Lajme

Java XV: Prishtina – Drenica

Java XV: Prishtina – Drenica

Prishtina e mobilizuar për rikthimin e fitoreve

Prishtinë, 16 nëntor, 2017 – Pas pothuajse dhjetë ditëve, nesër vazhdon kampionati me javën e XV. Prishtina e pret kundërshtarin e papërshtatshëm të Drenicës. Përderisa Prishtina pozicionet e dyta me 25 pikë, një më pak se lideri Llapi, Drenica ndodhet në zonën e barazhit, në vendin e 9-të me 18 pikë.

Në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Skenderaj, skuadrat kishin barazuar 1:1 në një ndeshje dramatike në 10-minutat e fundit të saj.

Prishtina vazhdon të ketë probleme me mungesa (Khalid, Mazrekaj, Boshnjaku), shumë diskutabil është Mankenda, ndërsa Bozhoviç është i suspenduar përshkak kartonëve, por në skuadër plotësisht i gatshëm është rikthyer Pefqeli.

Java XV

Prishtina – Drenica

E premte, 17 nëntor – ora: 13:00

Stadiumi: “Rexhep Rexhepi”, Drenas

Statistika:

Përveç Prishtinës dhe Besës, vetëm edhe Drenica nuk ka rënë asnjëherë nga elita e futbollit tonë prej kur është inkuadruar në edicionin 2000/01. Nga atëherë dhe deri më tani dy skuadrat janë takuar në 46 ndeshje zyrtare (45 kampionale dhe 1 në finale të Kupës). Prishtina ka bilanc jashtëzakonisht pozitiv prej 22 fitoreve, 10 barazime dhe 14 fitore që është mjaft shumë, për Drenicën, por me golldallim shumë të thellë në të mirë të bardhekaltërve +28, 73:45.

Drenica nuk din për fitore ndaj Prishtinës në pesë ndeshjet e fundit, duke barazuar vetëm njëherë.

Por, drenicasit kanë bilanc shumë pozitiv në “Bajram Aliu”, ku nga 23 ndeshje i kanë 10 fitore e 7 barazime dhe 6 humbje me golldallim 22:20.

Por, Prishtina ndaj Drenicës i ka ndër dy fitoret më të larta pas luftës, 7:0 (2002/03) dhe 6:0 (edicioni i kaluar). Ndërsa vetëm katër herë kanë luajtur pa gola dhe me mesatare për ndeshje janë shënuar 2.5 gola. Prishtina, kuptohet që e ka mesataren më të mirë prej 1.6 golave, kurse kuqezinjtë mezi e kapin 1 gol për ndeshje. Më së shpeshti kanë luajtur 1:0 dhe dy skuadrat kanë nga pesë fitore (Prishtina 2 si mysafire), Drenica të gjitha si vendase.

73 golat e Prishtinës i kanë shënuar 42 futbollistë dhe prind bindshëm golgeteri i pasluftës, Sheremet Isufi me 9 gola (1x3, 1x2). Ndërsa ish-kapiteni Driton Krasniqi ka shënuar 4 gola. Nga futbollistët aktiv më së shumti ka shënuar Basit Khalid 3 (1x2), Gauthier Mankenda 2 (1x2) dhe Mentor Mazrekaj, Lorik Boshnjaku dhe Drashko Bozhoviç nga 1 gol.

Për Drenicën 45 golat i kanë shënuar 27 futbollistë dhe prin bindshëm Besim Bajraktari me 6 gola (1x2), i ndjekur nga futbollisti i tanishëm i kësaj skuadre, si dhe dikur i Prishtinës, Taulant Dajaku me 4.

Prishtinës i kanë prirë 16 trajnerë dhe vetëm tre prej tyre kanë mbi 3 ndeshje. Prinë Ramiz Krasniqi me 11 ndeshje (4-2-5, 10:11) i ndjekur nga Afrim Tovërlani me 7 (3-1-3, 13:9) dhe Ajet Shosholli me 6 (4-1-1, 15:6).

Te Drenica nga 12 trajnerë me paraqitje rekorde është Tahir Lushtaku me 15 ndeshje (7-2-6, 18:21) i ndjekur nga Fadil Rama me 8 (1-2-5, 5:18).

Më së shumti përballje kanë Ramiz Krasniqi dhe Tahir Lushtaku ku ky i fundit i ka 5 fitore, 1 barazim dhe 2 fitore të Krasniqit nga tetë përballjet.

Përballjet nga paslufta:

2000/01:
Drenica - Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 5:2 (2:1) Sheremet Isufi 1’, 50’, Afrim Toverlani 27’, Ekrem Rama 74’, Jeton Qubreli 87’ – Brahim Vojvoda 40’, Mehmet Kurda 80’

2001/02:
Prishtina - Drenica 2:0 (0:0)Burim Berisha 69’, Sheremet Isufi 84’
Drenica - Prishtina 2:1 (1:1) Brahim Vojvoda 16’, Orhan Krasniqi 85’ – Sheremet Isufi 7’

2002/03:
Drenica - Prishtina 1:1 (1:0) Xhavit Tahiri 28’ – Jeton Gashi 88’
Prishtina - Drenica 7:0 (3:0) Sheremet Isufi 12’, 66’, 73’, Arsim Plepolli 14’, 44’, Besnik Kollari 52’, Jeton Gashi 86’

