Lajme

Java XV: Llapi - Prishtina 1-4

Java XV: Llapi - Prishtina 1-4

Prishtina sot tregoi që ka ekip të madh

Llapi - Prishtina 1-4

Podujevë, 9 nëntor 2019 – Ekipet e mëdha të tilla tregohen kur rikthehen, sidomos pas dy dështimesh që kishte skuadra, edhe atë tek rivalët e përbetuar të Llapit në Podujevë. Fitore e lartë, mund të ishte edhe më e lartë dhe plotësisht e merituar dhe me probleme në formacion para ndeshjes – munguan Ibrahimi (rast vdekje në familje), Bekteshi (arsye subjektive), Mankenda (i lënduar), ndërsa Boshnjaku kishte probleme shëndetësore para ndeshjes, por gjatë 90 minutave mbase ishte futbollisti më i mirë në ndeshje.

Llapi - Prishtina 1-4 Lorik Boshnjaku
Prishtinës i mjaftuan nga dy gola për pjesëlojë për të arritur fitoren më të lartë kundër Llapit në Podujevë pas luftës.

Kjo fitore do t’i qetësoj futbollistët të cilët tani i pret ndeshja për Kupë më 20 nëntor pas pushimit dyjavor, dhe pastaj dy ndeshjes e fundit kampionale, me 89-shin në Prishtinë dhe në Gjilan me skuadrën homonime.

Llapi - Prishtina 1-4

Java XV

Llapi – Prishtina 1-4 (0-2)

Golat: Kastriot Selmani 75’ - Endrit Krasniqi 25’, Ahmet Haliti 32’, Ahmed Januzi 47’, Armend Thaqi 71’

Shikues: rreth 2.000

Gjyqtarë: Selim Isufi (Mt), Bujar Selimaj (Pz), Erduan Baliqi (Mt) – Gramoz Shala (Pe)

KV: V. Veliu – L. Boshnjaku

Pozita jashtë lojës: Lla 4-8 Pri

Kornerët: Lla 8-7 Pri

Gjuajtjet totale: Lla 7-13 Pri

Gjuajtjet në portë: Lla 3-10 Pri

Llapi: 13. Afrim Ademi – 8. Benjamin Emini /c/, 5. Elvis Prençi, 31. Armin Mujkiç, 17. Arbnor Ramadani (16. Alban Shabani – 67’), 20. Behar Maliqi, 21. Argjend Mustafa (23. Labinot Osmani – 46’), 77. Mërgim Pefqeli, 22. Kastriot Selmani, 99. Valmir Veliu, 11. Sebino Plaku (19. Muhamet Hyseni – 62’). Kryetrajner: Tahir Batatina.

Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi /c/, 5. Diar Miftaraj, 8. Ahmet Haliti, 4. Tun Bardhoku (11. Kreshnik Uka – 65’) – 7. Lorik Boshnjaku, 77. Ardit Hila, 6. Endrit Krasniqi (18. Ergyn Ahmeti – 73’) – 23. Leonit Abazi, 10. Meriton Korenica (21. Ermal Vitija – 76’), 27. Ahmed Januzi. Zëvendësues: Eglant Haxho, Agon Xhaka, Trimror Selimi, Alban Shillova. Kryetrajner: Armend Dallku.

Komenti:

Prishtina sot ka fituar ndeshjen shumë më lehtë se që ka pritur dikush. Po të kishte qetësinë e duhur do të shënonte edhe po kaq gola sa shënoi sot. Thjesht, Prishtina ishte e saktë në çdo atakim të saj para një Llapi jashtëzakonisht të plogësht e të cilët filluan të atakonin pa ndonjë qartësi të duhur vetëm pas pësimit të golit 3-të dhe të 4-të.

Llapi - Prishtina 1-4 Endrit Krasniqi

Thjesht bardhekaltrit sot shkëlqyen dhe fitorja ishte më se e merituar.

Përndryshe, dy golat e parë shënuar dy futbollistët që bënë sefte golin këtë edicion, Krasniqi e Haliti, ndërsa Januzi shënoi të 5-në e Thaqi të golin e 4-të. Bardhoku realizoi asistimin e 2-të, Thaqi të 3-të, Abazi të 4-të kampional, kurse Uka të 1-në kampional.

Kurse, për Prishtinën sot ka debutuar edhe futbollisti i ri i ardhur nga U19 e skuadrës, Ermal Vitija.

Minutë pas minute:

Llapi - Prishtina 1-4 Meriton Korenica

11’ Korenica gjuan nga e majta, e ulët, qendrore, kap portieri.

17’ Abazi harkoi nga e majta, Korenica nga shtylla e dytë e kthen te porta, përpak autogol, por në fund këndore e dëbuar nga portieri vendas.

Llapi - Prishtina 1-4 Endrit Krasniqi

25’ Bardhoku ia vazhdon nga e majta Krasniqit i cili paralel me zonë përball tre futbollistë vendas dhe del me portier të cilin e mposhtë me gjuajtje në këndin e majtë të ulët – 0:1.

Llapi - Prishtina 1-4

Llapi - Prishtina 1-4 Ahmet Haliti

32’ Thaqi e harkon gjuajtjen e lirë buzë zonës nga e djathta, në shtyllën e dytë Haliti i vetmuar e shtyn topin në rrjetë – 0:2.

