Lajme

Java XVI: Prishtina – Trepça ‘89

Java XVI: Prishtina – Trepça ‘89

Ndeshje për të mbetur afër kreut

Prishtinë, 22 nëntor 2019 – Pas pauzës së ndeshjeve të Përfaqësueseve, me ndeshjet e fundjavës vazhdon java e parafundit e stinorit vjeshtor, apo e 16-ta me radhë. Prishtina do t’i pres rivalët e Trepçës ’89, skuadër kjo të cilën Prishtina këtë edicion e ka mposhtur në “Riza Lushts” 1:0.

Edhe pse bardhekaltrit renditen të 4-të me 27 pikë, 7 më shumë se “minatorët” që renditen të 8-të buzë pozitave të rrezikshme në klasifikim, ndeshja konsiderohet jashtëzakonisht e rëndësishme dhe ku skuadra mitrovicase, pa marrë parasysh rezultatit, paraqitet përherë denjësisht.

Prishtina do të vuaj vetëm mungesën e mbrojtësit Haliti, ndërsa në grumbullim rikthehen Bekteshi dhe Mankenda, ndërsa skuadra nuk ka mungesa të kartonëve.

Java XVI

Prishtina – Trepça ‘89

E shtunë, 23 nëntor – ora: 14.00

Gjyqtarë: Mervan Bejtullahu (Gjl), Fatlum Jashari (Gjl), Elvis Bicaj (Is) – Dardan Çaka (Vu)

Çmimi i biletave:
Lindje 3 euro, Perëndim 5 euro, VIP 10 euro.

M. Korenica: Kundërshtar i vështirë, por i besojmë formës sonë

“Pas pushimit që kishim, besoj jemi përgatitur maksimalisht për ndeshjen e radhës kundër një kundërshtari të fort dhe të papërshtatshëm siç është Trepça ’89 e cila din të nxjerr shumë probleme. Megjithatë duke e parë formën tonë të mirë, atmosferën e shkëlqyer në skuadër, por edhe me angazhimin siç e patëm në ndeshje me Llapin, besojmë se do të arrijmë t’i marrim pikët e plota çka do të na ndihmonte shumë në ecurinë pozitive deri në fund të stinorit”, ka thënë Meriton Korenica.

Meriton Korenica