Lajme

Java XV: Prishtina – Ballkani

Java XV: Prishtina – Ballkani

Tani testi kryesor: ruajtja e vendit të parë

Prishtinë, 10 nëntor 2018 – Pas 14 javësh, Prishtina për herë të parë ka kapur vendin e parë në klasifikim. Dhe, tani është lufta e vërtet – duhet mbajtur atë pozitë. Edhe pse në shikim të parë, kundërshtari i nesërm, Ballkani, i lehtë në letër, në fakt kundërshtar shumë i vështirë në fushë.

Ballkani po ashtu ka pasur 4 ditë më shumë pushim, ndërsa Prishtina në ndeshje futet pas 94-minutave të lodhshme në mesjavë në Drenas. Pra, Prishtinës ndër tjera i duhet edhe mbështetje maksimale nga tribunat, sepse vetëm përballje e lehtë nuk do të jetë.

Prishtina i ka dy mungesa, Mankenda i lënduar dhe Miftaraj i suspenduar.

Java XV

Prishtina – Ballkani

E diel, 11 nëntor – ora 13:30

Stadiumi i qytetit “Fadil Vokrri”, Prishtinë

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Fatlum Jashari (Gjl), Visar Kelmendi (Pe) - Vigan Ibërdemaj (Is)

Çmimi i biletave:
Tribuna lindore: 2 euro; tribuna perëndimore: 3 euro.

Bashiru: Duhet të japim më të mirën tonë për t’i mposhtur

“Do të jetë ndeshje e vështirë, sepse në këtë ligë duhet angazhohesh maksimalisht kundër çdo kundërshtari të cilët posaçërisht kundër Prishtinës janë maksimalisht të mobilizuar. Dhe tani sidomos që jemi të parët në klasifikim, duhet të jemi në këmbë në tokë dhe ta kuptojmë që na duhet që në çdo ndeshje të japim maksimumin për ta mbrojtur pozitën e parë, sepse edhe ashtu jemi vetëm një pikë më shumë. Ndërsa Ballkani ka treguar që në ndeshjen e parë që nuk janë ekip i lehtë dhe duhet të japim më të mirën tonë për t’i mposhtur”, ka thënë mbrojtësi i majtë, Abdul Bashiru.