumë, sepse asistohej aq mirë për bashkëlojtarin, sa dukej më i bukur asistimi se sa vet goli.

Sidoqoftë, publiku prezent sot u kënaq me shfaqjen e Prishtinës dhe shpresojmë se kjo formë e mirë do ta përcjell skuadrën edhe në derbin e madh kundër Trepçës ‘89 e cila zhvillohet të martën.

Minutë pas minute:

11’ Dallku harkon nga gjuajtja standarde, e ushtruar, Leci me kokë e kthen para portierit, por portieri Sadiku intervenon para Khalid meqë rast shkakton faull dhe ndëshkohet.

16’ Aksion i shkëlqyer i nisur nga mesi i fushës nga Kelmendi i cili vazhdon djathtë te Maxhuni, ky përpara për Dallkun i cili me vertikale gjen Krasniqin dhe pason për Khalid i cili me lëvizje mashtruese bukur lirohet, por gjuajtja ishte e plogësht dhe e ndal portieri Sadiku.

18’ Baftiu provon me gërshërë, por lartë.

20’ Nebiu provon gjuajtje qendrore, devijohet dhe këndore. E pabesueshme por e vërtet, ishte tentimi dhe gjuajtja e vetme e mysafirëve në pjesën e parë.

33’ Krasniqi rrezikshëm harkon nga këndorja para portierit, por nuk ia dalin të gjuajnë as Mankenda as Khalid edhe pse ishin në pozitë ideale, largohet tutje topi.

36’ Sërish Krasniqi nga këndorja, tani Mankenda gjuan me kokë e topin e dëbuar e gjuan me këmbë, por jashtë, pran pingules.

37’ Kelmendi – Mankenda majtë te Baftiu, i cili gjuan pas tentimit të dytë, por pret portieri Sadiku.

Basit Abdul Khalid

38’ Fetahi gabon rëndë, Basit Abdul Khalid ia rrëmben, e krijon pozitën dhe me gjuajtje precize zhbllokon rezultatin dhe gëzim i madh i tij – 1:0.

Basit Abdul Khalid

44’ Khalid bukur nga e djathta, gjuan rrëmbyeshëm, por jashtë larg.

45’ Maxhuni gjuan qendrore nga jashtëzona, e rrëmbyeshme pran pingules.

Lorik Boshnjaku

45+1’ Endrit Krasniqi depërton nga e majta, tenton pasimin në zonë, topi devijon paksa dhe shkon te Lorik Boshnjaku jashtëzonës, paksa majt, gjuan me të parën dhe çfarë goli – 2:0.

Lorik Boshnjaku

47’ Nebihu provon nga e djathta, Muqiqi intervenon, këndore.

50’ Gashi me vertikale me top të lartë e gjen Arifajn dhe nga pozitë e vështirë nga e majta gjuan, e Muqiqi pret e pas edhe kap topin.

52’ Lushtaku nga gjuajta “indirekt” gjuan lartë.

53’ Baftiu vet e fiton topin, e vet e përfundon me gjuajtje qendrore , por pak lartë.

Blend Baftiu

54’ Boshnjaku pason për Khalid nga pozita gjysmë e djathtë gjuan fortë, pret portieri Ymeri.

54’ Krasniqi nga e majta gjuan lehtë, kap portieri.

62’ Mankenda gjuan ballore, devijohet topi i cili shkon te Basit Abdul Khalid e gjuan me të parën dhe përfundon skaj pingules – 3:0.

Basit Abdul Khalid

66’ Lushtaku provon nga e majta, rrëmbyeshëm, e lartë.

67’ Lushtaku ndëshkohet me kartonin e dytë të verdh – i kuq.

72’ Kelmendi depërton nga e djathta, i ikën ndjekësit, hyn në zonë, gjuan – pret portieri, dhe topin e kthyer me saktësi e depërton në portë, Gentrit Begolli – 4:0.

Gentrit Begolli

74’ Bleon Sekiraqa, i riu 16-vjeç, i cili luajti vetëm ndeshjen e dytë zyrtare, depërton nga e majta e në qendër e pastaj gjuan nga jashtëzakona, por e kap portieri.

Mergim Neziri

80’ Blend Baftiu luan përkryer, pasi që depërton deri para zonës si me dorë e gjen dhe e qet prapa shpinës së mbrojtjes mysafire dhe të vetëm me portierin, Ymeri, Mergim Neziri dhe me saktësi – 5:0.

Mergim Neziri

82’ Begolli nga distanca, e lartë.

Gentrit Begolli

84’ Portieri Muqiqi gabon, por i ndihmon fati, sepse edhe sot ishte i shkëlqyer, Nebiu provon parabolë, ia del, por topi nuk shkon në portën e zbrazët, del jashtë.

85’ Mankenda gjuan nga e majta, pret portieri.

Shend Kelmendi

88’ Aksion i përkryer, në fund Mankenda sikurse më parë Baftiu për Nezirin, por tani për Shend Kelmendin i cili me saktësi mposhti portierin e vetmuar, 6:0.

Shend Kelmendi

89’ Provon Mziu qendrore, por lartë.

90’ Nga gjuajtja e lirë provon Begolli, jashtë. 

Lorik Maxhuni

Deklaruan:

Lutz Lindemann, kryetrajner i Prishtinës: As nuk e kemi humbur kampionatin në Ferizaj e as nuk e kemi fituar kampionatin me këtë fitore. Por, për dallim nga Ferizaj, me gjithë tre-katër raste, sot krijuam dhe shënuam dhe më vije mirë që kemi filluar të shënojmë, sepse kohëve të fundit na mungonin ato. Po ashtu, stërvitjet e bëra në këtë fushë dhanë frytet e saj me fitore të lartë.

Basit Abdul Khalid:
Po ndjehem shumë mirë, sidomos pas ndeshjes në Ferizaj, sepse isha treguar shumë sulmues i dobët duke mos shënuar nga dy metra, por kjo ndodh në futboll. Besoni, e kisha moralin për toke. Por, me ndihmën e bashkëlojtarëve, me motivin e madh të dhënë  në stërvitje gjatë javës dhe me punën e madhe gjatë tërë javës jam përqendruar maksimalisht dhe sot u pa rezultati. Është fitore e madhe, kemi luajtur mirë dhe tani po ndjehem shumë i çliruar dhe shumë i gëzuar. 

Fadil Rama, kryetrajner i Drenicës: Jo, nuk e kam pritur këtë rezultat dhe si për mua personalisht e po ashtu edhe për ekipin tim është befasi, sepse duke e njohur Superligën e Kosovës është rezultat shumë i lartë. Pjesa e parë ishte më e barabartë, mirëpo pastaj bëmë shumë gabime dhe ndikoi edhe kartoni i kuq i Lushtakut i cili ra pre e gjykimit të dobët të gjyqtarit kryesor dhe atij anësor. 

Plisat

Avni Durmishi