Llapi - Prishtina 1-4

33’ Emini provon gjuajtjen, e lartë.

40’ Bardhoku nga e majta për Januzin që e shtyn përpara për Hilën i cili edhe pse ishte i penguar ia del të gjuante, por reagoi portieri Ademi.

41’ Kthehet aksioni, pastaj Bardhoku e vazhdon nga e majta për Hilën para zonës që gjuan furishëm e pret Ademi.

42’ Abazi harkon këndoren e majtë, Haliti gjuan me kokë, topi prek tokën e dukej që po shkon në portën zbrazët, por e kalon traun e del jashtë.

Llapi - Prishtina 1-4   Diar Miftaraj - Sebino Plaku

45’ Plaku gjuan ballore nga ndërprerja, e lartë.

Llapi - Prishtina 1-4 Ahmed Januzi

476’ Aksion i shpejtë i Prishtinës, Miftaraj majtë te Abazi i cili e kalon një futbollist dhe me saktësi asiston në shtyllën e parë për Januzin që vendos topin në rrjetë – 0:3.

Llapi - Prishtina 1-4 Ahmed Januzi

51’ Aksion i mirë i vendasve, Selmani në zonë, Osmani e ndal për Plakun që gjuan ballore, por jashtë.

55’ Faullohet Hila në mesfushë, por aksioni vazhdon e topi nga e majta në zonë te Veliu i cili gjuan ulët, pret Bekaj.

56’ Kundërzbritje, Januzi e vazhdon djathtë te Korenica i cila para zonës gjuan, jashtë.

57’ Sërish Veliu për vendasit nga e majta, devijim, mbi tra, këndore.

Llapi - Prishtina 1-4 Kreshnik Uka

71’Aksion me pasime të shpejta nga e majta, Korenica ia vazhdon Ukës e ky me saktësi gjen Thaqin në qendër të zonës i cili shënon për – 0:4.

73’ Mujkiç provon nga distancë e madhe, e ulët e pa problem Bekaj.

Llapi - Prishtina 1-4 Visar Bekaj

75’ Selmani shfrytëzon një huti të mysafirëve gjuajtja e të cilit nga e djathta përfundon në rrjetë – 1:4.

Llapi - Prishtina 1-4 Armend Thaqi

85’ Kundërzbritje, Uka e mbyll me gjuajtje ballore, jashtë pingules së djathtë.

90’+5 Ahmeti nga e djathta te Uka te shtylla e parë gjuajtja e të cilit përfundon në gjoksin e portierit vendas.

Deklaroi:

Armend Dallku: Fitore e merituar duke e dominuar kundërshtarin plotësisht duke mos i lejuar as mundësinë më të vogël për të na rrezikuar, hiq atij momentit që ishte aksion individual i golit nga Selmani. Më gëzon fakti i realizimeve, pavarësisht se kishim edhe disa momente tjera të mira për të shënuar. Jam i kënaqur me realizimet dhe mënyrën e qasjes së lojtarëve brenda fushës dhe komunikimin, sepse e kam cekur këto ditë pas ndeshjes me Feronikelin duke biseduar me futbollistët që na mungon komunikimi brenda fushës dhe sot ishe mënyrë apo armë shtesë për neve e që na ka munguar në ndeshjet e kaluara. Dhe po ashtu, pavarësisht mungesave që patëm që mbetët t’i zgjedhim brenda ekipit dhe futbollistët që u paraqiten në rolet e ndryshme dhanë më të mirën duke i kryer detyrat me përpikëri. Më gëzon fakti që, edhe pse kisha plan para shumë ndeshjeve, t’i vije rasti të debutoj edhe Ermal Vitija për të cilin uroj shëndet më së pari dhe të marrim nga ai çfarë presim të gjithë, dhe jo vetëm, por për të gjithë të rinjtë që kemi në përbërje.

Llapi - Prishtina 1-4

Endrit Krasniqi: U rikthyem pas dy ndeshjeve pa fituar e rezultat e të cilave nuk i kemi merituar, por ja që na ndodhën dhe me këto tre pikë të reja do të përqendrohemi më shumë e ku do të na kryen punë edhe pushimi dyjavor për ndeshjet e radhës. Realisht nuk e kam pritur rezultat kaq të thellë, por kemi punuar shumë gjatë javës për këtë ndeshje dhe e rëndësishme është që ia kemi arritur qëllimit.

Lorik Boshnjaku: Edhe pse para ndeshjes nuk isha në gjendjen më të mirë shëndetësore, vendosa t’i ndihmoj ekipit duke pasur parasysh që kishim disa mungesa dhe ashtu si disa futbollistë tjerë edhe unë sakrifikova për t’u paraqitur dhe ia vlejti. Duhet theksuar se me gjithë fitoren e lartë, rezultati ka mundur të jetë edhe më i thellë, por të rëndësishme janë tre pikët dhe sidomos këndellja pas humbjes së pamerituar me Feronikelin. Dua të shpresoj shumë se do të vazhdon forma me rezultate të mira e ekipit e pastaj edhe në aspektin individual të vazhdoj me paraqitje si e sot me Llapin.

Llapi - Prishtina 1-4 Lorik Boshnjaku