2003/04:
Prishtina – Drenica 2:1 (1:1) Bashkim Patoku 42’, Xhevdet Llumnica 50’ – Brahim Vojvoda 36’
Drenica - Prishtina 1:0 (0:0) Arsim Idrizi 59’

2004/05:
Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Labinot Demolli 80’, Sheremet Isufi 85’ – Besim Bajraktari 61’
Drenica – Prishtina 2:3 (1:2) Zeqir Hasi 36’, Nazmi Kiqina 70’ – Sheremet Isufi 2’, Driton Krasniqi 21’, Bashkim Patoku 88’

2005/06:
Prishtina – Drenica 1:0 (0:0) Malsor Gjonbalaj 67’
Drenica - Prishtina 1:1 (1:0) Arsim Idrizi 37 – Mensur Limani 61’
Drenica – Prishtina 0:1 (0:1) Liridon Kukaj 44’
Prishtina – Drenica 1:0 (0:0) Nikollë Dushi 88’
Kupa FINALE Prishtina – Drenica 1:1 (1:0) 5:4 PEN. Mervan Hoxha 37’ – Besim Bajraktari 88’

2006/07:
Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Malsor Gjonbalaj 47’, Uliks Emra 76’ – Besim Bajraktari 67’
Drenica - Prishtina 1:1 (0:1) Labinot Dajaku 49’ – Nikollë Dushi 19’

2007/08:
Prishtina - Drenica 4:0 (2:0) Enis Fetahu 4’, 63’, Ertan Hasan 18’, 57’
Drenica - Prishtina 0:1 (0:1) Kushtrim Munishi 16’

2008/09:
Prishtina (U-19) – Drenica 1:3 (1:2) Lapidar Lladrovci 6’ – Besim Bajraktari 10’, 23’, Kushtrim Lushtaku 57’
Drenica - Prishtina 3:2 (2:2) Taulant Dajaku 25’, Hysni Kabashi 35’, Dugagjin Gashi 69’ – A. Skeraj 3’, S. Saliagiq 34’

2009/10:
Drenica - Prishtina 2:1 (1:1) Dukagjin Gashi 33’, Premton Muja 53’ – Genc Sermaxhaj 14’
Prishtina – Drenica 3:0 (2:0) Suad Saliagiq 4’, Genc Sermaxhaj 39’, Ardian Kozhani 75’
Drenica - Prishtina 1:0 (1:0) Premton Muja 21’

2010/11:
Prishtina – Drenica 0:0
Drenica – Prishtina 0:2 (0:0) Azem Ahmeti 70’, Faton Zejnullahu 90’
Drenica – Prishtina 2:1 (1:0) Besim Bajraktari 25’, Përparim Demiraj 48 – Ardian Kozhani 62’

2011/12:
Drenica - Prishtina 1:0 (1:0) Taulant Dajaku 40’
Prishtina - Drenica 0:2 (0:1) Lorik Maxhuni 14’, Semir Zeneli 88’
Prishtina – Drenica 1:1 (0:1) Faton Zejnullahu 69’ – Amir Rrahmani 26’

2012/13:
Prishtina - Drenica 3:1 (1:0) Liridon Latifi 2’, Astrit Fazliu 57’, Florim Bërbatovci 80’ – Taulant Dajaku 48’
Drenica - Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 5:3 (3:1) A. Ahmeti 20’ (p), B. Krasniqi 30’, 61’, G. Begolli 45’, M. Mazrekaj 47’ – Sami Geci 6’ (p), Alban Guci 80’, Genc Hamiti 82’

2013/14:

Drenica – Prishtina 1:0 (1:0) Qemail Elshani 21’
Prishtina – Drenica 1:2 (0:2) Driton Krasniqi 77’ – Granit Arifaj 68’, Kreshnik Lushtaku 82’
Prishtina – Drenica 2:1 (0:0) Azem Ahmeti 54’, Driton Krasniqi 82’ – Granit Arifa 71’

2014/15:
Drenica – Prishtina 2:0 (2:0) Kreshnik Lushtaku 18’, Taulant Dajaku 37’ (pen)
Prishtina – Drenica 3:0 (1:0) Labinot Osmani 42’, 77’, Gentrit Begolli 89’
Prishtina – Drenica 0:2 (0:1) Kastriot Mehmeti 4’, Dren Gashi 88’

2015/16:
Prishtina – Drenica 1:1 (0:0) Driton Krasniqi 84’ – Drilon Osmani 87’
Drenica – Prishtina 1:0 (0:0) Granit Arifaj 56’
Drenica – Prishtina 0:1 (0:0) Dren Gashi 90’

2016/17:
Drenica – Prishtina 0:0
Prishtina – Drenica 6:0 (2:0) Basit Abdul Khalid 38’, 62’, Lorik Boshnjaku 45+1’, Gentrit Begolli 72’, Mergim Neziri 84’, Shend Kelmendi 88’
Drenica – Prishtina 1:3 (0:1) Sami Geci 90+3’ (pen) – Gauthier Mankenda 4’, 74’, Basit Abdul Khalid 62’

2017/18:
Drenica - Prishtina 1:1 (0:0)
Genc Hamiti 90+1’ - Drashko Bozhoviç 83’