Lajme

Java XV: Besa - Prishtina 0-2

Java XV: Besa - Prishtina 0-2

Dy gola për tre pikë: E. Krasniqi 31’ e Kryeziu 66’

Besa - Prishtina 0-2

Brestovik/Pejë, 28 nëntor 2020 - Prishtina ka arritur fitoren e tretë rresht, kurse të katërtën në pesë ndeshjet e fundit pa pësuar humbje. Seri pozitive mjaft e mirë kjo për bardhekaltrit që  mban ngjitur kreut të tabelës.

Besa - Prishtina 0-2 Leotrim Kryeziu

Përndryshe, edhe pse në letër dukej ndeshje e lehtë, futbollistët prishtinas u deshtë të djersiteshin mjaft shumë, sidomos deri te shënimi i golit, pasi që nga pesë tentimet paraprake nuk ishin me fat të qëllonin rrjetën.

Prishtina javën e ardhshme takohet të premten në “Fadil Vokrri” me Feronikelin në javën e 16-të.

Besa - Prishtina 0-2 Gauthier Mankenda

Java XV

Besa - Prishtina 0-2 (0-1)

Golat: Endrit Krasniqi 31’, Leotrim Kryeziu 66’

Gjyqtarë: Shpetim Murtezi, Safet Berisha, Hekuran Osmani, Arben Halilaj

KV: Pefqeli, Ramadani

Pozita jashtë lojës: Besa 1-4 Pri

Kornerët: Besa 1-7 Pri

Gjuajtjet totale: Besa 3-14 Pri

Gjuajtjet në portë: Besa 1-8 Pri

Besa: 1. Agron Kolaj - 2. Ardi Ajdini, 6. Barbosa Matos, 8. Sebastian Marques Da Silva (7. Florent Qorraj - 71’), 10. Donart Sheqerolli /c/, 18. Blazo Rajoviç (15. Diar Halili - 79’), 19. Ardit Tahiri (11. Norik Krasniqi - 87’), 25. Valton Ibrahimi (5. Fisnik Papuqi - 46’), 26. Redon Syla, 30. Etnik Bruti, 33. Gentrit Salihu. Kryetrajner: Jerome Klein.

Prishtina (4-3-3): 35. Eglant Haxho - 4. Tun Bardhoku, 28. Leotrim Bekteshi, 5. Lumbardh Dellova, 23. Leonit Abazi (27. Albin Prapashtica - 78’) - 20. Qendrim Zyba, 88. Sabien Lilaj (7. Lorik Boshnjaku - 78’), 10. Endrit Krasniqi (6. Donat Hasanaj - 87’) - 8. Mergim Pefqeli (34. Ahmed Radaoui - 62’), 15. Gauthier Mankenda (77. Oto John - 87’), 9. Leotrim Kryeziu. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Behar Maliqi. Kryetrajner: Zekirija Ramadani.

FC Prishtina 28 nentor 2020

Rastet/golat

Besa - Prishtina 0-2 Mergim Pefqeli

Deri te goli i parë, skuadra pati gjashtë raste të mira shënimi, duke nisur nga Pefqeli me gjuajtjen me kokë mbi tra (4’), Zyba gjuajti skaj pingules (7’) dhe me kokë mbi kuadrat (13’), kurse Mankendës ia devijoj portieri në këndoren që s’u pa nga gjyqtarët (9’).

I pafat ishte Zyba edhe në tentimin e tretë kur me gjuajtje me kokë qëlloi traversën kurse në po të njëjtin aksion Mankenda gjuajti mbi portë (15’).

Besa - Prishtina 0-2 Gauthier Mankenda

Më në fund trysnia e madhe që po ushtronte Prishtina dha rezultat. Mankenda nga e djathta kaloi dy pengesa dhe pastaj e gjen të vetmuar Endrit Krasniqin që shënon nga afërsia (31’)

Besa - Prishtina 0-2 Endrit Krasniqi

Me kaq përfundoi pjesa e parë duke mos parë asnjë tentim të skuadrës vendase.

Besa - Prishtina 0-2 Leotrim Bekteshi

Pjesa e dytë u tentua nga vendasit që të kishin më shumë iniciativë dhe ndërkohë patën edhe tre tentime drejt portës,  dy prej tyre jashtë kuadratit (Rajevic 60’ dhe Tahiri 85’) dhe tentimin e minutës 81-të po nga Tahiri e ndali portieri Haxho.

Kurse Prishtina nga gjashtë tentimet e pjesës së dytë, pesë i pati në kuadrat dhe pothuajse të gjitha ishin raste të mira shënimi duke filluar me gjuajtjen e Kryeziut me portieri ku ky i fundit priti (54’), Mankenda jashtë portës (56’) si dhe tentimi i Lilajt u ndal nga portieri, sot shumë i mirë, vendas, Kolaj (57’).

Besa - Prishtina 0-2

Goli i dytë ishte aksion sërish i Mankendës i nisur nga qendra, i pasuar te Abazi majtë i cili posa u lirua gjuajti, Kolaj mbrojti dhe dëboi shkurtë deri te Leotrim Kryeziu ku shënoi nga afërsia për rezultatin përfundimtar të ndeshjes - 0:2 (66’).

Besa - Prishtina 0-2

Deri në fund Prishtina pati edhe tentime në minutën e 80-të me E. Krasniqin e Kryeziun, por portieri Kolaj i priti që të dyja.

Besa - Prishtina 0-2 Leotrim Kryeziu

Deklaroi:

Zekirija Ramadani: Realizuam dy herë, por patën shumë raste, duke i veçuar ato të pjesës së parë deri sa ishim 0:0. Patëm pak problem edhe me fushën, sepse me të vërtet ishte në nivel shumë të ulët, por edhe me këtë fushë duhet të ambientohemi. Por, edhe duke krijuar shumë raste që nga fillimi i ndeshjes sikur paksa na relaksoi duke na bërë të mendonim që po vinim lehtë te to. Sidoqoftë me nga një gol në të dy pjesët na mundësuan që pastaj ta mbanim lojën, ta menaxhonim rezultatin. Unë i uroj futbollistët për fitoren, sepse më besoni nuk ishte ndeshje e lehtë. Kurse, edhe pse nuk merrem me gjykim, dua të potencoj sot, sepse s’ka rëndësi që fituam, për ne u ndanë tre kartonë krejtësisht të kot, kurse nga vendasit nuk u ndëshkua asnjëri me gjithë në momente lojën mjaft të ashpër dhe këtë dua ta potencoj jo për rezultatin, porse nga frika e lëndimeve që mund të pësonin futbollistët e mi.
Në fund dua që  gjithë shqiptarëve të iu uroj festen e Ditës së Flamurit!
 

Besa - Prishtina 0-2