Lajme

Java XVI: Ferizaj – Prishtina 0-0

Java XVI: Ferizaj – Prishtina 0-0

Bardhekaltrit mbetën të pamposhtur edhe pas 9 ndeshjeve rresht

Ferizaj, 23 nëntor 2018 – Megjithatë nga Ferizaj skuadra nuk u kthye me fitore dhe mund të konsiderohet edhe një pikë e vlefshme për garat e mëtutjeshme. Skuadra sot krijoi pak, por edhe nga ato pak mundësi që pati me më shumë gjeturi mund të shënonte çka do të ishte vendimtare për pikët e plota. Por, pas 8 fitoreve rresht edhe barazimi është i pranuar dhe tani vëmendja është e përqendruar te ndeshja e 1/16 së Kupës kundër Drenicës në Skenderaj të martën.

Java XVI

Ferizaj – Prishtina 0-0

Shikues: 300

Gjyqtarë: Dardan Çaka (Vu), Driton Preniqi (Ka), Elvis Bicaj (Is) – Selim Isufi (Mt)

KV: A. Blakqori, D. Gashi – L. Bekteshi, B. Khalid

Pozita jashtë lojës: Fer 0-5 Pri

Kornerët: Fer 1-3 Pri

Gjuajtjet totale: Fer 6-7 Pri

Gjuajtjet në portë: Fer 2-5 Pri

Ferizaj: 12. Armend Blakqori – 16. Ervin Kaçar, 4. Adnan Haxhaj, 3. Krisi Marku, 77. Arbër Mone, 18. Albert Kaqiku, 19. Florim Berisha, 88. Bujamin Asani, 21. Dren Gashi, 7. Florim Bërbatovci (5. Qendrim Dautaj – 89’), 11. Genc Hamiti (6. Granit Jashari – 90+4’). Kryetrajner: Afrim Tovërlani.

Prishtina: 12. Visar Bekaj – 2. Armend Thaqi, 28. Leotrim Bekteshi, 4. Armend Dallku, 13. Abdul Bashiru – 5. Diar Miftaraj, 7. Lorik Boshnjaku (18. Ergyn Ahmeti – 78’), 3. Jamal Arago (77. Mergim Pefqeli – 89’) – 10. Marjo Morina (11. Arbër Hoxha – 66’), 10. Meriton Korenica, 9. Basid Khalid. Zëvendësues: Alban Muqiqi, Përparim Osmani, Argjend Mustafa, Alen Jasharoski. Kryetrajner: Mirel Josa.

Komenti:

Pas këtij barazimi Prishtina ka tubuar 37 pikë dhe tani ka 2 pikë më shumë se Feronikeli që luan me Dritën në Gjilan. Skuadra ka vazhduar me serinë prej 9 ndeshjeve pa humbje, ndërsa ndeshja e 7-të pa pësuar gol. Sot më shumë dhemb kartoni i verdhë i Bekteshit që ia pamundëson ndeshjen me Dritën, por deri pas një jave pritet rikthimi i plotë nga lëndimi i Ahmet Halitit.

Minutë pas minute:

3’ Kundërzbritje e shpejtë me pasimet e Boshnjakut pastaj Morinës diagonale të gjatë te Thaqi djathtë që e mbyll me gjuajtje anash portës.

6’ Bujamin Asani e lehtë ballore, kap Bekaj.

14’ Khalid del pozitë ideale vetëm me portier nga gjysmë e djathta, e pastaj gjuan drejt në portierin Blaqkori. Mund të konsiderohet se ky ishte rasti më i pastër në ndeshje.

19’ Rasti më i mirë edhe për vendasit, Bërbatovci nga e majta bukur pason top të gjatë mbrapa shpinës së mbrojtjes mysafire dhe Genc Hamiti nga e djathta provon këndin e kundërt, por jashtë pingules.

30’ Aksion i shpejtë, Arago me diagonale nga mesfusha e gjen Korenicën djathtë i cili provon pasimin në zonë, por topin e rrezikshëm e ndal me ndërhyrje të sigurt portieri vendas.

42’ Hamiti e mbyll aksionin e vendasve nga 16 metra jo aq saktë mbi tra.

46’ Dren Gashi rrëmben top para zonës dhe pak nga e djathta gjuan mbi tra.

48’ Sërish Gashi depërton, tani nga e majta në qendër e pastaj gjuan direkte, por intervenon Bekaj.

55’ Arago e mbyll një aksion të gjatë me gjuajtje nga distanca e cila për pak s’ishte e saktë, pranë pingules së djathtë.

61’ Bashkëveprim i Hamit e Gashit, pastaj Hamiti gjuan aq lart sa topi përfundoi jasht rrethojave të stadiumit.

67’ Thaqi pranon top nga e djathta pastaj gjuan, por jo aq e fortë e precize, pret portieri.

74’ Superaksion – Korenica e ndërron anën te Arago majt, pason harkimi, se mbërrin Khalid, provon Korenica, por nga vija e portës dëbon portieri.

78’ Kundërzbritje e Miftarajt i cili e vazhdon majtë te Hoxha dhe pothuajse te këndorja e harkon në zonë para portierit e ku topi ngatërrohet dhe assesi të futet në rrjetë dhe pastaj topi prek edhe dorën e Boshnjakut.

82’ Dallku e harkon ndërprerjen nga e majta, provon me kokë Bekteshi, e leht dhe pa problem Blakqori.

84’ Thaqi kalon majtë, harkon në zonë, provon me kokë Miftaraj, topi po shkonte te Korenica, por e ndërprenë portieri vendas.

Deklaroi:

Mirel Josa: Janë këto skuadra që janë shumë të vështira për t’u luajtur, qoftë në Prishtinë, qoftë këtu, megjithatë ndeshjen e luajtur në Prishtinës s’du as t’ua sjell ndërmend lojën e Prishtinës. Ndërsa sot jo që luajtëm keq, por iu thash edhe djemve që do të jetë në lojë e vështirë për fakti sepse Ferizaj luan brenda me shumë forca dhe u mundonte që nëpërmjet befasisë ose nëpërmjet gabimeve të na kapte ndonjë kundërsulm, qoftë në gabimet e mbylljeve të zonave, qoftë humbjen e topit në mesfushë. Ne nuk e zgjodhëm mirë lojën në pjesën e parë, ia bëmë më të lehtë punën Ferizajt. Ndërsa në pjesën e dytë e përmirësuam lojën, por nuk patëm sidomos konkludim në pasim të fundit.